Thyerja e bllokimit

0
51

David Miliband

David Miliband*, 30.12.2009

Pas një analize të plotë, Presidenti Obama ka vendosur se dërgimi i 30.000 trupave shtesë është i nevojshëm për të thyer bllokimin në Afganistan. Me gjithë kostot, ai e ka të qartë se kjo është një luftë e domosdoshme, sepse rajoni malor kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit, është “epiqendra e ekstremizmit të dhunshëm të praktikuar nga Al Kaeda”.

Askush, dhe aq më tepër Presidenti, nuk do të mohonte se sfidat me të cilat përballemi në Afganistan janë të mëdha. Dekadat e konfliktit e kanë bërë vendin copash dhe e kanë lënë të prekur nga varfëria. Dhe strehimi i Talibanëve si asimetri e luftës, me mjete shpërthyese të improvizuara dhe bomba në anë të rrugës, po kushton shumë në drejtim të jetëve të pafajshme afgane dhe të forcave ndërkombëtare.

Megjithatë burimet që do të vijnë në 2010-ën ofrojnë një mundësi të vërtetë për të thyer përsëri kryengritjen. Trupat shtesë amerikane do të nisin të zbarkohen në fillim të vitit të ri. Angazhimi për trupa ushtarake shtesë nga Mbretëria e Bashkuar në Afganistan përfshin 1.500 ushtarë për vetëm një vit. Ne shpresojmë se do të inkurajojmë të tjerët të shtojnë përpjekjet e tyre. Veç kësaj atje është Ushtria Kombëtare afgane, e cila është e vendosur për të shtuar trupat e saj, nga 94.000 që ka aktualisht, në 134.000, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Për të kthyer vrullin afat-shkurtër ushtarak në sukses afatgjatë, ne duhet të bashkohemi rreth një strategjie të qartë politike. Në qendër të asaj strategjie duhet të jetë vetëdija se suksesi në Afganistan përfshin izolimin e pakicës së udhëhequr nga taktikat ideologjikisht të ashpra, në kohë të plotë, luftëtarët Talibanë, nga shumica e rebelëve që u japin mbështetje Talibanëve në mënyrë që të qëndrojnë të sigurt, të fitojnë para, ose fuqi dhe status. Nëse kryengritja mundet, atëherë shteti afgan mund të bëhet i fortë mjaftueshëm sa për të përballuar luftëtarët Talibanë të cilët, nga ana tjetër, janë të lidhur dhe do të siguronin strehim dhe mbështetje për Al Kaedën.

Për këtë qëllim, trupat shtesë duhet të përdoren për të mbrojtur popullsinë dhe për të izoluar sulmet e ashpra të luftëtarëve Talibanë në tre mënyra.

Së pari, ne duhet të ndihmojnë qeverinë afgane për të fituar besimin e popullit të saj. Shumica dërrmuese e afganëve thonë se ata nuk e duan kthimin e Talibanëve. Por në fshatra rurale dhe lugina të Afganistanit, qeveria ofron aq pak në aspektin e mbrojtjes ose të shërbimeve bazë, dhe rreziku i ndëshkimit nga Talibanët është aq i madh, sa që shumë pak janë të përgatitur aktivisht për t’i bërë ballë rebelëve.

Për ta kthyer këtë raund ne kemi nevojë për të bindur afganët e thjeshtë se ne, komuniteti ndërkombëtar, do të qëndrojmë derisa autoritetet legjitime afgane mund të ofrojnë siguri, drejtësi dhe zhvillim. Ja përse fokusi i Presidentit për të ndërtuar kapacitetin e forcave të sigurisë dhe të qeverisë ishte i rëndësishëm. Përgatitja efektive e qeveritarëve provincialë dhe të qarkut në vend do të jetë aq e rëndësishme për suksesin në këtë luftë, sa edhe trupat shtesë. Sepse me qeveritarët që caktohen në hije nga Talibanët, dhe krijimi i gjykatave të cilat vendosin drejtësi të shpejtë dhe shumë brutale, rreziku nuk është vetëm se administrata Karzai e ka të pamundur të luftojë, por që e ka të pamundur të qeverisë.

Së dyti, ne duhet të ndihmojmë qeverinë afgane ri-integrojë ata militantë të përgatitur për të arritur qëllimet e tyre paqësisht dhe për të jetuar brenda kuadrit kushtetues. Rritja e presionit ushtarak është një bazë e rëndësishme për këtë. Nga rritja e pranisë sonë, dhe nga përdorimi i operacioneve të planifikuara ushtarake, ne rrisim koston e fërkimit me talebanët, dhe inkurajojmë rebelët për të ndryshuar qëndrim. Ne gjithashtu duhet të mbështesim qeverinë afgane për t’i ofruar militantëve një rrugë kthimi në shoqërinë normale afgane. Çdo program ri-integrimi duhet të udhëhiqet nga afganët, por bashkësia ndërkombëtare mund dhe duhet të sigurojë fonde.

Së treti, Afganistani ka nevojë për një marrëdhënie të re me të tjerët në rajon. Për një kohë të gjatë vendi ka qenë një fushë shahu gjeopolitike mbi të cilën janë luajtur luftërat e të tjerëve. Rritja e pranisë ushtarake është një shenjë e qartë për angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e qeverisjes efektive, dhe të ardhmes së sigurt të Afganistanit, jo si një klient i dikujt, por si një vend i sigurt dhe i pavarur me të drejtën e vet.

Vendimet e Presidentit Obama për të kontribuar me trupat amerikane siguron platformën dhe nxit për një përpjekje shumë më të madhe në secilën nga këto tri fusha. Konferenca e Londrës që Gordon Braun ka paranjoftuar për më 28 janar, do të shtrojë rrugën e mbështetjes ndërkombëtare për në Afganistan gjatë 12-18 muajve të ardhshëm dhe do të mobilizojë mbështetjen ndërkombëtare. Ajo do të përqendrohet në forcimin e forcave afgane të sigurisë, ndërtimin e qeverisjes dhe reduktimin e korrupsionit. Përmirësimi i marrëdhënieve rajonale do të jetë gjithashtu një temë kryesore. Ne do të punojmë për të krijuar një program ri-integrimi të udhëhequr nga afganët, të mbështetur nga një fond ndërkombëtar për risistemimin, dhe për të përqendruar vëmendjen në zhvillimin ekonomik dhe social. Dhe konferenca do të jetë gjithashtu një mundësi për të rritur arkitekturën ndërkombëtare civile.

Sfidat në Afganistan janë komplekse dhe do të duhet kohë që të zgjidhen. Por në lojë nuk është vetëm besueshmëria e NATO-s apo stabiliteti i Azisë Jugore, por edhe siguria e qytetarëve tanë këtu në Evropë apo Amerikë. Angazhimi dhe vendosmëria e SHBA-së është e qartë. Tani është e detyrueshme për pjesën tjetër nga ne të marrim në konsideratë forcën dhe burimet tona, dhe të pyesim se çfarë mund të bëjmë më shumë. Në fund të fundit, nuk është thjesht shtimi i trupave që na nevojitet, por politika, gjyqësia, administratorë, ndihmë për zhvillimin, fondet ri-integrimi ose ekspertizë bujqësore.

*Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe