Shekulli, 13.11.2012
Më shumë se 70 mijë persona kanë nënshkruar një peticion në faqen online të Shtëpisë së Bardhë, kërkojnë shkëputjen e Teksasit nga SHBA-të.
Peticioni është publikuar në internet me 9 nëntor dhe brenda pak ditëve ka marrë një numër kaq të madh nënshkrimesh.
Përveç Teksasit dhe 18 vendet të tjera kanë krijuar peticion në mbështetje të shkëputjes nga SHBA por Teksasi ka më shumë mbështetës.
Sipas rregullave tani presidenti Barak Obama ose një anëtar i stafit të tij ose të administratës do t’i duhet të trajtojë numrin dërrmuese të votave që kërkojnë që Teksasi të ketë qeverinë e vet. Hapi tjetër do të jetë një përgjigje zyrtare për këtë peticion.
Rick Perry, guvernatori i Teksasit e ka kundërshtuar këtë peticion duke thënë se beson tek bashkimi i madh i SHBA-ve.
/RT/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./







