Ti je grek, apo arvanit?

0
58

ResPublica.al, 28 janar 2013

Një nga autorët e blogut të Ardian Vehbiut Peizazhe të Fjalës tregon historinë e mëposhtme:

“Një ngjarje e veçantë paska ndodhur në parlamentin grek para 12 ditësh – meqë më paska shpëtuar pa e vënë re, po ia lejoj vetes përdorimin e mënyrës habitore. Një deputet i formacionit politik SYRIZA, i mirënjohuri zoti Manolis Glezos, ka qënë protagonisti i një ngjarjeje, të denjë për të shkruar diçka rreth saj. Në seancën parlamentare të rradhës, një prej deputetëve të AiA, akuzon kolegun e vet mysliman minoritar – Ahmet Haxhiosman, se është agjent i Turqisë.

Për të mbrojtur kolegun e vet mysliman, Manoli ngrihet, dhe pyet ministrin e arsimit të Greqisë, që ka mbiemrin Arvanitopoulos e i thotë – ti je grek, apo arvanit? Përse e bëri këtë pyetje? Për t’i hequr pretendimin moral të racës së pastër që pseudonacionalistët e AiA mbështesin. Por, sigurisht, siç po ndodh rëndom e shpesh herë, kur kaloi doganën edhe erdhi lajmi në sferën shqipfolëse të mediave, mesazhi i keqinterpretua. “Ja një grek që thotë të vërtetën”, “Sikur ne nuk e dinim”, “Gjysma e grekëve janë shqiptarë”, “Arvanitasit po zgjohen”, “Do marrim trojet”, “Shqipëri e Madhe!” etj.

Një pjese të stërnipërve të vet, duhet thënë, as atyre nuk ua mbushi mendjen. Aq sa i thanë dhe “paloplak”, dhe “i rrjedhur”. Atij, që mund ta tregojë historinë vetëm nëpërmjet brazdave të thella të rrudhave që ka në fytyrë Sikur të mundesha, do i lutesha Manolit – të lutem mëso shqip o plak, dhe ua shpjego shqiptarëve çfarë ke në mendje..”. – A.N.

Më shumë rreth Manolis:
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/28/manolis/

Video e ngjarjes, me titra shqip:
http://www.youtube.com/ëatch?feature=player_embedded&v=BBya0TyZV0o