Topi: Nëse marrëveshja me Greqinë është gabim nuk e dekretoj

0
39

Pas vendimit të Kushtetueses për Paktin

Shekulli Online, 27.11.2009

Bamir Topi

UPDATE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi dje se nëse marrëveshja që është nënshkruar midis Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e ujërave territoralë përmban gabime në hallkat nëpër të cilat ka kaluar dhe do të kalojë, atëherë ai nuk do ta dekretojë atë si ligj. Sipas Topit, për këtë ka dhënë përcaktime të qarta edhe Kushtetuta e vendit. Ai tha gjithashtu, se nënshkrimi i marrëveshjes së ujërave terrritorialë është një projektligj i cili nuk ka ardhur ende tek ai. Në një intervistë për emsionin “Opinion”, Topi theksoi qartë se nëse ligji do të përmbajë gabime në të, atëherë ai do të kthehejë mbrapsht atë. Lidhur me shmagien e tij nga kjo çështje, Topi u shpreh se Kushtetua i ka përcaktuar kompentencat e secilit prej drejtuesve shtetërorë.

“Ka përcaktime të sakta në Kushtetutë, për kompetencën e Kryeministrit, për kompetencën e Presidentit, që i referohen neneve në Kushtetutë. Jemi në një moment që nuk kemi ardhur tek vendimi i Presidentit. Kur janë marrëdhëniet e karakterit shtetëror, unë besoj se ka klauzola që merren me këtë çështje. Në rast se është gabuar në një hallkë të caktuar atëherë presidenti do ta stopojë, nëse është në rregull do ta kaloj”, – tha dje Topi. Ky ligj i cili është ngrirë nga Gjykata Kushtetuese, do të marrë miratimin nëse nëse nuk gjenden gabime në të, në të kundërt, sipas Topit ai do të kthehet për t’u shqyrtuar

Kushtetuesja vendos të shqyrtojë ankimimin e PS-së për paktin detar

Pas shumë debatesh nëse duhej apo jo të pranohej për shqyrtim ankimimi i opozitës për paktin detar me Greqinë, sot Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i hapë rrugë kësaj çështjeje, duke vendosur ta shqyrtojë ankesën në datën 8 dhjetor 2009, ora 10.00.

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga PS-ja për marrëveshjen ujore me Greqinë, duke rrëzuar kërkesën e partive mbështetëse, që u shprehën gjithashtu kundër marrëveshjes. Në Këtë mënyrë, Kuvendit i pezullohet e drejta të procedojë për ratifikimin e marëveshjes deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.

Sot, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Partisë G99, me objekt: “Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese çmon se, bazuar në nenin 31 të Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës.
Sipas saj, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi:

– Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.

– Rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese.

– Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.

– Seanca plenare do të zhvillohet me datë 8 dhjetor 2009, ora 10.00.

Gjykata Kushtetuese kërkoi materiale shtesë nga partitë, siç është programi i tyre, pas ankimit të projekt-marreveshjes. Materialet u dorëzuan me 9 Nëntor, gjë që i hapi rruge sot vlerësimit nga ana e trupës së gjyqtarëve.

* * *

Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta “Shekull”, deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon.

 “Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë. Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese”, – u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues. Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.

* * *

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka folur për paktin e ujërave mes Shqipërisë e Greqisë. Ai ka pohuar se, qeveria e tij do të pranojë ccdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë ccështje. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” në lidhje me këtë ccështje kaq shumë të përfolur, kohët e fundit, Imami u përgjigj se, qeveria nuk ka dështuar me këtë marrëveshje. Sipas tij, edhe institucioni që ai drejton ka bërë transparencë të plotë për këtë marrëveshje. Kalimin e projektligjit për ratifikimin e e marrëveshjes në Kuvend, Imami e cliëson si një procedurë normale. Sipas ministrit, në Kuvend, nuk do të ketë dialog për këtë pakt. “Pakt për marrëveshjen e kujfijve në Parlament, do të kishte vetëm nëse opozita do të ishte e pranishme”, shprehet Imami.

Me tej, ministri i Mbrojtjes, thekson se kufiri mes dy shteteve, është vendosur, dhe se nga kjo marrëveshje, nuk ka të humbur. Dy ditë më parë, Kuvendi përfshiu në programin e punës, që përmbledh periudhën nga data 16 nëntor deri më 24 dhjetor, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre, përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi rikthen në shqyrtim marrvëveshjen aq të debatuar, vetëm pak javë, pasi vetë Parlamenti e hoqi atë nga kalendari i punimeve, e parashikuar të kalonte në seancën plenare të datës 19 tetor. Rikthimi i saj në Kuvend, vjen në një kohë, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimin që partitë opozitare i bënë marrëveshjes.