Bota Sot | 01.01.2013
Nuk është diçka e re kur themi se Kosova mbijetoi dje dhe vazhdon të mbijetojë edhe sot, kur përqindja e papunësisë është nga më të lartat jo vetëm në Evropë, por, ndoshta, edhe në botë.
Grabitja e turpshme e mërgimtarëve
Mërgata shqiptare ndikoi dhe mundësoi padëgjueshmërinë e qytetarëve të Kosovës, ndaj pushtuesit serbo-sllav, duke zgjidhur problemin bazë, jetik: kafshatën e bukës. Por, Hashim Thaçi, duke u bërë përfituese edhe familja e tij, sepse i vëllai, Ganiu qe caktuar “rastësisht” për menaxhimin e Shoqatës së sigurimeve Të Kosovës, e cila mbledh haraç nga mërgimtarët, nga ngulimet në pikat kufitare të kompanive të sigurimeve rreth e rreth Kosovës, qëllimshëm nuk ua njeh sigurimin bazë mërgimtarëve, i pranuar me standardet e Evropës! Një grabitje të tillë, sa të turpshme, aq edhe kriminale, nuk e meritojnë mërgimtarët tanë, të cilët, për dekada radhazi, derdhin valutat e tyre në familje dhe në shoqërinë e Kosovës.
Me qëllim të vjeljes të parave nga mërgimtarët, qeveria e Hashimit ndërroi dhe përshtati ligjet, duke zgjatur vitet e vjetërsisë të prodhimit të makinave, duke vënë doganë, e cila, në shumë raste, kalon edhe vlerën e blerjes së makinës!
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)