Topi: Berisha ka dalë jashtë kontrollit, e mëshiroj

0
43

Topi ka bërë ironi me Berishën dhe lidhjet që ai ka pasur me bllokun duke thënë: Unë vij nga një familje e madhe tiranase dhe kaloja në bulevard edhe në kohën kur flitej kundër regjimit. Të rrallë ishin ata që kishin mundësi të futeshin në “qytetin e ndaluar”.

Topi: Berisha ka dalë nga kontrolli, e mëshiroj

Kalimi në sulme kaq violente natyrisht që kupton që tjetrin ta mëshirosh sepse kur del nga kontrolli duhet ta mëshirosh

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka folur dje për herë të parë për akuzat që i ka bërë kryeministri Berisha për 21 janarin duke e cilësuar atë si një njeri të dalë jashtë kontrollit. I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Topi u shpreh se ndjen dhimbje për reagimin e politikës në një kohë kur humbën katër jetë njerëzish. Ndërkohë për sulmet e Berishës tha: “Një mungesë totale e etikës qytetarë që do të ishte tërësisht e dënueshme në atë pozicion. E thënë në atë pozicion dhe për kreun e shtetit dhe për kryeprokuroren. Kalimi në sulme kaq violente natyrisht që kupton që tjetrin ta mëshirosh sepse kur del nga kontrolli duhet ta mëshirosh. Kjo është më e rëndë kur vjen nga një ish miku yt kur kemi ndarë aksione politike”. Deri më dje kemi parë një president që nuk ka preferuar të përplaset me ish-mikun e tij Berisha, por tashmë duket se lufta politike mes tyre do të ashpërsohet shumë.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Topi u shpreh se Berisha përfitoi nga mungesa e eksperiencës së Ramës: “Ka qenë një ndërhyrje e pamenduar. Dikush e ka bërë nga paprofesionalizmi i tij, dikush nga profesionalizmi i tij për të përfituar. Ato ndryshime sjellin një klimë tensioni që precipiton edhe në dhunë. Kushtetuta mund të ndryshohet, por kjo duhet bërë nga partitë”. I pyetur për ligjin e lustracionit, presidenti tha se këtë herë nuk do të heshtë, por vendimin e tij do ta shoqërojë me një arsyetim të gjatë.

Presidenti: Mund të krijoj një parti të djathtë

Presidenti Bamir Topi ka deklaruar dje se nëse nuk zgjidhet në një mandat të dytë në krye të shtetit, mund të dalë me një parti të tijën, në të cilën do të mbledhë figurat e munguara të të djathtës. “Nuk është çudi të formoj një parti politike dhe sa më afër të jemi në përfundim të mandatit të marr karakter afirmativ. Natyrisht që po. Sa kohë që jam i fortë dhe aktiv ajo çudia kthehet në afirmacion Unë besoj se mbi bazën e një eksperience politike, profesionale. Besoj se është një moshë kur njeriu jo thjesht për interesa të natyrës së karrierës, por edhe të kontribuarit të vendit po. Unë jam i djathtë”,- tha kreu i shtetit. Ai pohoi se mund të kandidojë për një mandat të dytë. “Ç’do lloj sfide politike është e pranueshme për mua dhe është një vendimmarrje që merret në funksion të kohës. Jam racional dhe mundohem të jem realist”,- tha Topi.

***

Veç situatës politike, të cilën e quajti si të trishtueshme, Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, nga studio e Top Story-t në Top Channel foli edhe për raportet e tij me liderët e të dy kaheve politike në vend.

Presidenti Topi sqaroi raportet e tij me liderin e opozitës, Edi Rama, për të cilat tha se janë marrëdhënie të karakterit institucional.

“Kam pasur marrëdhënie të karakterit institucional. Takimet tona kanë qenë publike kur kam qenë President. Cdo takim i këtij niveli duhet të jetë transparent për publikun. Sa herë që jam takuar me Edi Ramën kanë qenë takime të pasqyruara nga zyra e shtypit”, tha Topi.

Përsa i përket raporteve me kryeministrin e vendit, dikur ish-eprorin e tij, Sali Berisha kur të dy ndodheshin nën çatinë e Partisë Demokratike, Presidenti konfirmoi publikisht se ato tashmë janë të ngrira, që pas ngjarjeve të 21 Janarit, e veçanërisht pas deklaratës së kryeministrit Berisha më 27 Janar, i cili në atë kohë gjatë një takimi me gardistët, që mbrojtën godinën e kryeministrisë gjatë trazirave të 21 Janarit, sulmoi kreun e shtetit dhe Prokuroren e Përgjithshme duke i quajtur “horra dhe lavire të bulevardit”.

Presidenti Topi i cilësoi deklaratën e Berishës më 27 Janar si humbje të kontrollit dhe mungesë totale të etikës qytetare nga një person, që sipas tij, duhet mëshiruar.

“Deklaratat ishin një humbje e kontrollit dhe mungesë totale e etikës qytetare. Duhet të mëshirosh kur ka një humbje kontrolli. Unë jam mësuar me politikën: një ditë lavdërohesh dhe ditën tjetër je tradhtar”, shtoi presidenti Topi.

Aleanca Kuqezi, sistemi drejtësisë, guvernatori Bankës Qendrore…

Presidenti Topi hodhi poshtë akuzat e hamendësimet se gjoja pas Aleancës Kuqezi, lëvizje qytetare që kundërshton fort censusin mbi baza etnike dhe fetare, qendron ai. Topi tha se Aleanca Kuqezi është një lëvizje qytetare vullnetare, pjesë e të cilës nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë.

Presidenti i Republikës foli edhe për të ardhmen e tij pas përfundimit të mandatit si President. Topi tha se do të vazhdojë të jetë aktiv në jetën politike. Duke përjashtuar mundësinë e një pozicionimi në kahun e majtë të politikës shqiptare, pasi sic tha ai, bindjet e tij janë djathtas, Topi tha se opsionet janë disa.

Kreu i shtetit foli edhe për situatën në sistemin e drejtësisë dhe për Guvernatorin e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, sistemi i drejtësisë ka nevojë për rritjen e përformancës, por edhe për reforma të menjëhershme. Përsa i përket propozimit për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Topi vlerësoi punën e guvernatorit aktual, Ardian Fullani si të suksesshme. Ai nuk përjashtoi mundësinë që të propozojë sërish Fullanin në këtë posti, por gjithsesi, tha se ka disa alternative.

“Klima politike, e trishtueshme”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka theksuar se situata politike në vendin tonë aktualisht “të mbush me trishtim”.

“Klima të mbush me trishtim, po kalon në një lloj absurdi. Jemi përballë një përplasjeje egosh të politikanëve. Sot opinioni qytetar është mjaft i zhgënjyer. Politika e sotme nuk është qytetare, është pa etikë. Dëgjon vetëm sharje që shkojnë deri tek familjet e farefisi. Politikanët duhet të kuptojnë që nuk janë vetëm për vete”, u shpreh Topi në emisionin Top Story.

Kjo situatë, sipas Topit është shkaktuar nga ndryshimet kushtetuese: “Ndryshimet Kushtetuese ishin një aksion i shpejtë, brenda një nate u bënë ndryshimet. Sot kemi një të penduar që është Z. Rama. Sot kemi një klimë të trazuar që vjen nga rritja e tensionit për shkak të këtyre ndryshimeve dhe nga kjo erdhën kritikat e europianëve.”

“Përbërja e KQZ tregon se sa ka në dorë politika. Gjithashtu edhe kujdesi i partive të mëdha për të monitoruar kompozimin e KQZ. Ka ardhur koha që të shkojmë në modele të përdorura nga Europa demokratike”, shtoi presidenti përsa i përket zgjedhjeve lokale.

Në lidhje me polemikat mbi votën e tij, Topi tha: “Prekja e votës së Presidentit tregoi se asnjë qytetar nuk është i mbrojtur. Unë nuk kam dashur të bëj kauzë publike atë që është personale dhe vota është personale.”

Ndryshimi i Kushtetutës

“Nuk do të jem pjesë e debatit politik për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës. Nuk ka tabu nëse partitë politike, institucionet dhe miqtë ndërkombëtarë mendojnë se diçka duhet të ndryshojë, besoj se mund të ndryshojë. Gjithsesi e kam konsideruar eksluzivitet të partive politike. Ka edhe një mekanizëm tjetër që është referendar dhe mesa duket e nuk e kanë qejf partitë politike, pasi ka pasur një sërë rastesh që nuk është marrë parasysh referendumi”, është shprehur Topi.

Zgjedhja e presidentit nga populli

“Jam kontakt dhe modeli i presidentit Fisher nuk është modeli i vetëm. Ka edhe shumë raste ku presidenti zgjidhet nga populli. Sa më shumë terreni politik polarizohet, unë i qendroj atij varianti edhe sepse nuk e kam unë në dorë, por për të qenë i drejpërdrejt me komunikimin publik, ky model është më i mirri dhe demokratiku. Dhe kjo nuk ka të bëjë me kompetencat, pasi në Maqedoni presidenti nuk ka kompetenca dhe zgjidhet nga populli”, deklaroi Topi.

“Unë nuk do dëshiroja ta bëja bisedën në planin hipotetik. Unë jam në politik dhe çdo sfidë polike është e pranueshme për mua dhe çdo vendimarrje merret në funksion të kohës. Përderisa gjërat janë hipotetike nuk do doja të bëja komente që dikush t’i quante si donkishoteske”, tha Topi.

“Ka pasur dëshirë të polikanëve për të minimizuar rolin e presidentit. Ka pasur propozime për ndryshime nga deputetë minorë, të cilat kanë qenë qesharake. Roli i Presidencës është substancial në Kushtetutën e tanishme. Kjo do të thotë se këta deputetë ose kanë hyrë rastësisht në politikë ose kanë një mllef që i detyron të ndërmarrin këto veprime”, theksoi Topi. /TCH/