ResPublica.al | 17 shhkurt 2014
Gazeta Shqip njofton se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar i kësaj organizate që nga viti 1992, në drejtim të kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, ka ardhur një festë për pjesëmarrje.
Por përgjigjja e Kryetarit të Kuvendit në lidhje me këtë ftesë ka qenë jo, duke e lënë Shqipërinë pa përfaqësim politik në këtë konferencë, e cila ka si synim të koordinojë një sërë veprimesh politike mes “vendeve myslimane”. Sipas Ralf Gjonit, këshilltari për Politikën e Jashtme i Metës, kryeparlamentari ka marrë një ftesë nga homologu i tij iranian për këtë konferencë, por është detyruar t’i kthejë një përgjigje negative për “arsye të kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës tejet të ngjeshur politike”.
Por, Shqip mendon se pas refuzimit të një ftese të tillë, duket se qëndron nevoja e politikës së jashtme shqiptare për të qëndruar larg pjesëmarrjes aktive në një organizatë të tillë në këto momente. Nevoja e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe ajo që vetë krerët më të lartë të politikës në vend e quajnë “rritja e ekstremizmit në Europë” për vendet me shumicë myslimane, duket se ka e ka kompleksuar vendin të renditet krahas anëtarëve aktiv të kësaj konference.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/02/17/shqiperia-refuzon-organizaten-islamike-jo-pjese-e-aktivitetit-ne-teheran/