Tradhtia ndaj Vendit

0
48

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse nuk kemi konflikt interesi, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti realist e bukuria.

* * *

Është vërtetuar se ideologjia nacionaliste ishte (dhe është) një parakusht për zhvillimin e demokracive moderne dhe shteteve serioze. Ndërkaq qeveritarët/politikanët, pseudo-intelektualët, pseudo-mediat, klerikët mysliman dhe ortodoks – Tradhtarët e Shkombëtarizuar (Denacionalizuar) shqipfolës – e shesin Vendin pak nga pak.

Këta bastard në mënyra të ndryshme janë duke e djegur Vendin tonë (gjithë trojet). Ai që sinqerisht ka luftuar për Komb e Atdhe, me gjak shqiptari në zemër, nuk duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga liria (relative) dhe përgjegjësia, të fituara me çmim të lartë, për hir të skemave apo programeve, për një parti, fe, rrymë apo klan.

* * *

Ne vrasim vetveten kur nga plogështia lejojmë ngritjen e institucioneve që rrezikohen të shemben në shoqëri, në shtet, në shkollë, në fe, të cilat i miratojmë me hipokrizi në vend që t`u kthejmë krahët pa mëdyshje. Për ithtarët e shqiptarizmit, çdo mosnjohje e jetës, çdo ashpërsi e panevojshme, çdo lloj indiference dhe përbuzje e Kombit dhe Vendit s`është veçse një lloj vrasjeje.

Nëse nuk zgjohemi menjëherë të mposhtim tradhtarët, do të vritet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja.

* * *

Komunizmi në shtetin amë ndryshe nga ai i gjithë rruzullit tokësor, synonte të krijojë një shoqëri të mbyllur kozmopolite. Tjetërsimin, shkombëtarizimin, asimilimin e shqiptarëve në një “Objekt të Paidentifikuar Fluturues”.
Mjaftë atdhetarë dhe mendje të ndritura nuk e pranuan, sepse u mohonte qenien e tyre Kombëtare, prandaj regjimi enverist pati një program nacionalist për ta luftuar.

Megjithatë, qeveritarët, politikanët, zyrtarët e post-komunizmit, janë shumë më të dëmshëm për Kombin dhe Vendin.
https://www.youtube.com/watch?v=PusnS6OL02E

* * *

Shkombëtarizimi (denacionalizimi) i një Kombi është shumë më i rrezikshëm se okupimi i atij Kombi. Në trojet shqiptare kjo direkt bëhet nga keqpërdorimi i fesë ortodokse dhe myslimane. Pas çdo pushtimi, herët a vonë do të vijë çlirimi, kurse denacionalizimi është një proces që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk i kundërpërgjigjemi me njohuri, të vërtetën, drejtësinë por edhe forcën.

Aktivitetet fetare, sipas ligjit, janë vetëm çështje private/personale dhe lejohen të funksionojnë vetëm brenda 4 mureve shtëpiake dhe në “Shtëpinë e Zotit”. Mjerisht shumica e këtyre janë shndërruar në “Shtëpi të Dreqit” ku ekstremistët islamik dhe ortodoks, të paguar nga Shërbimet Sekrete të huaja (armiqësore) bëjnë tru shpëlarjen e anëtarëve, tjetërsimin e tyre në grek, turk, arab, sllavo-ortodoks. Duhet ndaluar rreptësishtë politizimin (antikombëtar) të fesë në tokat arbërore. Duhet ndalur rreptësishtë financimin e xhamive dhe kishave nga të huajt.
Neutraliteti fetar në shkolla, rrugë, institucionet shtetërore dhe komunale nuk nënkupton mungesën e vlerave fetare, por theksin në vlerat e përbashkëta përkundër dallimeve të natyrës fetare.

* * *

Sot në radhët e ISIS-it ke të vrarë më tepër terroristë islamik shqipfolës evropian se arab aziatik/afrikan.
Ne duhet të luftojmë kundër mendimeve ekstreme fetare këtu dhe atje. Dhe ne gjithashtu duhet të përgatitemi që të përdorim armët kundër fundërrinave xhihadiste/terroriste të ISIS, por edhe të gjithë kriminelëve tjerë që kualifikohen për Tradhtarë të Vendit.

* * *

Jam për një Ushtri të Fortë Shqiptare dhe ithtar i zjarrtë i ushtrisë amerikane, veçanërisht i kolegjit luftarak: U.S. Military Academy (USMA), e njohur gjithashtu si West Point; pastaj të US Army War College në Pennsylvania.
Kushdo që do të kërcënon Shqipërinë, në çfardo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë.

Lufta është si tërheqja e litarit, rezultati i së cilës nuk varet nga forcat absolute por nga ato relative … Faktorët ose “fijet” që përcaktojnë luftën (midis të tjerave) janë cilësia dhe Aftësia e Komandantit. Këtu futen personaliteti që është burim për frymëzimin e trupave për të pasur besim në vetvete nën udhëheqjen e tij…

* * *

Gjatë këtyre 15 viteve që paraqitem në mediumet shqiptare kam vënë re se botëkuptimi im për rrjedhën e ngjarjeve në trojet arbërore është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.
Mbështes konceptin e shoqërisë së hapur por jam kategorikisht kundër mbështetjes së ngulitur fanatike për partitë politike. Megjithatë, nuk e kam problem të mbështes lëvizjet demokratike apo parti politike kur luftojnë kundër regjimeve të korruptuara, mafioze dhe tradhtare.

Individi është një koncept abstrakt, dhe si i tillë nuk ka vend në një shoqëri të pandryshueshme. Shoqëria ka anëtarë, të aftë për të menduar e për të ndjerë; por, në vend që të jenë në themel të ngjashëm, ata janë në themel të ndryshëm sipas pozitës së tyre në jetë. Është e vërtetë se edhe shqiptarët kanë aftësinë për të menduar e për të ndjerë, por meqë vendi i tyre në shoqëri është i palëvizshëm (më tepër nga indiferenca dhe budallallëku), rezultati i pastër nuk ndryshon aspak nga çdo të ishte po të mos kishin vetëdije fare.

Ngjashmëria në themel e një njeriu me një tjetër dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut janë ide të një epoke tjetër. Thjesht fakti se jemi qenie të gjalla njerëzore por sillemi si të vdekur, nuk sjellë me vete ndonjë të drejtë: përballë ligjit skllavi nuk ndryshon nga një pasuri tjetër e tundshme. Privilegjet i takojnë më fort pozicionit në jetë sesa personit. Prandaj, që të mos shtypesh nga kriminelët dhe tradhtarët, reago. Shkatërro tradhtarin, ta meritosh privilegjin që të sjellë e drejta.

* * *

Ajo që të gjithë njerëzit e kanë të përbashkët janë impulset organike dhe nevojat ekzistenciale. Ajo që nuk e kanë të përbashkët, janë llojet e pasioneve mbizotëruese në karakteret përkatëse. Motivimet më të mëdha të njerëzve janë pasionet racionale si tensionet për atdhedashuri, dhembshuri, solidarësi, liri dhe të vërtetën; dhe ato irracionale si impulset për të kontrolluar, nënshtruar, shkatërruar, sunduar: narcizëm, lakmi, zili, ambicie të sëmura.

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, tek dëshira për të ardhur në pushtet, tek shpërdorimi i tij, tek dëshira për të urdhëruar, tek terrori. Nuk zotëroj asnjë armë për t`u mbrojtur ndaj inteligjencës dhe teknikës intelektuale më të zhvilluar. Por arrij të shoh nëse pas fjalëve, dhe shkrimeve të dikujt ka një besim. Kryesisht interesohem nëse pasuritë e tyre janë ligjore apo nga kriminaliteti.

Armiqtë e jashtëm janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet e Kolonës së Pestë brenda dhe jashtë murit të arbrit, do të arrijnë shkombëtarizimin e shqiptarëve autokton dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta.

Mos lejoni më të manipuloheni nga kriminelët dhe të korruptuarit, mos u rreshtohuni qorrazi pas partive politike, klerikëve fetarë dhe strukturave tjera mafioze/kriminele/tradhtare që janë duke djegur Kombin dhe Vendin e juaj o ju tru shpëlarë.