Nga Rrezart Kalaja
Në Kosovë tashmë janë tri parti që me aktivitete e tyre janë me orientim fetar islamik që e nxisin ekstremizmin. Është “Partia e Drejtësisë” (PD) e Ferid Aganit ishte nën strehën e qeverisjes së korruptuar të Hashim Thaçi, ku vet kryetari Ferid Agani ka qenë ministër i shëndetësisë. Në këtë ministri pati disa skandale te njëpasnjëshme. “Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim” (NDZh) e e cila po ashtu punon me intensitet të pa ndërpre në shërbimin e huaj kundër Kosovës. “Lëvizja Islame Bashkohu” LISBA e Arsim Krasniqit dhe Fuad Ramiqit, ky i fundit i zbuluar si agjent i UDB-ës jugosllave qe disa vite, po edhe ish ushtarak i ushtrisë jugosllave që bëri terror kundër Kosovës, sa ishte nën okupimin e saj. Që të tria veprojë kundër Kosovës dhe sovranitetit të saj.
Predikuesit e ekstremizmit islamik përmes fesë tradicionale që kemi si popull! Këto figura janë përgjegjësit kryesor për gjendjen aktuale në Kosovë të ballafaquar më terrorizëm!
Një shumicë e anëtarëve të këtyre tri partive janë praktikues të fesë dhe kanë orientime fundamentale islamike me theks të veçantë ekstremizmin, vrasjen, prerje kokësh dhe terror, duke e kultivuar ekstremizmin islamik në Kosove. Kjo u pa ma së miri si pasojë e kësaj ishte arrestimit i 40 terroristeve të këtyre ditëve. Po sikur të mbetet me kaq, kishte me qenë gjysma e të keqtit!…
– Medalja është se deri me tash nuk po dihet saktë numri i pjesëmarrësve në Siri, Irak e Iran, që po luftojnë gjëja në kuadrin e kalifatit në kornizat e shteti islamik?.
Në këtë luftë që vdiqën po i afrohen edhe 100 djemve tanë të manipuluar nga këto parti dhe imamët-hoxhallarët mashë e huaj. Partitë islamike nën ombrellën e ish kalifatit osman të regjistrohen si parti, të formuara nga Rexhep Taip Erdogani nga Turqia, së bashku me ndihmën e parlamentit turk, BIK-ut, forcave serbe me financë nga Moska dhe Shtetet arabe, me moton të rreshtohen kundër ish liderit shqiptar Ibrahim Rugovës dhe orientimit të tij shqiptaro-evropian dhe shqiptaro-amerikan.
Si parti me shumë ndikim dhe me influencë ne formimin e tyre dhe përkrahje ne mënyra direkete dhe indirekte është edhe AKR-ja e udhëhequr nga Behxhet Pacolli i cili ka financuar ndihmuar dhe organizuar në rritjen e ekstremit islamik me veprime xhihadiste. Pompozitet i madh se do ta ndihmoj Kosovën ky biznesmen kanë rënë në ujë!
Nuk përjashtohet edhe aktiviteti negativ i VV qe i përkrahë në formë verbale këto forca për inate të PDK-së së Hashim Thaqit! Kjo e fundit me aktivitet të tilla vetëm sa do ta izoloj vetveten dhe me këtë politikë do të shkojnë drejtë vete flijimit !
Çka do të humb Kosova përmes ekstremizmit xhihadist dhe terrorit?
1 . Imazhin e vet ndërkombëtar!
2. Humbjen e djemve tanë në luftërat e huaja pa kurrë far kriteri!
3. Humbjen e trendit politik në frontin e hapur me Serbinë!
4. Aktivitetet e tilla kërkon te hyjnë në sferën politike pa fakte vetëm me një libër të shenjt kuranit që u botuar që 1000 vite, pa u thelluar në lëmit e shkencës, kulturës dhe artit! Lind pyetja se me çka mundet me dal si konkurrente në baraspeshim me popujt tjerë!!!
5. Me politikën e tillë të këtyre forcave Kosova po i humb edhe pak miq qe i ka në shtetet islamike që ndikojnë edhe në ftohjen e marrëdhënieve, po edhe mos njohjes së Kosovës edhe ma tutje!
6 . Qëndrime të këtyre partive dhe ekstremit islamik po e shtyn Kosovën ne liberalizimin e vizave për në shtete e perëndimit dhe integrimit të saj në familjet e mëdha të Evropës, që na ndihmuan me çliruar vendin nga okupatori serb!
7. Aktivitetet e ekstremizmit dhe xhihadizmit, po i shkojnë për shtati Serbisë me një tezë të vjetër së shqiptarët janë “pjellë e terrorizmit islamik” dhe popull me bishta etj.
8. Po që vazhdon kështu ne, vetëm do ti sjellim mund vetvetes, kur dihet se ShB-aja nuk lëshon pe, kur ka harxhuar me miliarda euro me çliruar Kosovën !
9. Duhet të dihen se këto grupe terroriste, po gjykohen edhe nga vet popujt e Sirisë, Irakut, Iranit dhe Egjiptit qe është duke u derdh gjak, prandaj ky gjykim duhet të jetë aktual edhe të ne !
10. Për ta rehabilituar gjendja në Kosovë, duhet që me dekretligj të ndalohen këto parti me orientim të religjionit islamik. Vetëm e vetëm në Kosovë u praktikua një gjendje e tillë dhe askund tjetër në botë. Këtu u lejuar partitë islamike të regjistrohen dhe të veprojnë politikisht kundër Kosovës, pran syve të popullit në shekullin e21-te, shqiptaret po shkojnë drejt vetëvrasjes. Zgjohuni sa nuk është bërë vonë!!!