THE ECONOMIST: Shqipëria ua ka shpifur të gjithëve (SHKRIMI I PLOTE)

0
71

Nga Tim Judah, The Economist

Gjatë një takimi me një zyrtar të lartë të Bashkimit Europian së fundmi, i përmenda faktin se do të shkoja në Shqipëri. Mërmëriti diçka nëpër dhëmbë, të cilën nuk mund ta përsëris këtu, dhe u largua, mesa duket i irrituar nga përmendja e emrit të vendit. Mund ta kuptosh pse. Më 8 maj vendi votoi për zgjedhjet lokale. Mbi një muaj më vonë ne nuk e dimë ende se kush është kryebashkiak i Tiranës. Nëse shqiptarët nuk mbajnë dot as zgjedhje lokale pa rrezikun e shpërthimit të dhunës, mendojnë eurokratët, ata nuk mund të presin dashuri nga Brukseli.

Edit Harxhi, zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, pajtohet. “Për mua është jashtëzakonisht dëshpëruese,” thotë ajo. “Zgjedhjet ishin më të mirat që kemi mbajtur gjer më tani, dhe kishte vetëm disa probleme të vogla.” (Opozita socialiste nuk do të pajtohet më këtë vlerësim rozë). Rezultati neto, thotë zonja Harxhi, është që “integrimi drejt BE ka ndaluar tani për tani”.

Kjo është një përmbledhje e thjeshtëzuar e asaj që ka ndodhur në Tiranë. Qytetarët në kryeqytet votuan në katër kuti të ndryshme: për kryebashkiakun, këshillin e qytetit dhe sërish për çdo minibashki të qytetit. Edi Rama, lideri i socialistëve, ka qenë kryebashkiak që nga viti 2000 dhe po kërkonte të rizgjidhej.

Ndërsa numërimi i afrohej fundit, u bë e qartë se rezultati do ishte ekstremisht i ngushtë.

Në fund, Rama doli dhjetë vota përpara rivalit të tij, Lulzim Basha nga Partia Demokratike në qeverisje.

Demokratët thanë se disa vota për kryebashkiak ishin hedhur në kutitë e gabuara: nëse do të numëroheshin, thanë ata, njeriu i tyre do të fitonte me 81 vota. Rregullat dukeshin të paqarta. Numëruesit e votave ishin udhëzuar që të mos numëronin fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara, por nuk kishte rregulla në Kodin Zgjedhor që mbulojnë një çështje të tillë. Tani autoritetet zgjedhore tregojnë se Basha është fitues.

Socialistët apeluan në Kolegjin Elektoral, trupën më të lartë zgjedhore në Shqipëri. Çështja e tyre u rrëzua, por mbrëmë një tjetër padi u pranua pjesërisht.

Megjithatë ata sërish pretendojnë se autoritetet zgjedhore ndryshuan rregullat gjatë numërimit dhe se në kuti kishte më shumë vota se votues.

Aldo Bumçi, kryetar i Partisë Demokratike për Tiranën, e përshkruan manovrën socialiste si një “manipulim artificial”.

Nëse autoritetet vendosin në favor të Ramës, thotë Bumçi, ne do e pranojmë këtë, por ai thotë se partia e tij nuk do e lëshojë fitoren në mënyra të tjera. “Ne duam që çdo votë të numërohet dhe zoti Rama nuk e do këtë. Kjo është diferenca.”

Zoti Rama, nga ana e tij, mendon se demokratët po kënaqen me zanatin e vjedhjes së zgjedhjeve, që ndodhi së fundmi edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

“Është një vjedhje në mes të ditës,” thotë ai. “Shqipëria ka ngecur për shkak se nuk mban zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Siç sugjeron vota e Tiranës, shqiptarët janë të ndarë në mes për këtë çështje. Kushdo që bëhet kryebashkiak i Tiranës do të shihet si ilegjitim nga gjysma e popullatës së qytetit. Dhe bllokimi në Shqipëri do të vijojë.

————— english, original —————

Albania’s disputed election
Why everyone is sick of Albania
Jun 14th 2011, 16:25 by T.J. | TIRANA

RUNNING into a senior European Union official recently, I mentioned I was going to Albania. He muttered something I cannot repeat here and walked off, apparently irritated even by the mention of the country’s name. You can understand why. On May 8th the country voted in municipal elections. Over a month later we still don’t know who the mayor of Tirana is. If Albanians can’t even hold a local vote without the risk of violent disruption, think Eurocrats, they should not expect any love from Brussels.

Edith Harxhi, Albania’s deputy foreign minister, concurs. “For me it is extremely depressing,” she says. “The election was the best we have had so far, and there were only minor problems.” (The opposition Socialists would not agree with this rosy assessment.) The net result, says Ms Harxhi, is that “EU integration has stopped for now.”

Here is a simplified summary of what happened in Tirana. People in the Albanian capital voted in four separate elections: city mayor, city council, and the same again for their own part of town. Edi Rama, leader of the Socialists, has been mayor of Tirana since 2000 and was seeking re-election to the town hall (pictured on the right of the image above).

As the counting neared its end, it became clear that the result was extrmely close. In the end Mr Rama emerged ten votes ahead of his rival, Lulzim Basha, from Albania’s governing Democratic Party.

The Democrats said that several votes in the ballot for mayor had been cast in the wrong box; if those votes had been counted, they said, their man would have won by 81 votes. The rules seemed unclear. Ballot-counters had been told not to count voting papers placed into the wrong box, but there are no rules in the electoral code covering such cases. Yet the election authorities indicated that Mr Basha was the winner.

The Socialists appealed to the Electoral College, the highest electoral court in Albania. Their case was rejected, but last night another was, partially, successful. Their case rests on the claim that the election authorities changed the rules during the counting, and that under the new court there appear to be more votes in some boxes than there were voters.

Aldo Bumci, chairman of the Democratic Party, describes the Socialist manoeuvring as “artificial manipulation”. If the authorities decide in favour of Mr Rama, says Mr Bumci, “we will accept it,” but he says the party will not concede victory otherwise. “We want every vote to count and Mr Rama does not. That is the difference.”

Mr Rama, for his part, thinks the Democrats are indulging a habit of stealing elections last seen in the 2009 parliamentary vote. “It is daylight robbery,” he says. Albania is stuck because “it does not have free and fair elections.”

As the Tirana vote suggests, Albanians are split down the middle on the issue. Whoever becomes mayor of Tirana will be seen as illegitimate by half the city’s population. And Albania’s stalemate will continue.