TemA TV/ Ilir Bejtja poezi Jozefinës: “Oh sa na kënaq, të lutem na lër të të puthim në faqe” (VIDEO)

0
75

TemA Online, 18 Prill 2013

Seanca e sotme, përveç tensioneve, ka sjellë edhe moment humori. Një të tillë e ka shkaktuar deputeti socialist, Ilir Bejtja, që në fund të fjalës së tij ka recituar një poezi për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Bejtja fillimisht ka sulmuar ashpër ish-deputetin socialist, Kastriot Islami, që sipas tij ka sharrë dhe fyer deputetët socialist.

“Kur shan kolegët socialist, duhet ta mbushë gojën me m.. dhe t’i bëjë mirë tradhtarit dhe renegatit”, ka thënë Bejtja gjatë fjalës së tij, gjë që ka sjellë reagimin e Topallit, e cila i ka thënë të bëjë kujdes me mënyrën si flet.

Poezia për Jozefinën:

Zonja Jozefina, Zonja Jozefinë
Me kët që bën, KQZ-në që vjedh
Oh sa na kënaqe
Për gjithë këtë turp, që mbi shpinë na hedh
Të lutem na lër të të puthim në faqe

Pas poezisë, Topalli është shprehur se, “t’i meriton tamam një patent të budallallëkut me këtë që bën more djalë. Po i pafejum tërë jetën ke me mbet. Kush t’i jep faqet ty”./b.l