TemA, 12 Qershor 2013
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, nuk i ndal sulmet ndaj Jozefina Topallit, që udhëheq listën e PD për këtë qark.
Në një takim në Vaun e Dejës, Doshi e ka akuzuar për pasurim të paligjshëm dhe lidhje me Sigurimin e Shtetit.
“Jozefina sot është bërë me vila, është bërë me prona, e ka bërë ndërtesën katërkatëshe në Piacë dhe e ka dhënë edhe me qira për universitet. Përse s’i thotë shkodranëve: Po, mor zotëri, kam prona! Por s’mund ta thotë, se ato prona janë përfituar prej korrupsionit. Të përgjigjet për këto deklarata që i bëj unë: Ç’lidhje ka me familjet e të persekutuarve ajo? Se është e vetmja që nuk ka dalë nga shtëpia dhe tek shtëpia që ka pasur është akoma”.
“Dihet që ajo ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Si kjo, si Berisha. Ia kam thënë në 2005-ën. Berisha e ka pasur pseudonimin “Bisturia”, se ishte doktor, por e ka zhdukur dosjen, kurse Jozefina e ka pasur “Dizenjatorja”, se ka punuar në Degën e Brendshme. E dini se Jozefina Topalli në 1987-ën është pajisur me pasaportë për të dalë jashtë shtetit? Kjo është “e persekutuara”! Në 1989-ën, atë e ka çuar në shkollë Ramiz Alia. Pse, pak të persekutuar kishte nëpër internime, që mësonin mirë?! Por Jozefina na përfitoi si nxënëse e mirë!!! Ia dha shkollën Skënder Gjinushi,” tha Doshi./ep
Jozefina Topalli duhet te perbadhet me drejtesin.
1-Shperdorim i postit zyrtare,vjedhje dhe korrupsion ne menyre sistematike,e perlyer ne hajni galopante me deputet te P.D-es qe bredhin rruge me rruge per te siguar nji mandant.
Partia socialiste dhe deputeti Tom Doshi sapo te kethehen ne pushtet,duhet te hapin dosjet e sigurimsave,duhet te cojne perpara drejtesis te gjithe pushtetaret e korruptuar,duke filluar nga kryetaret e komunave qe jane bere me vila luksoze.
Jozefina duhet te perbadhet me te gjithe forcen qe ka ligji,te beje publike pasurit dhe korrupsionin galopante,te na tregoje si pushtoje ambasadat me njerzit e saje (abuzim me pushtetin).
Tom Doshi vjene nga nji familje klerike, dhe nder ma te persekutuarat nga sistemi komuniste,kete e din Jozefina dhe gjithe Shkodra.
Partia Socialiste duhet te jete e pa meshire ndaje cilido qe ka vjedhe pasurin dhe djeresen e popullit.
Demokracia nuke eshte anarshi,demokracia presupozon ligjin dhe vetem ligjin.
As Tom Doshi e as kush tjeter nga politikanet tan nuk hapin dosjet e as kujte, sepse s’eshte ne interesin e as njeres palë dhe kjo s’do bejë kurren e kurres vaki edhe nese happen, dy partit kryesore tani i kanë pastruar patjeter dosjet e tyre dhe nuk kanë me frike
Comments are closed.