TROPOJA E GËSHTENJAVE

0
156

Dr. Zef Mulaj

(Tropoja e alpeve të bukura, të pasura, tropoja e lumejve,
tropoja e bjeshkëve, tropoja e pasurive minerare, e herojve,
e legjendave, e demokracis, e bujarisë, trimërisë, atdhetarisë,
e besnikërisë… Tropoja… e Gështenjave…
)

Mund ta quajmë me plot të drejtë Tropoja e gështenjave. “Masivet më të mëdhatë në Ballkan”, por edhe në Europe për siperfaqe toksore. Përmes tregtisë së gështenjës arrin të sigurojë të ardhurat për gjithë vitin shum familje.

Eksportohet në Gjermani, Turqi e Austri. Përdoret jo vetem si ushqim porë edhe në fushen farmaceutike, industriale, në ditet e sotme jan shum projekte të reja në kërkimet shhkëncore të frutit të gështenjes , dhe të pjesëve të tjera, si gjethe, levore, dhe disa bimve të tjera parazitare që riten në trupin e geshtenjes.

Qyteti i B. Currit, lumturohet me natyren e tije, në njëren ane i qëndron maja e shkelzenit
dhe në anen tjeter mali i pa fund i gështenjave. Kjo rritet pothuajse në të gjitha zonat e Tropojes. Aktualisht masivi i gështenjes në rrethin e Tropojës zë një sipërfaqe prej rreth 2000 ha me mbi 200 mijë rrënjë . Masivet shtrihen thuajse në të gjithë rrethin, në toka relativisht inporoduktive, por masivet më të mëdha janë në komunat e Nikaj – Merturit, Bujan, Fierzës, Markajt e bashkinë e Bajram Currit.

(Castanea sativa Mill) Famlja Fagacee: Me sinonime botanike: Castanea Vulgaris Lal. Castanea vesca
Emertimi në gjuhen popullore: Gështenjë. (Shqiperia e mesme dhe jugut). Kështejë Shqiperia e veriut

Perhapja gjeografike: Në shqiperi rritet në lartesit 300-1300m mbi siperfaqen e detit.
Në Bajram Curri (Tropoja), Kukës, në Diber, në Pukë, në Burrel, Lezhë (Kashnjet). Tiranë (Shupal) në Elbasan, në Pogradec (Zevaskë) Etj..

Vlerat e mëdha ekonomike, natyrore, duhet të rrisin interesin e gjith shoqeris shqiptare që
Ky frut aq i vlefshem, ti shtohet kujdesi për ruajtjen, kultivimin, dhe mundsia e perdorimit në
familje, dhe perpunimet e thalla industriale, e deri në perdorimet e kshilluera mjeksore. Kjo si të gjithë pemet e tjera frutore, o më mire si çdo gjë në natyre ka demtuesit e saj. Nga kërkimet e fundit kanë rezultuar se vuan nga kanceri, i cli ështe perhapur në boten e bimsise. Kjo sëmundje prej vitesh ka sjellë dëme në realitet. Por në vendet e Europes kurohet nga kujdes. Deri tani disa mijëra rrënjë janë tharë sipas shum statistikave, ajo ka prekur rreth 15 për qind të këtij druri frutor.

Por cilat janë vlerat mjeksore. (Përmbajtja në substanca aktive)
Druri i gështenjes dhe lëvorja dhe gjethet permbajn 6-10% lënd regjëse, për regjen e lëkurërve. Gjethet e gjelbera përmbajnë 800 ndërsa të vjetrat 600 njësi vitaminash K.

Prandaj sherben për pëfitimin e vitamines K me shum vlera në fushen farmaceutike.
Nga gjethet, degët e reja dhe lëvozhga e gjelber e fruti përftohet bojra ngjyre kafe e përhimet,
ngjyre kafe dhe e zeze me vlera shumë të kushtueshme në treg per vetë originen natyrale të tyre. Gjithashtu në gjethe gjendet dhe fitosterina. Lëvorja mblidhet në pranverë, ose në vjeshtë. Lëvorja merret nga deget e krahëve te saj dhe jo nga trupi.
Përdoren keto si ngjyrues në industri në mjeksi në perdorimet estetike per trajtimet, kosmetike. Si asrigjente e disinfektuese etj.

NË MJEKËSI:
Gjethet të mbledhura nё periudhën e lulëzimit dhe të thara në hije , përdoren në qetsimin e kollës në përgjithsi, dhe sidomos kollës bardhë në inflamacionete rugve të frymemarrjes, në bronkite në zbutjen e katarreve respiratore. Në sëmundjet e qarkullimit të gjakut në sëmundjet reumatizmale, në kolikat e ndryshme si renale intestinale, e pankreasit. Kunder temperatures perdorime të shumta gjen sot në kosmetikë, por dhe në mjekimin e disa sëmundjeve, që shkaktojnë rënjen e flokve.

Ka proteina vegjetale dhe vitamina me vlera jetike per organizmat tona të cilat luaj një fungsion të rëndsishem në rolin e disa neurotrasmetitorve fiziologjik. Ata që trajtohen nga fruti i gështenjes jan të mrojtur nga shum sëmundje infektive. Pra kemi një ritje të autoiminitetit të organizmit një ekuliber të mirë të kolesterolit në organizem. Perdoret në formen e ekstrakit të lënget Efektshmëmeria në diaren, nga fakti i përmbajtjes së tanineve, një efekt antiinfektiv intestinal, nga përmbajtja e izonitolit

FARAT: Në gjëndje të thatë, përmbajnë: 4-14% sheqer, 16-34% amidon, 11.6% proteina 7-8% yndyrë, dhe 3% celulozë.
Të pjekura përmbajnë sasi të mëdha vitamine C (1500m%). Farat përdoren per ushqim
Si të ziera të pjekura, per ëmbëlsira. Pëlqehet nga bletet dhe mjalti i gështenjave nga bletet ka vlera kurative.

Kohet e grumbullimit të gjetheve, e frutit.
Gjethet grumbullohen në kohen e lulzimit, ndërsa farate në kohen e pjekjes tetor-nëntor, lëvoret në vjeshtë ose në pranverë
Gjethet e thata duke përmbajte taninë, që me hidrolizë çlirojnë glukozë, inositolo, lënd minerale, acid elagjik, vitamin E, etj.

Format e përdorimit.
Perdorim i brendshem i gjetheve.
Infuz – 2gram në 100 ml ujë. 2 deri tre gota në ditë
Tingtur- 20 gram në100 ml alkol 60°(Duke i lën per pes dite). Dy lug kafe në ditë.
Në kurimin e kolles dhe dizentifikimine rrugeve respiratore. Por ku qëndron rendsia e madedhe e geshtenjes në Tropojë.

Ësht një minjerë ari ku duhet Tropoja ti bëjn perpunime të thellë në vend, me të cilen do sigurohet mbi 30% e ekonomis se familjeve.
Sot në vendet e europes e gjen 5 deri ne 8 euro. kilen e gëthstenjes. Gjithashu me dhjetra nën produkte të tjera, industriale. Tropoja ka fatet më të mëdha se çdo vend tjeter i Europes, me natyren dhe pasurin e saj, jo vetem gështenja por shum të tjera.
Alpet me pasurit bimore, minerale, ujore. Ato nuk I gjen në asnjë pjes tjeter të europes. Pore edhe ekologjia natyrore mbetet më e pasura.

Ndaj, përpunoni gështenjen në Tropoje…