Topalli kërkon qetësi, zbraz plazhin nga pushuesit

0
33

Arlinda Gjypi, 13.08.2010

VLORË – Mbërritja në Vlorë e Jozefina Topallit nuk ka kaluar pa u marrë vesh nga pothuajse të gjithë personat që pushojnë në këtë qytet dhe po ashtu nga banorët e saj. Mësohet se kryetarja e parlamentit ka mbërritur në qytetin bregdetar bashkë me anëtarë të familjes së saj, ku bën pjesë edhe dhëndri Luiz Ejlli.

Pushues në këtë qytet bëjnë të ditur se Topalli ka zgjedhur për të pushuar zonën e vilave, e pikërisht atë të ish-Vilës së Mehmet Shehut. Por ajo çka ka bërë që emri i kryeparlamentares të përflitet nëpër qytet ka qenë nje veprim me pushuesit e zones.

Pushuesit pranë zonës së vilave kanë parë të gjithë pushuesit e zonës së rezidencës qeveritare të zhvendoseshin në plazhin ku ndodheshin ata.

Kryetarja e parlamentit siç duket dëshironte që ta kishte të gjithë plazhin për vete, sepse sapo ajo zbriti me fuoristradën e vet ne vilen e Mehmetit, bashke me familjen, – të gjithë ata që ndodheshin duke bërë plazh në zonën e vilave, (shume janë punonjës të administratës), u zhvendosën nga truprojat me gjithë placka për në plazhin privat ngjitur. Veprimet e truprojave të kryetares së parlamentit jane pare nga shume pushues. Megjithese Plazhi në zonën e vilave mund të mbajë deri 1000 pushues, familja Topalli ka dashur qetesi absolute. Menjëherë pasi jane debuar plazhistet e tjere nga zona, një person i armatosur ka qëndruar në ndarjen mes dy plazheve.

Topalli ndodhet në vilë bashkë me familjen e saj, përfshirë këtu edhe dhëndrin e vet, kengetarin e ri, Luiz Ejlli. Vila e Mehmet Shehut, tashmë eshte cilësuar si rezidencë qeveritare.
Vila ka qenë në rikonstruksion dhe tashmë ka përfunduar punimet, duke bërë të mundur që kryetarja e parlamentit të qëndrojë e qetë bashkë me familjen. “E shohim në daljet në ballkon“, thonë pushuesit.

Qetësia e kryetares se Kuvendit ka vene ne alarm edhe policine e zones. Asnjë nga lokalet e natës nuk ka guxuar të thyejë rregullin e orës 24:00, kur duhet të ulet zëri i muzikës. Para mberritjes se saj, toleranca ne kete drejtim ka qene e dukshme.
Javën e kaluar, psh. një nga diskot verore ishte mbushur plot. Të rinjtë e frekuentojnë edhe për faktin se është larg banesave dhe si rrjedhojë mundësia për të ardhur policia dhe për t’i ulur zërin duhet të jetë zero, pasi nuk shqetëson banorët.

Por kur shkoi ora 00:00 aty mbërriti furgoni i policisë dhe absolutisht nuk e lejoi më ngritjen e muzikës. Njerëzit pritën deri në orën 01:00, por u thanë se për pushime në Vlorë kishte ardhur kryetarja e parlamentit e si rrjedhojë të mos shpresonin në ngritjen e muzikës, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

As nuk e kuptuam se ku shqetësohej Xhozi nga muzika e një lokali që ndodhet larg zonave të banuara”, tregon një pushuese e nervozuar. (artikullin e plote mund ta lexoni ne Shekulli Print)