Der Spiegel, 20 Korrik 2012
Enver Hoxha ishte sundimtari më i palëkundur i bllokut lindor. Edhe për kundërshtimin më të vogël, përfundoje në burg ose i vdekur. Hoxha u përpoq me anë të ligjeve penale dhe masakrave, të largonte popullin nga feja. Ai u grind fillimisht me Jugosllavinë, më pas me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.
Kur vdiq në vitin 1985, Shqipëria ishte izoluar nga bota e jashtme.
Megjithatë, pasuesit e tij ndërtuan në zemër të Tiranës në nderim të tij një piramidë prej çeliku, betoni e xhami- tre vjet përpara se komunizmi të shembej edhe në Shqipëri.
Monumenti 22 metër i lartë ka vuajtur shumë që prej atëherë. Mermeri carrara është hequr nga veshja e jashtme dhe është shitur në pazar.
Në Piramidë sot ka zyrat qendrore transmetuesi televiziv Top Channel. Por qeveria kërkon të shembë këtë ndërtesë. “Shpirtit të diktatorit i duhet bërë ekzorcizëm,” – thotë kryeministri Sali Berisha. Në vend të saj, ai kërkon të ndërtojë aty parlamentin e ri.
Por kjo ka nxitur rezistencën: 6 mijë shqiptarët kanë protestuar me një peticion kundër prishjes së godinës, mes tyre edhe shkrimtarë, gazetarë dhe arkitektë, që në periudhën e Hoxhës ishin në burg.
Argumenti i tyre: tmerret e së kaluarës nuk mposhten me fadromë. Ata gjithashtu kanë një frikë se zyrtarët e qeverisë synojnë të pasurohen me projektin 50 milion eurosh.