“Të plasë zonja Merkel për rrugët tona” (FOTO)

0
61

TemA Online, 18 Korrik 2012

Gjendja e keqe e infrastrukturës rrugore në vend, sidomos në jug, vazhdon që të denoncohet nga ana e deputetit socialist, Erion Braçe. Ky i fundit ka ironizuar madje me kryeministrin Berisha, që thotë se kemi një bum ekonomik. Sipas Braçes, Merkel duhet të plasë nga inati, pasi rrugë si tonat nuk mund të ketë.

“Tani sapo kalova në “Mrekullinë infrastrukturore” Lushnjë- Berat!! Gropat 30 cm të thella e të mbuluara nga uji-më keq nga java në javë! Ky është bumi ekonomik i Salih Argita Shkëlzen Berisha! Të plase zonja Merkel, të plasë! S’i bën dot rrugët me kaq gropa në Gjermani!”, shprehet deputeti socialist, duke e shoqëruar këtë denoncim edhe me foto.