Tirana, urgjentisht, t’i pezullojë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin!

0
42

Prof. Dr. Mehdi HYSENI, Bota Sot | 20.10.2014

S’ka pajtim pa civilizimin e Serbisë

Kjo nuk është kurrfarë politike as diplomacie racionale dhe e dobishme, por është vetëkapitullim dhe dështim total i mendësisë dhe i aftësisë politike dhe diplomatike shqiptare.

*** Përveç të tjerash, këtë domosdoshmëri e dikton edhe skandali diplomatik dhe sportiv, bërë në Beograd, më 14 tetor 2014, me rastin e ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri në garën e kualifikimeve për kampionatin evropian të futbollit më 2016, ku Kombëtarja Shqiptare, u sulmua jo vetëm me fjalë ofenduese, por edhe me dhunë fizike dhe me terror të paparë ndonjëherë nëpër stadiumet e Evropës, vetëm pse futbollistët e saj demonstruan lojë cilësore dhe kulturë të lartë sportive evropiane.

-Skandal diplomatik dhe sportiv ndodhi, sepse Kombëtarja Kuqezi ishte në rrugën e fitores. Këtë ultranaconalistët primitivë serbë e panë dhe e kuptuan mirë, ndaj me forcë dhe në mënyrën më barbare anticivilizuese,i detyruan futbollistët shqiptarë, që të tërhiqeshin nga loja për të shpëtuar kokën e tyre. Ky ishte shkaku kryesor, pse erdhi në shprehje pezullimi i ndeshjes, jo Flamuri i Shqipërisë Etnike,i zbritur në fushën e futbollit,i cili ishte një MESAZH I SINQERTË PAJTIMI DHE PAQEJE me serbët.

Mirëpo, edhe këtë Apel rikujtues të Flamurit Kombëtar të Shqipërisë Etnike qëllimmirë, nacionalistët shovinistë serbë, ndër të parët shtetarët aktual të Serbisë, treshja: Tomislav Nikoliq – Aleksandër Vuçiq – Ivica Daçiq, e keqinterpretuan, duke e denoncuar si këtu e njëqind vjet më parë:“Shqipëria e Madhe” u rikthye në Serbi! Mirëpo, e gjithë bota e pa se ai Flamur ishte harta e SHIPËRISË ETNIKE brenda territoreve të saj indigjene shqiptare, pavarësia e së cilës shpallet më 28 Nëntor 1912 nga kryefigurat e saj historike, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj.
Flamuri shqiptar nuk e ndërpreu ndeshjen, por dhuna fizike çetniko-fashiste milosheviqiane!

Prandaj, në favor të mbrojtjes së dinjitetit dhe të atdhetarizmit të futbollistëve të Kombëtares sonë, si dhe të nderit, të prestigjit ndërkombëtar, si dhe të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë demokratike evropiane, Tirana zyrtare urgjentisht nevojitet t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Serbinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)