Tri aktet e tragjikomedisë në Kuvendin e Kosovës

0
25

Nga Skënder MULLIQI

Skenari dhe skena e njejtë, rexhia dhe aktorët po ashtu, si dhe skenografia.Për ta lakmuar secili regjisor dhe të gjithë protagonistët e një tragjikomedie. Kjo që po luhet nuk është të ndëruar lexues lojë në teater të ndonjë qyteti tonë, por e gjithë loja dhe ngjarja po zhvillohet në Kuvend, në holin e Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë i shtetit. Kjo tragjikomedi deri me tash u luajtë në tri akte. Këtu gadi harrova ta përmend faktin së një pjesë e kësaj tragjikomedie po zhvillohet aty afër Kuvendit të Kosovës, por pak më ndryshe, ku po kërcet dajaku pozitarë dhe gazi dhe vezet opozitare. Këtu ka një dallim së policia po përdorë mjete pak sa më të forta në krahasim me ata që po gjuajnë veze dhe gazë lotë sjellës jo të pa rrezikshem për shëndetin e njeriut.

Disa u alivanosën nga ky gazë sipas skenarit të hartuar mirë nga skenaristët e kësaj loje, të cilët po i zëvendësojnë bukur denjësisht aktorët e rryer të trupës profesioniste të teatrit të Kosovës. E gjithë loja në teater bëhët për ti argëtuar të pranishmit në sallë, kurse loja e politikanëve të Kosovës, nuk po e ka një përfundim aq fatlum. Po kemi të lënduar nga pendrekët dhe të lënduar nga gazi lotësjellës.

Dhe, nese përpiqemi të bëjmë një barazi të gjithë kësaj, epilogu na delë së akterët e kësaj loje politike, nuk po duratrokitën nga askush. Dikush nga këta politikanët tanë në këto shfaqje e kanë rolin kryesor, dikush nga ta është shegert, dhe i treti është më shumë statist. Këto akte janë bërë hipnotizuese, opsesive ku secili për vete po lanson rregullat e lojës, e cila lojë ka mundësi nga pendreki dhe gazi lotësjellës të shendrrohet në diçka tragjike për shtetin tonë, i cili ka rënë shumë poshtë.

“Sa poshtë na ka ra katundi”, është një thënje popullore. Kështu e ka puna kur përzgjedhja e kësaj kaste politike nuk ka qenë e qëlluar dhe është bërë edhe më rregulla jo demokratike të lojës gjatë procesit zgjedhor. Në ndërkohë hipnoza e cila po aplikohet është bërë mjet legjitimues propagandistik.Këta politikanë janë bërë lojtarë përfekt, për ti mbuluar sherret e mëdha dhe dëmet që po ia shkaktojnë popullit dhe vendit, për interesa vetjake.

Këtyre marifeteve politike tashmë krejt u ka dalë boja. Janë bërë irituese për opinion dhe janë duke rritur frustrimin e popullit. Kohën e fundit nuk ka shkrim në të cilin nuk kam potencuar domsodon e largimit të kësaj klase politike. Të largohen që tu lëshojnë rrugë proceseve demokratike të stopura. Sa më parë që të largohen aq më mirë do të jetë për ardhemerinë e brezave që po vijnë, për prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem.Me këtë gariturë politike edhe inkuadrimi në Evropë është i largët. Kemi shumë halle dhe probleme të grumbulluara të cilat kërkojë urgjentisht zgjedhje. Të nderpritën më në fund këto marifete politike, së u bam gazi i botës. Gjithnjë e më shumë jemi duke e humbur edhe përkrahjen e miqëve tanë…