Turqia, ky vend antishqiptar

0
27

Erald Selca

Turqia është shtet antishqiptar po aq sa Serbia dhe Mali i Zi Greqia Maqedonia, dhe Bullgaria andaj duhet të mos reagojmë me emocione fetare por me ato kombëtare sepse kombi për shqiptarët është cdo herë i pari para besimit fetar dhe krahinës nga vijmë .Perandoria Osmane e cila na mbajti në ërresirë më shumë se 500 vite kreu krimet më monstruoze mbi shqiptarët pas rënies së të madhit Skenderbe i cili ishte mbreti i ynë dhe mbarë Evropes, dhe kjo Evropë ekziston sot kështu falë të madhit Skendërbe, të cilit nuk i dolën haku as Vatikani, Venediku dhe Napoli.

Po mos ishim ne shqiptarët superfuqia botërore Perandoria Osmane do pushtonte të gjithë Evropën lehtësisht madje sot nuk do kishte shtete si Itali, Vatikan, Spanja, Anglia dhe Franca etj.

Perandoria Osmane ka kryer krime gjenocid, ka berë spastrim etnik mbi shqiptaret dhe vetëm kur ne u zgjuam nga gjumi Rilindja Kombëtare dhe Ismail Qemaili, Luigj Gurakuci, Hasan Prishtina ja dhamë goditjen vdekjeprurese të sëmures së Bosforit. Sundimi egër Osman ishte dhunë, vrasje terror dhunime djegje internime, persekutime deportime masive gjenocid dhe shtypje mizore shqiptaret ishin më të shtypurit pa shkolla e kur u hapen shkollat ato na i mallkonin kisha greke dhe xhonturqit e rinjë. Disa shqiptar të zi mburren se paskan pas kaq e aq vezirë, pashallar jenicere deputet ministra në Stamboll kjo është për të qarë jo mu krekos dhe mburrurë.

Serbet, malazezet, sllavomaqedonasit, bullgaret rumunet dhe grekët paten një regjim otoman më të butë dhe armiku nuk bëhet dot mik as vlla siç e quajnë disa turkofila Erdoganin diktatorin turk dhe turqit.

Ish perandoria osmane Turqia e sotme ka mekate të mëdha mbi ne shqiptaret ka zhdukur miliona shqiptar, ka ndarë trojet tona dhe ka spastruar etnikisht trojet shqiptare me jugosllavet e MSKS dhe Titon e Rankovicin për llogari të serbomalazezeve dhe sllaveve .Turqia nuk ju lejon 6 milionë shqiptarve asnjë çerdhe, shkollë shqipe madje gjuha shqipe as në treg nuk guxon të përdoret ajo është e ndaluar me ligj të përdoret nga vllezerit e turkofilave që duan edhe ndryshime të historisë për hatër të armikut otomano-turk. Mjerimi më i madh qëndron me ata shqiptar të zi të vetëquajtur turq në Prizren, Mamushë etj. ata nuk janë as 1% dhe gëzojnë të drejta pa kufi deri në nivele ministrash e shqiptaret në Turqi konsiderohen qytetar të rendit katërt.

Unë nuk do i harroj kurrë krimet otomane dhe turke brez pas brezi do ju tregoj brezave që janë armiqet tonë mbetjet aziatike.

Tirana dhe Prishtina me Shkupin ta lenë anash servilizmin ndaj Turqisë ku po i bëhen favore te medha në ekonomi biznes art dhe kulturë dhe tash po ndodh ripushtimi i ynë me telenovelat turke të cilat po shpelajnë trurin e popullates sonë.

RTK-ja e gjorë në mesnatë jep programe për dëshmoret e TV dhe Radiot na bombardojnë me muzikë gabele dhe turke …vetem shqipja mungon në mediat tona që kanë misione antishqiptare dhe asimiluse moderne.

Hyn e del anëkend Turqisë shqip nuk dëgjon e te ne kudo turqisht, serbisht, magjupisht greqisht anglisht etj. sepse ne jemi një nga popujt më pak patriot në botë dhe e kemi defekt gjenetik harresën memorien kolektive, andaj neve na perseritet historia dhe vuajtjet nga papjekuria jonë dhe harresa e turpshme e tmerreve që ka pësuar Shqipëria dhe shqiptarët.