Themistokli Germenji – jeta dhe vepra e tij heroike

0
149

Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri deshira te padegjuara ndonjehere:

1. Të më pushkatoni me gjoksin para dhe jo në shpinë.
2. Të mos më lidhni sytë
3. Komandën për zjarr ta jap vetë

Me 9 nëndor 1917, u ekzekutua në Selanik

Askush nuk është kujtuar për Rilindasit dhe askush nuk u kushton vëmëndjen e duhur për të respektuar themeluesit dhe kontribuesve kryesorë në pavarësinë dhe stabilitetin e shtetit shqiptar, që pas 1912, askush as nga Qarku, Prefektura dhe Bashkia e Korces nuk dergoi një tufë me lule në monumentin e tij; askush nga media, politikanët, ministria e kulturës, nuk ka një njeri që të kujtojë, të flasë e të ngacmojë kujtesën gjithashtu të fjetur të shqiptarëve të sotëm të hutuar gjithsesi nga anarkia dhe konfuzioni social, ekonomik, rendja pas fitimit e parasë, harresës pas qejfeve të vogla e pas librave të absurdit të botuar pas viteve `90, në kontrast me fqinjët, të cilët edhe pse mosbesonjës ndaj shqiptarëve vazhdojnë të respektojnë e të nderojnë heronjtë e tyre, megjithë vështirsitë e njëllojta ekonomiko-finaciare botërore, të cilat kanë prekur ata, ne dhe gjithë botën.

Një nga rilindësit e harruar, që është vrarë me pushkatim në Selanik më 9 nëntor 1917, pra këtë muaj e 94 vite më parë është atdhetari i flaktë, rilindasi fisnik, Themistokli Gërmenji, i cili ruhet në kujtesën historike të Shqipërisë si drejtuesi kryesor i republikës së Korcës nën protektoratin francez të krijuar nga viti 1916-1918, një republikë apo krahinë e cila së bashku me krahinën autonome të Mirditës ishin dy pishtarët e parë që ruajtën të paprekur pavarësinë e fituar më 28 nëntor 1912, në ato vite të luftës së parë botërore ku të gjithë ballkanasit ishin kundër të gjithë ballkanasve, e sidomos kundër shqiptarëve.

Atdhetari Themistokli Germenji lindi ne janar 1871 në Korcën e patriotëve e rilindasve, dhe vdiq i pushkatuar në Selanik me 9 nentor 1917, ishte nje nga rilindësit qe luftoi per pavaresine e Shqipërisë duke u sakrifikuar për të. Historia e tij dihet, por siç e kemi zakon ne shqiptarët harrojmë aq shpejt sa pastaj kur kujtohemi themi, e kush ka qënë ky atdhetar i flaktë, e çfarë ka bërë për Shqipërinë, e përse paska luftuar ky, kot?

Dyshime të tilla nga nihilistë që gjënden qosheve dhe kafeneve të qyteteve tona shqiptare të kohës së tranzicionit shqiptar, duke rrokullisur ndonjë gotë, duke vënë në dyshim çdo gjë e duke u marrë me thashetheme, kanë shkaktuar së bashku me skepticizmin dhe mosbesimin për të ardhmen e disinformimin e zakonshëm të mediave, të cilat harrojnë të kujtojnë heronjtë, rilindësit atdhetarët, por duke vendosur në vend të tyre ca kaposhë mediash televizive, që botojnë dhe libra mediokre dhe disa miss-e këngëtare, artiste të mbaruara fare, kanë shkaktur jo pak konfuzion, debate të panevojshme dhe një mungesë nacionalizmi të frishëm, aq sa Aleanca Kombëtare na duket opsioni më i mirë për të bashkuar thërrimet e atdhetarizmit të shpërndarë kudo në ajrin e ndotur të qyteteve shqiptare, në lumenjtë, liqenet e detrat që lagin Shqipërinë e vogël ashtu si dhe në tokën e bekuar të Shqipërisë por të ndotur e dëmtuar nga amoraliteti i shoqërisë tashmë të zvetënuar shqiptare.

Në këtë terren aspak mirëdashës për heronjtë e përbaltur, ashtu dhe Rilindasi ynë i nderuar Themistokli Gërmenji megjithë veprën e tij madhështore në dobi të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, nuk do të ngjallë ndonjë interes në këtë mjedis sa të kotë aq dhe nihilist shqiptar, pavarësisht nga vendi që zen ë historinë e Shqipërisë, përkujtimi i 94 vite pas vrasjes makabre të tij në Selanik, le të jetë një Requiem për shpirtin e tij liridashës dhe atdhedashës për Shqipërinë dhe shqipëtarët. U pushkatua nga një skuadër pushkatimi franceze, por para pushkatimit Themistokli Gërmenji i kërkoi komandantit të skuadrës së pushkatimit tre gjera: “- Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. – skuadres se pushkatimit t’i jap une vete urdherin per zjarr, -te mos m’i lidhni syte”.

Korça Heroike, kryeqendra e juglindjes dhe vatra kryesore për liri e pavarësi e Shqipërisë së Jugut u themelua pas pushtimit dhe sundimit të perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan në zonën tonë deri në vitin 1018, vit kur u larguan në shtetet e tjera të Ballkanit për të vazhduar pushtimet. Fjala “Korçë”, në sllavisht do të thotë “Dardhë e egër” (ose Goricë). Këtë emër qytetit tonë ia vunë bullgarët para vitit 1018. Edhe sot në disa gjuhë të ndryshme, emri i qytetit tonë shqiptohet në formën “Coritza” (Kóriza), fakt ky që e vërteton mjaft mirë këtë hiptotezë.

(http://ëëë.bashkiakorce.gov.al/site/…aid=342&cid=51) Nga regjistri i Korçës e i Përmetit i kryer në vitin 1431-1432 fill mbas pushtimit osman del se krahina e Korçës u përfshi në një vilajet me qendër në Korçë, të cilën turqit e quajtën “Gjorixhe”. Vetë Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi. Ka histori të shumta por popërmendim këtu një ngjarje kryesore për historinë e Korçës: Shpalljen e Krahinës Autonome më 10 Dhjetor 1916 dhe Formimin e Republikës Shqiptare të Korçës. Historia e shpalljes se Republikës autonome të Korcës është e gjatë por shkurtimisht thuhet se filloi me ndermjetesine e Raul Vinet, një francez instaluar prej kohësh ne Manastir, qe ishte martuar me një korcare.

Themistokliu ishte i mendimit qe Korça te shpetonte nga zgjedha greke dhe ne të ardhmën Konferenca e Paqes të mos ta gjente atë te okupuar prej tyre. Francezet nuk e priten keq atë. Me 8 dhjetor 1916, Themistokliu (së bashku me Sali Butkën), me një fuqi te armatosur prej 2-300 vetash, hyri naten ne Korce. Një ditë me pare francezet debuan nga Korça gjithë mbeturinat venizeliste dhe se bashku me këta, internuan ne Selanik disa nga eksponentet e propagandës greke, si Efrem Gjinin, dr.Llambi Dardhen, Kostaq Nacen, dr.Harisiadhin e tjerë. Me 9 dhjetor u biseduan dhe hollesite për organizimin e administratës shqiptare qe do të themelohej ne Korce.

U vendos qe te shpallej një Republike Shqiptare e Korces, një keshill qeveritar me 12 persona, një gjykatore, drejtori e financave, organe policore dhe te xhandarmerise, drejtoria e arsimit, zyra botërore e tjerë.Frymëzuesi i kësaj ishte Themistokli Gërmenji, burrë shteti e diplomat, i cili u zgjodh prefekti i policisë të Korçës. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë katërmbëdhjetë vetë, shtatë të krishterë dhe shtatë myslimanë, u nisën për në prefekturë.Ata ishin : Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini.

Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerë të tjerë francezë, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qëllimin e ardhjes së tyre. Komandanti i priti me buzëqeshje, duke thënë, se duhet bërë protokoll. U bë protokolli. Kur populli ishin mbledhur përpara prefektures me 10.12.1916, Keshilli qeveritar me ne krye Themistokline erdhi në Prefekture. Aty një toge ushtaresh franceze i priti me nderime te posacme dhe me pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolen ne ballkonin e prefektures duke mbajtur qe te dy nga një fjalim te shkurter. Midis brohoritjeve te popullit u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korces. Keshilli qeveritar kishte funksione te fuqise ekzekutive dhe te asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikës.

Kryesine e Këshillit e mbanin me radhe për një muaj rresht çdo anëtar i saj dhe ky, për atë kohe, zinte vendin e Kryetarit te Republikës. Themistokliu u emerua prefekt i policise, ndërkohë qe një francez perfaqesonte komanden franceze dhe kryente detyrat e një prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe. Koloneli Dekuen u tregua një shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgjë për te ndihmuar mbarëvajtjen e Republikës. Hinterlandi i kësaj republike ishte shumë i ngushtë. Sali Butka qëndronte ne Melcan e ne Boboshtice.

Francezet bene c’është e mundur për ta bindur atë të vinte ne Korce e te bashkëpunonte me ta. Derguan ne Melcan një delegacion shqiptar bashke me një major francez, te cilët e keshilluan te dorezohej por gjenerali Sali nuk e pranoi, megjitheqe ngritja e flamurit ne Korce Saline e kishte kënaqur. Ai e gjente ne interes te Republikës qëndrimin e tij jashtë valles dhe e quante si një sigurim me te mirë për poziten e Themistokliut, i cili për çdo eventualitet kishte një vend ku te mbeshtetej.

Sipas protokollit të 10 dhjetorit, qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata, do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Si u bënë këto biseda, të cilat u përkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga të dyja palët. Pastaj, Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte për nder flamurit, kurse populli thërriste me gëzim : – Rroftë Shqipëria !

Krahina “autonome” e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut.

Por gjatë vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rëndë, prandaj Venizelua kishte filluar te loste intrigat e tij kundra Republikës, te cilën e kishte hale ne sy dhe e shihte si një pengesë serioze për realizimin e aspiratave te tij mbi Korcen. Ai e dinte se tërë këto suksese te Republikës se Korces i detyroheshin personit te Themistokliut. Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Këta filluan intrigat kundër Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kundër tij disa persona me influence ne Korce. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Këta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u pergatit një peticion kundër Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marrëveshje te fshehta me kundershtarin. Komploti u pergatit si duhet.

Mbasi u muar si duket edhe pëlqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, një mbrëmje, një kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korce te cilët u drejtuan për ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan këtë për ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e të mos u dorezohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshem e duke patur besim ne drejtesine franceze, u dorezua menjehere dhe u nis bashke me ta për ne Selanik. Atje, brenda tri katër ditëve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua për aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marreveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi këtë aktivitet.

Ai insistoi duke thënë se pas marreveshjes kish vepruar besnikerisht dhe si një aleat i vërtetë me francezet dhe kerkoi qe të mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marreveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor për aktivitetin e tij te meparshem duke e denuar me vdekje. Mbasi dënimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtën e Presidentit te Republikës Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtesisht dhe tradhetisht. Populli i Korces dhe veçanërisht shoket e Themistokliut ishin te shqetësuar për fatin e tij.

Ne mëngjes kur pritnin ndonjë lajm mbi fatin e tij, pane qe shetitnin nëpër rrugët e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vënë nëpër dritaret mitraloza. Ne orën 9 te asaj ditë, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Këshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte një person i ashper e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur ne lufte pesë djem. Pra, me brutalitetin e tij qe e karakterizonte i njoftoi këshillit qeveritar pushkatimin e Themistokliut dhe i kercenoi këta, se në rast te ndonjë manifestimi, kishin për t’u marrë masa te rrepta. Gjithashtu i porositi qe te keshillonin popullin te mbante gjakftohtesine dhe te qëndronte i urte. Sigurisht nuk ngjau asgjë.

Ai u ekzekutua padrejtësisht në Selanik të Greqisë më 9 Nëntor 1917 me vendim të një gjykate ushtarake franceze. Në atë kohë u miratua “Protokolli i Republikës së Korçës”, I cili pati vetëm një vit jetë, por edhe me kaq pak kohë kjo periudhë do të linte gjurmë të mëdha në jetën e kazasë së Korçës. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qëndrimi politik i Frances. Qe atë ditë u shpall mosekzistenca e Republikës se Korces. Emri i Republikës u nderrua ne emrin kazave-qeveritare e Korces. Keshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Këshillit te Paresise (Conseil del notables). Ky keshill u formua nga persona te tjerë me konservatore. Kompetencat e këshillit u kufizuan krejt.

Por më 16 shkurt 1918, 1 vit pas vrasjes së Themistokli Gërmenjit më 7 nëntor 1917, protokolli abrogohet. Lufta ballkanike dhe “Lufta e Madhe” përfundon në vitin 1918. Më 20 Maj 1920, Parisi vendosi që trupat franceze të lënë kazanë e Korçës deri në 28 maj kur filloi tërheqja e tyre. Republika “autonome” e Korçës, megjithë sukseset që pati, nuk jetoi gjatë. Që kur u krijua, u prit në mënyrë armiqësore dhe të ashpër nga shovinistët grekë dhe qeveria italiane.

Në 24 Maj 1920 u mbajt në fshatin Kapshticë protokolli greko-shqiptar i njohur si protokolli i Kapshticës, i cili në atë kohë siguroi kufijtë e Korçës dhe detyroi të mbante larg forcat shoviniste greke. Po këtë muaj populli dhe qeveria e Korçës u bashkua me atë të Tiranës duke zyrtarizuar kështu bashkimin e Korçës me Shqipërinë

Me 1998, Republika Franceze vendosi të njohe pafajësinë e Themistokli Germenjit dhe Ambasadori Francez ne Tiranë, Krismant vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë. Kaq për të kujtuar një aleat të ndershëm, por edhe një nga Shqiptaret e pakte që diti të nxjerre nga turbullirat e luftës botërore dhe nga pretendimet fqinje, të paprekur qytetin e tij. Për Republikën Autonome të Korces ka shkruar me vërtetësi funksionari kolonjar Sejfi Vllamasi.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.