Toleranca është fryt i civilizimit

0
38

Arjan Th. Kallço

Sot është dita ndërkombëtare e tolerancës, një ditë që duhet të na drejtojë rreth refleksioneve lidhur me problemet tona kombëtare dhe vetë frymën jotolerante të shqiptarëve që bëjnë poltikën. Kjo nuk është thejsht një betejë politike e ndershme, pasi pas saj fshihen interesa të dukshme personale, klanore dhe partiake që kur lindi pluralizmi tek ne e deri më tash. Brenda partive në gjithë këto vite përveç përplasjeve me kundërshtarët poltikë, ka patur dhe vazhdon të ketë përplasje midis grupeve të interesit.

Nëse fryma e tolerancës do të pranohej që në fillim nga të gjithë palët, ndoshta klima aktuale në Shqipëri do të ishte më e mirë dhe më e qetë. Por karakteri konfrontues i vetë poltikës, së përplasjes me çdo kusht, e fshiu nga mendja dhe nga idelaet e shqiptarëve demokracinë e vërtetë ose të paktën fasadën që e shohim shpesh edhe në vendet perëndimore. Toleranca poltike e shqiptarëve është një optional që gjithmonë ka parë interesin e vetë poltikës dhe jo të të gjithë shqiptarëve. Në këtë pikë është faji i shqiptarëve që e lejoi këtë lloj situate, pa gjetur dot një rrugëdalje të vërtetë drejt tolerancës demokratike.

Mostoleranca i çoi shqiptarët në konfrontime që nëse e gjykojmë me gjakftohtësi, është tepër qesharake, por edhe për të ardhur keq. Ngjan më shumë me një tragjedi 20 vjeçare të ideuar nga mendje obskurantiste dhe të pacivilizuara. Toleranca është rrjedhojë e civilizimit të një kombi, zhvillim që nuk kryhet në një ditë, por kërkon një traditë të gjatë. Historia shqiptare nuk flet fare për një traditë të tillë, pasi shqiptarët asnjëherë nuk kanë ditur ta mbjellin dhe më pas ta kultivojnë tolerancën. Noli dhe Zogu është shembulli më tipik i kaluar dhe sot ende vazhdohet të ecet me të njëjtin mentalitet mesjetar.

Përplasjet për mendime të kundërta i ka pjesë të saj edhe letërsia dhe këto ditë të bën përshtypje një gjest tepër domethënës, simbolik, mes dy të mëdhenjve të letërsisë europiane dhe më ngushtësisht angleze. Kjo përplasje dallon nga ato poltike që kanë karakterizohen nga banaliteti dhe rrugaçëria, pasi është një përplasje e intelekteve që ngrihen mbi interesa thjesht poltike. Ata shohin më larg në një kuadër më global, shmangjen e debateve midis qytetërimeve dhe feve. Por mesa duket edhe përplasjet midis qytetërimve nuk kanë paqe. Toleranca nuk është në bazë të debateve të shumta dhe kjo konstatohet në dhunën ekstremiste fetare. Që të ketë debate midis qytetërimeve është mëse normale, por që të kalojnë në beteja dhe të degjenerojnë në dhunë, kjo është e paparanueshme. Në botë do të triumfojë ai qytetërim që qëndron më lart se të tjerët dhe që ka në themel pikërisht respektin dhe tolerancën.

Lajmi se Rushdie dhe Le Carre i japin fund luftës së ideve që i mbajti kaq kohë në pozicione sulmi – duhet përshëndetur për mendimin tim. Të dy janë në moshë të tillë që këtë luks të tolerancës e shohin si një vlerë dhe jo rrjedhojë. Pra njeriu duke u plakur mendon që t’i dorëzojë armët e luftës, t’i zbutë tonet dhe e kthehen shikimin dhe vëmendjen ndaj asaj që na bashkon sesa asaj që na ndan. Thënia se gjërat që na bashkojnë janë më të rëndësishme se ato që na ndajnë – është me vend dhe e përherëshme. Por si filloi ky debat mes tyre. Në vitin e largët 1989, kur Ruzhie shkroi Vargjet satanike dhe bashkë me kritikën që i kaloi caqet e tolerancës, vjen dhe ajo e Le Carresë, i cili theksoi se në këtë mënyrë fyhet

rëndë një fe. Por Ruzhdie u tregua më i përmbajtur dhe priti çastin e duhur, gati 10 vjet më pas, jo me kokë të nxehtë, në vitin 1997, kur kundërshtari u akuzua për antisemitizëm. Në këtë debat nuk munguan, nuk e kuptoj përsenë e përfshirjes, edhe gratë respektive me akuza reciproke. Cilat ishin batutat që i dhanë shkëndijën zjarrit?

Ruzhdie e bën të vërtetën sipas interesave të veta – thoshte Le Carre. Le Carre është një injorant mendjemadh – përgjigjej Ruzhdie. Klasi nuk është dhunti e diktatorëve, por e njerëzve të formuar me fryma të vërteta të jetës në bashkësi. Muajin e kaluar në Angli, Ruzhdie u shpreh ndaj kundërshtarit të vet të dikurshëm të armëve në letërsi, se e admiron si shkrimtar Le Carrenë: Mendoj se Urithi është një prej romaneve më të mëdhenj britanikë të pasluftës. Si përgjigje ndaj kortezisë Le Carre thotë: E admiroj Salmanin për punë dhe kurajon e tij, e respektoj pozicionin e tij.

Bota është përfshirë në një debat tepër konfliktues dhe pyetja që bëhet është tepër aktuale : a duhet të tallemi me fetë dhe me besimtarët? Le Carre thotë : Unë nuk kisha asnjë përgjigje për pyetjen atëherë dhe pavarësisht vullnetin e mirë sot, nuk e kam një përgjigje edhe tani. Por jam krenar që u shpreva kundër mënyrës së lehtë, duke ua hequr maskën e ofendimit intelektualëve perëndimorë. T’ia rifillojmë? Jo. Po ta takoja Salmanin nesër, do t’ia shtrëngoja ngrohtësisht dorën e një kolegu brilant.