Pas një serie mitingjesh entuziaste në Përmet, Tepelenë dhe Berat, Partia Socialiste ka organizuar një tjetër miting gjigand në një bastion të së djathtës, në Peshkopi.
Sheshi është mbushur si rrallë ndonjëherë dhe entuziazmi ka qenë i jashtëzakonshëm. Pas Kukësit, mitingu i Dibrës është një tjetër sinjal se ajo që quhet mungesë e frymës është vetëm një shpikje mediatike.
“Jam jashtëzakonisht i mrekulluar nga kjo pamje, dhe kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë për Dibrën që do t’i bëjmë realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit që Dibra të mos jetë e izoluar. Pas 23 qershorit Dibra nuk do të jetë më e rrënuar, Dibra nuk do të jetë më e braktisur. Numri 29 është numri i bekuar që do të çlirojë energjitë dhe pasionet e këtij populli për një liri dhe rilindje kombëtare”, tha Rama përpara të pranishmëve./ep