TemA TV/ VIDEO – prova që rrëzon gjykatën: Ja se si vriten protestuesit me dashje

0
55

TemA, 7 Shkurt 2013

Vrasja e 4 protestuesve në 21 janar 2011 ndodhi në sytë e publikut dhe mediat fiksuan qartë autorët e krimeve.

Pamjet që kanë bërë xhiron e botës, dëshmojnë momentin kur njëri prej protestuesve, që qëndronte me duar në xhepa përpara selisë së kryeministrisë, rrëzohet nga një plumb i dalë nga armët e gardës pak metra përballë tij.

Megjithëse viktima Ziver Veizi nuk po bënte asnjë tentativë për të hyrë brenda “vijës së kuqe”, pra rrethimit të kryeministrisë, ai u qëllua drejtpërdrejt.

Gardisti që shkreh armën mbi protestuesit është pikërisht Agim Llupo, që për gati 2 vite nën akuzë për vrasje qëndroi në qeli. Por paraditen e sotme ai fitoi lirinë, falë një vendimi gjykate, në të cilën citohej se “prokuroria nuk kishte provuar vrasjen me dashje”.

Kjo është një video-provë që rrëzon vendimin e sotëm të Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, se gardistët nuk kane qëlluar me dashje mbi turmat.

Në pamje duket qartë, gardisti Agim Llupo që nuk qëllon me armën e tij në ajër, por drejt protestuesve. Për pasojë Ziver Veizi humbi jetën.