Tetë ministra të Jashtëm, lobim pro shqiptar në BE për statusin

1
36

ResPublica.al | 14 dhjetor 2013

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtem të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton. Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon.

Ata argumentojnë në letrën dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe kryesuesit të Këshillit Europian, se Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë, duke miratuar me shumicë të gjerë votash në Kuvend tre ligjet e mbetura, ai për Gjykatën Administrative, administratën publike dhe reformen parlamentare.

Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se zgjerimi i BE ka një fuqi transformuese dhe efekte qendrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëve të BE-së, shkruhet në letër.

Zh.

1 COMMENT

  1. Nuk do ta konsideroja aq fitore marrjen e statusit sa kjo qe fituam: Ne komentet qe percjellin qytetaret, ka nje zgjim dinjitoz ne kendveshtrimin e raporteve te Europes me ne shqiptaret. “te shohim me mire vetveten… punen tone… ta bejme veten qe Europa te trokase te ne dhe pastaj, e pse jo, ti themi prit, te shohim”…”Kleçka” Hollanda, ose “delja e zeze”,s’beri gje tjeter veçse te perkujtojme ata mijera boshnjake te vrare per te cilet Hollanda u be dorezane. Ben pershypje edhe nje fakt: Nder shtetet qe bejne apel pro statusit, jane “asent” ata shtete qe,kur fatet e shqiperise jane shtruar ne tryezat e tyre, na kane mohuar edhe ata çka ishte e jona. Gjithashtu, qytetari shqiptar, pas fasades europiane, zbuloi hipokrizine, intrigen, mos sinqeritetin – kostanten e perhershme te politikes europiane ndaj nesh. Mbase, qytetari shqiptar, nuk e meritonon statusin vetem per nje gje: nuk mund te popullojme parlamentin europjan me deputete qe vine nga levizje e partira neonaziste, nacionaliste e ultranacionaliste (me zi se naziste). Jo se kane munguar dhe do te mungojne politikane aventuriere per ndermarrjen e nismave te tilla, por te ne nuk gjejne terren pjellor. Ky eshte nje leksion demokracie qe qytetari shqiptar, i cili “nuk meriton statusin”, u jep si mesazh qytetareve te vendeve anetare te BE dhe politikaneve te tyre. Pra ne nuk humbem, perkundrazi fituam. Humbi Europa. Ajo e tregoi veten qe nuk eshte transformuese, por koreduese e vetvetes.

Comments are closed.