Shkruan: Erald SELCA, 09.01.2015 – Tetova Sot
Pas më tepër se 500 vite sundimi të egër brutal, dhe gjenocidial të perandorisë famëkeqe otomane mbi popullin shqiptarë, pas ma tepër se 500 vite erresirë, dhunë, spastrime etnike, konvertime masive me ose pa dashje, pas atyre qindra viteve terrori të paparë për njerëzimin sot neootomanet e rinjë turqit janë prezentë fuqishëm politikisht, ekonomikisht në aspektin kulturor – sportiv në hapesiren shqiptare kudo dhe në Ballkan.
Ka nga ata që llomotisin se ne nuk kemi vuajtur nën perandorinë otomane, por këta përralla gjinjë dhe filoturq e dinë dhe duhet ta dinë se nga mbarë popujt ballkanikë ne pesuam me shumë si në aspektin demagrofikë, territorial patem tëkurrje territoresh, humbje njerëzore, materiale e tjerë dhe Turqia i ka berë njëmijë te zeza mbi ne kulturën tonë, madje edhe gjatë gjithë shekullit 20-të me Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, Jugosllavinë dhe Fyromin e antishqiptarit Kiro Gligorov ka hartuar plane dhe ka bëre spastrime etnike duke dërguar miliona shqiptarë në Turqi, të cilet nuk gëzojnë asnjë te drejtë as shkollim, nuk kanë radio tv gazeta asgjë janë të huaj, përbuzur skajshmërishi.
Kurse të ne në Kosovë disa shqiptarë të konvertuar në turq, se turq kurrë nuk ka pasur viset tona kanë komunën e tyre Mamushën, kanë gjuhën zyrtare në disa komuna Prizren, Gjilan, kanë deputetë, ministra e revista shkollim adekuat programe tv radiofonike, shqiptarët atje nuk kanë asgjë janë qytetarë rendit katertë, arnauta mo.
Këta turqit tonë te gjitha i kanë e janë pakënaqur madje çfarë paradoksesh.
Ripushtimi i Ballkanit dhe veçanti i hapesires shqiptare nga Turqia, Stambolli dhe Ankaraja veç ka ndodhur prej luftes në Bosnje kur Turqia dërgoi ca mercenarë dhe misionarë në te njejten kohë, ndersa kur ndodhi lufta në Kosovë në vitet 1997-99 komuniteti i sajuar turkë ishte i privilegjuar më thuani sa turq vrau Millosheviqi, ata madje ishin pjesë e delegacionit serb në Rambuje dhe Paris me Milan Millutinovicin etj po kishte edhe ndonjë shqipfoles.
Kryeministri turk në telashe tani Erdogan tash e 10 vite ka filluar një ekspansion ekonomik bum ekonomik duke hapur banka komerciale të ndryshme në Bosnje, Shqipëri, Kosovë, Fyrom, Serbi etj. dhe me ketë rast si dikur moti ky lider gjeti mbështetje nga drejtuesit e ketyre vendeve, në vecanti gjeti shqiptarët si bashkëpunues devotshëm si ngahera, kompanitë turke ndertim autostradave ikemi mesin tonë, privatizuan cdo gjë asetet tona falë mo i moren me shokët etyre xhonturqit, qeveri, moren ish gjigantin Kek-un, Aeroportin dhe madje menaxherat e ketyre ndërmarrjeve privatizuara po largojnë njerzit nga puna, po prekin moral femrat tona janë te njohur për popull imoral, po shantazhojnë punëtoret madje edhe po i grushtojnë ata dhe gjuajnë më shpuzore (taketuke) në krye, po kujtojnë se jemi mesjetë dhe mund bejnë çdo gjë me ne.
Gazetari investigues i ZëRIT Enis Veliu meriton shumë respekt për zbulimin e ketyre aferave, ambasada turke misionet esaja po tentojnë turqizimin tonë duke hapur kuse gjuhës turke dhe në shumë raste duke shkaktuar përcarje fetare mes piunave tyre mikrobave.
Nuk ka turp më te madh se për TV 21, KTV e televizionet lokale që transmetojnë seriale turke çdo ditë e natë duke shpëlarë trurin tonë, dhe në tv tona mungojnë dokumentaret për Skenderbeun, Fan Nolin, Abdyl Frashërin, Ismail Qemailin, për luftrat tona nacionalclirimtare të UÇK-së dhe simotrave te saj, rinia jonë popullata me mirë njeh kulturën e një vendi ish armikë që na la vragë se sa di për historinë ,gjeografinë artin dhe sportin e vetë.
Tv mediumet tona përjashto ndonjë program si Top Chanell ose Radio Kosova e lirë e kanë injoruar kombëtaren nga presionet dhe modernizmi kinse, të rinjët tonë e besa shumë te moshuar nuk dinë për shumë deshmore ku ranë ata. Si Ademi, Zahiri, Abeja, Ismet Jashari, Ridvan Qazimi, Enver Zyberaj pse ranë? Ata dëshmorë që në Kosovë të flitet dhe dominojë kultura turke, serbe, greke, rome apo shqiptare.
Shpuzoret ne nuk i durojmë se edhe Sulltana kemi pre i kanë lenë kockat e tyre trojet tona e lere ndonjë piqpirik anadollit investitor, duhet kemi krenari kombëtare e jo të nënshtrohemi duhet sillemi në pozita barabarta jo si te strucit e të qyaqreve.
Qeveria jonë duhet mos lejojë, pushtuesit modern sofistikuar turq të jetës sonë perditshme, të na godasin se dimë godasim dhe ne jo nën brez po aty ku duhet.
Ankaraja zyrtare ti mesojë me kulturë sejmenet esaj në botë, se dihet boterisht se Turqia është vend që terrorizon kurdët, është shtet policor antifeminist si dhe shkeles nr një i te drejtave të njeriut.
Miliona shqiptarë nuk gëzojnë asnjë të drejtë në Turqi as shqip bile të flasin të shkollohen, kurse te ne ca filoturq shqiptar kanë çdo të drejtë.
Ndikimi otomano-turk, ai grekë dhe ai serbosllavë duhet luftuar fuqimisht nga ne.
Shqiptarët fe e atdhe duhet ta kenë çeshtjën Kombëtare, dhe Bashkimin Kombëtar prioritet mbi prioritete.
Turqia duhet kërkojë falje për gjenocidin mbi ne, mbi armenet, kurdet ashtu siç duhet edhe Greqia Serbia, Mali i Zi dhe mbeturinat maqedonase e ish pushtuesit nazifashistë.
Po shoh emocione palidhje në këto tema të nxehta, për mua kombi është primar e jo feja atdheu identiteti kombëtar, shqiptar zgjonu dhe vëtëdijesohuni kombëtarisht mos admironi ish pushtuesit mos harroni të kaluarën tonë.
Neve na kanë sjellë deme të gjithë pushtuesit nga Bizantinet e Romaket e deri te fuqitë e mëdha që copëtuan trojet shqiptare.
Aleati ynë i vetëm dhe besnik është SHBA-ja.