Bardhyl Mahmuti
Politika e fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve arkeologjike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shqiptarët, përvetësimi i monumenteve ortodokse shqiptare, shkatërrimi i monumenteve islame e katolike si dhe pyllëzimi i Maqedonisë me kryqe ortodokse sllave karakterizojnë politikën dominante të institucionet shtetërore të Maqedonisë.
Kjo strategji antishqiptare, që hyn në funksion të interpretimit ideologjik dhe fetar të së kaluarës, të së tashmes dhe të ardhmes, bëhet edhe me bekimin e partive politike shqiptare që marrin pjesë në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare.
Për kontributin e madh në këtë politikë antishqiptare, Bashkimi Demokratik Shqiptar ua uron Festën e Velikdenit Pravosllav Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit,
të cilët, përmes përfaqësuesve të vet në institucionet shtetërore të Maqedonisë, me rrotacion, i dhanë legjitimitet politikës së fundamentalizmit ortodoks maqedonas!
Shpresoj se Ali Ameti dhe Menduh Thaçi do të marrin guximin që t’i thyejnë vezët publikisht!
Ky akt do të ishte akti më fisnik që mund të bënin në dobi të shqiptarëve sepse do të kontribuonte në heqjen e iluzioneve që fatkeqësish mbretërojnë ende te një pjesë e popullit shqiptar! Populli do të shihte se vezët e tyre janë të kllukëta dhe se as ndryshimi i ngjyrave të vezëve të kllukta e as zierja e tyre nuk mund t’ua fsheh afatin e skaduar kombëtar!
Bashkimi Demokratik Shqiptar uron Festën e Pashkëve të gjithë të krishterëve që ruajnë edhe kuptimin metaforik të kësaj feste për rilindjen dhe kalimin e një populli nga robëria në liri!
Je të jetë kjo Festë edhe një lutje për lirinë e popullit shqiptar në Maqedoni!
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
4 prill 2010