Nga Arben I. Kastrati, 16 gusht 2012
Muaj me parë, ne spitalin e Prishtines, kur u zgjova dhe u ktheva nga ku kisha qene, konstatova se ishte dita e takimit me Arbnin, ne kafenene tone te preferuar.
Keto kater apo pese vitet e fundit, ne kishim krijuar nje ritual. Takoheshim fundjavave dhe qendronim per ore te tera ne kafenene tone te preferuar, ku nen konsumimin e kafeines e nikotines, elaboronim ndodhite e javes, trajtonim temat akute kombetare, artin e berjes politike, artin e kulturen, enderrat e mia…
Gjate tere atyre oreve qendrimi ne kafene, Arbni nga kutia e metalte qe mbante para vetes, çdo 15 – 20 minuta, nxirrte nga nje hapje, te pinte. Hapjet qe duhej te pinte dhe kohen kur duhej t’i pinte, i kishte te shenuara ne kopertinen e kutise se metalte. Parkinsoni kishte kohe qe e mundonte. Hapjet ishin domosdo qe te mundte te qetesonte te dridhurat e pandalshme. Une do isha dorezuar prej kohesh. Por jo Arbni. Ishte teper i forte per t’u dorezuar.
U shqetesua shume, kur kuptoi se ndodhesha ne spital. Teksa shume njerez prisnin vdekjen time, Arbni angazhohej te rroja…
Une ika ne Struge (ne rehabilitim), Ai iku ne piedestal, aty ku rronte viteve te fundit.
Komunikimi yne vazhdoi permes celulareve. Ishte i vetmi jofamiljar qe interesohej per gjendjen time.
Para se ta krijonim kete ritual takimi fundjavave, Arbni me nxori nga nje depression i thelle, nga aty ku s’dilte njeri. Me mori nga thellesite e depresionit e me nxorri ne siperfaqe. Me dhuroi nje jete te re. Dhe gradualisht, si doktori – pacientin, me nje terapi te ngadalte por te sigurt, me injektonte me optimizem.
Ai i ipte kuptim shqiptarit. Me mbushte me kuptim. Me bente krenar qe isha shqiptar.
Ai ishte i qete. Qetesia e tij ishte e persosur. Ai ishte i persosur. Dhe une kisha kenaqesine e privilegjin ta takoja çdo jave persosmerine.
Me mesonte te doja, se urreja shume dhe isha transparent ne urrejtjen qe shfaqja karshi fenomeneve dhe individeve. Shtensiononte çdo gje para vetes.
O Zot, sa motivues qe ishte. Fillova te punoj serish. Ishte mentor i punes sime. Komplementonte, gjykonte dhe uronte çdo arritje timen.
Dhe gjate qendrimit tim ne Struge, ndjeja mungesen e Arbnit. Ndjeja nevoje per qetesi edhe pse isha krejt i vetem. Ndjeja nevoje per persosmeri edhe pse liqeni ishte i persosur.
Se si ndjeva nevoje ta pyesja se si ishte me shendet. I deftova se vazhdoja te enderroja. Se mbeta enderrimtar. Nuk marr pergjigje. Dhe dy dite me pas, te merkuren e dates 08. 08. ne ora 13:05, me kthen pergjigje: “Pse, a eshte keq te jesh endërrimtar?!”. Mund te zgjohem, dhe mund te me prishet koncepti, desha t’i shkruaj, por i shkrova: “Eja ne Struge te hamë peshk e te pime vere…te festojme, se skenari “Ngasesi” qe ti e kishe pelqyer shume dhe kishe qeshur pafund, eshte mbeshtetur nga QKK-ja…”
Nuk marr me pergjigje nga Ai. Ne mbremje kuptoj se gjendet ne koma, ne spitalin e Shkupit. Komunikoj çdo dite me Nysretin, shoferin e tij. Me informon per gjendjen e tij. Arbni eshte me mire. Do ta sjell Arbnin diten e takimit tek kafeneja juaj e preferuar.
Dita e takimit. Kafeneja ku takoheshim fundjavave, ishte mbyllur pergjithmone. Nysreti me sjell lajmin ne vend te Arbnit. Arbni kishte ikur nga kjo bote . Une vazhdoj ta pres ne kete bote, tek kafeneja e mbyllur pergjithmone. Une vazhdoj te enderroj. Mbeta enderrimtar. Degjoj serish zilen e porosise. Serish mesazhin e fundit nga Arbni “Pse, a eshte keq te jesh enderrimtar?!”. Mund te zgjohem, dhe mund te me prishet koncepti, desha t’i shkruaj serish.
Por nuk i shkrova ate qe mendova. I deftova se po e prisja para kafenese sone te preferuar. Dhe gjersa po e pres, vazhdoj te bej ate qe di me se miri, te enderroj. Kafeneja u hap. Arbni do vonohej pak, por do vinte – serish. Deri sa te vijë, do pi nje gote vere te kuqe…Te pres te vish tek kafeneja jone e preferuar…Mos u vono…Une kam nevoje per ty…Kombi ka nevoje per ty…Dhe pi nje gote me fund per shpirtin e tij…Te prehesh ne paqe miku im i perjetshem…
Mirutakofshim!