Tufa-Berishës: Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit, ke dënuar Hysen Shoshorin. Do përfundosh si Gedafi

0
72

TemA Online, 15 Tetor 2012

Skënder Tufa ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Berisha në drejtim të tij. Ai i ka cilësuar shpifje ato, ndërkohë që ka pohuar se Berisha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar Hysen Shoshorin.

Sipas Tufës, Berisha është një skizofren që duhet të largohet nga drejtimi i vendit, ndryshe do të ketë fatin e Gedafit.

“Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. E ka thënë Hysen Shoshori. Nuk do të them se ti je bashkëpunëtor i UDB-së, siç ka thënë ZP apo Penicilina, apo je personi që je shtruar si psikopat, sepse nuk kam prova.

Por do të them që je një skizofren që ke mbytur politikën shqiptare. Duhet të largohesh sepse mund ta pësosh si Gedafi. Më ke hequr bukën e gojës, më ke bërë presion, por këtu nuk shtrohet çështja e Skënder Tufës, pasi do ta shtrojmë një herë tjetër.

Ti si komunist i vjetër po i lë të vdesin grevistët, ne jemi zëri i vërtetë i demokracisë. Largohu dhe lëre këtë vend të qetë”, ka thënë Tufa.

Berisha e akuzoi këtë të fundit se është marrë me trafik femrash dhe për disa vite me radhë ka pasur një bordello në mes të kryeqytetit.