TRUNGJE TË PRERA – poezi nga Zef Mulaj

0
66

Zef Mulaj

TRUNGJE TË PRERA

(29 korrik 1913)

Trungje të prera,
hije brënda kullave,
mure të shkruara
në sy të heshtur,
trungje mbi kocka e fytyra.
Anatomia e ardheut tim
në tavolinat e europës
harta me sy të verbër.
Le të digjen yjet
deri sa në trungje
të mbijnë fidane të reja,
Aty ku flitet shqipja
aty ështe atdheu im.
Mbetëm gjithmonë
duke grumbulluar
kockat tona…
Ky do jete i joni integrim!