Tradhtarët e Shqipërisë!

0
198

Faik Krasniqi, 08.03.2012

Në Shqipëri, por jo vetëm këtu ekzistojnë tradhëtarët. Historia njerëzore është e mbushur plot me tradhëtarë. Tradhëtarët gjenerojnë në këtë sens, sepse u mungon sensi i humanizmit. Por çfarë është në fakt tradhëtari? Tradhëtar është ai që e tradhëton një vlerë të dhënë, e cila ka lidhje të ngushtë me vetë identitetin e atij personi. Tradhëtar është gjithashtu ai që tradhëton një marrëdhënie, pune, vepër apo krijimtari individuale ose shoqërore. Por tradhëtari më i madh është ai që tradhëton kombin për interesa të ngushta personale. Ky lloj tradhëtari, është tradhëtari më i keq. Ja si i përshkruan Naim Frashëri tradhëtarët: ”Ata turpinë fitojnë, Nder’ e tyre posht’ e hedhin, Dhe armikë të gëzojnë, E në errësirët bredhin”!!!

Nuk është aftësia e Sali Berishës dhe Fatos Nanos për tu bërë kryeministra në Shqipëri, por është aftësia e Serbisë dhe e Greqisë për të financuar kryesinë e PD+PS, për të vënë në krye të Qeverisë agjenturat e tyre për të realizuar planet e tyre djallëzore në Shqipëri. Këto fenomene ndodhin për arsye se nuk ka opozitë në parlamentin shqiptar. Opozita e vërtetë është fukarallëku që është ulur këmbë kryq në çdo vatër shqiptari. Si ta kuptojmë këtë qëndrim anormal të Sali Berishës, ka lindur për kryeministër, për president, e ka marrë me tapi, e do populli apo e do serbi dhe greku?

Rasti më flagrant për të rrëzuar Berishën ju dha mundësia Edi Ramës me ngjarjen e Gërdecit më 15 mars 2008, kur shpërtheu ”HIROSHIMA BERISHIANE”. Kush e pengoi Edi Ramën të bojkotonte parlamentin paaftësia apo ortakëria me Berishën? Cilit duhet të besojmë ata që thonë ditën apo ata që bëjnë natën? Piramida antishqiptare Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, janë më fukarenjtë e kombit apo janë më të pasurit e kombit? A u leverdis baballarëve të korrupsionit të luftojnë vetveten?

Zotëri Meta sa fytyra paske? Cilat deklarata duhet të besojmë ato para 28 qershorit apo ato pas 28 qershorit? U bëre ”BURRË” apo u bëre urë për të mbajtur Berishën në pushtet? Edhe kafsha që është kafshë e ruan territorin e saj dhe nuk lejon kafshë të tjera të futen në të, po ky kryeministër Sali Berisha, ish Ministrat e jashtëm Lulëzim Basha dhe Ilir Meta, dhe i tanishmi Edmond Haxhinasto që shesin atdheun e tyre, çfarë t’i themi këta se meritojnë të jenë as kafshë ! Qeveria Berisha i shiti qeverisë greke 354 km 2 hapësirë detare.

Cili është prioriteti i qeverisë Berisha të mbrojë territorin shqiptar apo të shesë pjesë të territorit shqiptar? Kush i bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë? Çfarë mund të bëjë një ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq? Qeveria Berisha bashkë me Aleksandër Meksin furnizoi me naftë makinerinë ushtarake të Millosheviçit. Cili ishte plani i Berishës dhe i Meksit për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Kosovës, apo për të zhdukur vëllezërit shqiptarë të Kosovës? Kush i bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë?

Çfarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq? Qeveria Nano paguan miliona euro për të mbrojtur kriminelin, për të mos dënuar Fatmir Mediun nga gjykata e Milanos në Itali, të njëjtën gjë bëri dhe Berisha paguan miliona euro Anglisë për të mos sjellë kriminelin Ilir Kumbaro se del në skenë kryekrimineli Sali Berisha. Qeveria Berisha në mënyrë të fshehtë lejoji tre palë varreza të ushtarëve pushtuesve grekë në Shqipëri. Çfarë vërtetojnë varrezat e ushtarëve pushtuesve grekë në tokë shqiptare apo PIRAMIDAT GREKE NË SHQIPËRI ? Cili është qëllimi i Berishës të mbrojë nteresat e kombit apo të shesë interesat e kombit? Çfarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq?

Bombardimi me qëllim i historisë çfarë vërtetoi pastërtinë apo tradhëtinë e Sali Berishës? Pse duhet të godasim simbolet tona? Herë ngjarjet, herë datat, herë personazhet ku ca rrëzohen dhe ca të padenjë ngrihen në piedestal, hymnin, nuk di çfarë ka ngelur pa goditur…… E lamë lakuriq historinë tonë historinë tonë dhe në Evropë nuk mund të shkojmë pa histori, sepse Evropa e ka historinë e saj të shenjtë. Qeveria Berisha hoqi nga qyteti i Burrelit monumentin e Heroit të Kombit Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kush i bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë? Çfarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq? Berisha e ka mbushur kupën jo njëherë por njëqind herë (100). Po ka shqiptar që ka dhunuar institucionet, kushtetutën, krimet më të mëdha qëi ka bërë këtij populli ai quhet SALI RAMË BERISHA.

Kryeministri Sali Berisha nënshkroi me palën greke dhënien e shtetësisë greke minoritarëve dhe emigrantëve shqiptarë për pajisjen me pasaporta greke. A i mori parasysh Kryeministri Sali Berisha pasojat që rrjedhin apo ky ishte objektivi i tij? Kush i bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan Shqipërinë?Çfarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq? Genc Pollo zëvëndës gjenerali i Berishës që përfaqëson grekun në Shqipëri ka dhënë prova për shkombëtarizimin e shqiptarëve duke mbajtur iso grekut me të tëra tradhëtar i kombit, agjenti i grekut, armiku i popullit.

I regjistrojë shqiptarët ashtu siç deshti dhe sa deshti Greqia. Nuk na duhen pasaporta greke në asnjë mënyrë. Nderi dhe krenaria më e madhe është që të jesh Shqiptar. Historia ka vërtetuar se greku ka fantazinë në gjak për djallëzi, për dinakëri. Faktet kanë vërtetuar se greku për të realizuar atë që i intereson të rrethon me dashuri kur do të të futë thikën në pabesi. Komuniteti Shqiptar më i madhi por edhe më i diskriminuari. Mos vallë duhet të bëhen grek që të gëzojnë të drejtën e tyre? NUK JANË TË VËRTETA ATO QË THUHEN, por janë të vërteta ato që nuk thuhen. Çdo shtetas i çdo kombi mban emrin e tij të lavdishëm dhe krenar. Ndërrimi i emrave ndodh vetëm në shtetin grek në veçanti me emigrantët shqiptarë. Kjo nuk është thjesht një rastësi por një skenar i përgatitur mirë nga Greqia dhe i mbështetur hapur nga vetë qeveria Shqiptare.

Mënyra se si u trajtuan njerëzit fillimisht të lë përshtypje jo të mirë. Klasifikimi i njerëzve dhe vlerësimi në bazë të përkatësisë fetare nga ana e ambasadës dhe kosullatës greke vërtetoi racizmin e tyre të vërtetë. Një njeri i ndershëm nuk çante dot. Një minoritar mirrte vizën një vjeçare, ndërsa një qytetar shqiptar që ishte i përkatësisë myslimane me vështirësi mund ta mirrte dhe me pagesë tre muiore. Propaganda greke në masë e medias vizive dhe asaj të shkruar dhe pa frena fare kundër shqiptarëve bënë punën e tyre.

Duke parë se mbetën si jetim pa përkrahje për arsye qeveritarët i mbanin iso qeverisë greke për çdo gjë gjetën rrugën më të lehtë për ndërrimin e emrave për të mbijetuar se kështu u interesojnë grekëve. Krenaria dhe identiteti i shqiptarëve u varros për së gjalli. Pra para se ta kthente emrin jorgo i vogël, greku kapi demin nga brirët, qeveritarët i bëri për vete duke financuar dhe se kishte problem për të vegjëlit venin vetë në shteg sipas ujërave të grekut. Komuniteti i shqiptarëve më i madhi në Greqi, por edhe më i diskriminuari. Para se të themi racista për grekun e vërteta është se më racista ndaj shqiptarëve kanë qenë dhe janë vetë qeveritarët shqiptarë të majtë dhe të djathtë.

Pandeli Majko i shitur kokë e këmbë tek greku agjent i grekut vetë dhe i kërkon falje grekut duke injoruar gjithë komunitetin shqiptar. Faktet kanë vërtetuar se qeveritarët shqiptarë të majtë dhe të djathtë janë të shitur tek greku kokë dhe këmbë. Rumun, filipinezë, rusë, arabë kanë shkollat e tyre dhe mësojnë gjuhën e tyre në Kolargo dhe është për të theksuar se sa ka shqiptarë nuk ka rumun, filipinezë, rusë, arabë të marrë së bashku. Ambasadorët shqiptarë në shtetin grek janë të shitur kokë dhe këmbë nga i pari gjer te i fundit tek greku, nuk u kanë dalë zot emigrantëve për padrejtësitë që u bëhen për të mbledhur paratë janë të parët.

Ka patur shumë raste vdekje dhe emigranti nuk ka patur mundësinë për të vajtur në Shqipëri për njeriun e afërm të familjes se vente dhe nuk kthehej, pra këto veprime të mbushin vetëm urrejtje. Po t’i futesh drejtësisë mbetesh i shahshtisur nga padrejtësitë me mal vetëm se janë shqiptarë mbi 5000 të burgosur gjer në shkurt të 2004. Zotëri Aleksandër Meksi në qershor të 1993 nënshkruan një marrëveshje në interes të Greqisë duke cënuar me qëllim interesat e shqiptarëve, duke pranuar vendimet e gjykatës greke të pandryshuara, të pa apeluara. Mbi treqind shqiptarë janë eliminuar në burgjet greke, me dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm. Mbi 400 shqiptarë i përpiu olimpiada Athinë -2004, vdiqën dhe nuk ngriti zërin kush për ta dhe mijëra të plagosur.

Çdo kryeqytet i Evropës ka xhami përveç grekut .Çfarë vërteton dashurinë për myslimanët apo urrejtjen për myslimanët? Ku përfunduan 522 fëmijë shqiptarë që humbën pa lënë gjurmë nga shtëpia e jetimores Shën Varvara në Athinë ? Mos vallë qenë të tepërt që ishin shqiptarë që u trasportuan grupe grupe të vogla në spitalet e Athinës dhe u therrën si qëngja për organet e brendshme? Çfarë vërtetojnë këto dashuri apo urrejtje për shqiptarët? A e ngriti ndonjë qeveritar shqiptar i majtë apo i djathtë tek greku këtë çështje? Çfarë vërtetojnë këto veprime konkrete paaftësi apo TRADHËTI KOMBËTARE?

Nuk mjaftojnë hallet e problemet e shumta që e kanë mbërthyer popullin shqiptar, por qeveria Berisha u bënë dhuratë dhe lëndët toksike që na i sjell nga Greqia dhe i depoziton në qytetin e Devollit. Zotëri Berisha lëndët toksike u bëjnë dëm grekëve ndërsa shqiptarëve u bëjnë mirë? Cili është objektivi jot të mbrosh shqiptarët apo të vrasësh shqiptarët? Dua të them me keqardhje se ne si popull, vetë e kemi fajin, nëse të tjerë po luajnë me ne.

Gjithçka që bëhet nga ana e qeveritarëve dhe mos kundërshtimi nga ana e popullit janë përgjigjja e indiferencës dhe menefregizmit që ka treguar shoqëria shqiptare. Kjo shihet fare qartë kur bëhet fjalë për të bërë një miting të një partie x sheshi mbushet menjëherë. Nuk kam parë ndonjëherë të mbushet sheshi sepse popoulli po proteston për mungesën e dritave, të ujit, të rrugëve, të mbikalimeve apo të Qeverisë Berisha që shiti qeverisë greke 354 km2 hapësirë detare, apo të marrëveshjes së fshehtë që lejoi tre palë varreza të ushtarëve pushtuesë grekë në Shqipëri “PIRAMIDAT GREKE”, apo të firmës greke AMC që paguan studentët shqiptar 150 euro në muaj vetëm që të regjistrohen në degën e gjuhës greke në UNIVERSITETIN E GJIROKASTRËS, apo të përmbytjeve, të fyerjes së shqiptarëve nga Enciklopedia Sllavomaqedonase, të heqjes të monumenteve historike nga qyteti i Burrelit monumenti i Heroit të Kombit Gjergj Kastriot Skënderbeut, apo për shkak të papunësisë etj, etj. Një javë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 kur erdhi për vizitë në Tiranë tashmë ish kryeministri dhe kryetari i Pasok-ut, Jorgos Papandreus, Edi Rama shpall Greqinë avokat të Shqipërisë. Banka Tirana cilësohet në 10 më të mirët nga Edi Rama në fundin e vitit 2009, por faktikisht ajo është Banka greke e Pireut.

Bashkimi Evropian i jep Shqipërisë 140 milion euro në muajin nëntor nëpërmjet Bankës Tirana. Merret vesh çfarë kontratash kanë bërë qeveritarët e djathtë dhe të majtë që ndihmat që jep Bashkimi Evropian të kalojnë nëpërmjet Greqisë, kurse në anën tjetër greku paguan miliarda të na shkatërrojë, ndërsa ju i varni ujkut mëlqitë në qafë.

Firma greke AMC e Postës Qendrore greke merrë miliarda në Shqipëri, pse mos t’i marrë shteti shqiptar të ndërtojë rrugë, ujësjellësa etj, por po i merr greku t’i bëjë varrin shqiptarëve se kështu duan tradhëtarët. Shumë shqiptarë në Greqi punojnë për grekun, punojnë dhe në Shqipëri për grekun se kështu duan tradhëtarët qeveritarë. Firma greke AMC paguan studentët shqiptar 150 euro në muaj vetëm që të regjistrohen në degën e gjuhës greke në UNIVERSITETIN E GJIROKASTRËS. Cili është qëllimi i firmës greke AMC, të integrojë apo të shkombëtarizojë shqiptarët? Kali i Trojës në zemër të atdheut.

Firmat greke varri i vërtetë i Shqipërisë. Asnjë firmë e pistë greke në territoret shqiptare, sepse nesër mund të bëhet Greqi se kështu duan qeveritarët shqiptarë. Janullatosi shtetas grek, kombas grek, ç’punë ka ai kryeqeveritar në Shqipëri, Kryepeshkopin e do populli apo e duan qeveritarët tradhëtarë? Fan Noli para se të vdiste la amanet të më varrosni me një këngë labe! Po amaneti i Janullatosit a e dini cili është, a e bërët Shqipërinë Greqi?

Cili është qëllimi i Janullatosit, të na i shtojë dashurinë për Shqipërinë apo për Greqinë? Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës nën presionin e tradhëtarit Sali Berisha e detyron që të pranojë kushtet e Janullatosit për të hapur shkolla fetare greke. Edhe serb ose grek po të ishin nuk do të dilnin kaq hapur, por faktet kanë vërtetuar se janë më serb se serbët, dhe më grek se grekët. Po i përgatisin varrin Shqipërisë.

Jeni që të katërt ortakë- PIRAMIDA ANTISHQIPTARE Sali Berisha, Genc Pollo, Edi Rama, Aleksandër Meksi. Nuk keni të drejtë të përfaqësoni shtetin shqiptar ju tradhëtar të Shqipërisë, tradhëtar të kombit shqiptar, armiq të popullit shqiptar, agjentë të serbit dhe grekut, gjakpirësa të popullit shqiptar, ju kryekriminelë të përbetuar, komunistë me përvojë, mafiozë të lidhur me rrjetet ndërkombëtare, spiuna me damkë, serbofila dhe grekofila, shkombëtarizues të kombit shqiptar të lidhur me lobin antishqiptar, tradhëtarë të Shqipërisë në litar.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes “ALEANCA KUQ E ZI”)