Të mbrojmë Kushtetutën Shqiptare nga sheriatistët

0
42

Nga Paul Tedeshini

Dje me daten 2 Tetor, 2013 lexova ne gazeten TEMA (http://www.gazetatema.net/web/2013/10/02/selim-muca-me-pelqen-me-shume-irani-se-eshte-i-vetmi-vend-ku-zbatohet-zyrtarisht-sharia/ ) se kreu i “Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Selim Muça ka deklarue: “ Më pëlqen më shumë Irani se është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia”. Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA. Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia. Muça shkon edhe më tej kur deklaron se myslimanët në Shqipëri nuk e kanë besuar kurrë propagandën anti- iraniane, të përhapur nga media perëndimore”.

Para se te vlersojme kete deklarate publike te Selim Muçes studjova ne internet çka asht sheriati opo sharia, nga ku shkeputa disa pjese tekstuale dhe te plota rreth thelbit te sheriatit si ma poshte:
Spjegimet (simbas sitit http://sq.wikipedia.org/wiki/Sheriati ):

Termi sheriat ose sharia cilëson të drejtën islamike; ai përmban tërësinë e rregullave të zotit që kanë të bëjnë me veprimet e njeriut. Ligjet e sheriatit janë të detyrueshme për të gjithë njerëzit në një shoqëri islamike, edhe për jo-myslimanët. Sipas tij, njeriut i duhet ta pranojë të drejtën islamike me kufizimet dhe kontradiktat e saj pa bërë kritikë. Si instruksion i pagabueshëm detyrimesh, ai përfshin të tërë jetën fetare, politike, shoqërore, shtëpiake dhe individuale si të myslimanëve ashtu edhe të atyre me besim tjetër (dhimmi) në atë masë që mënyra e jetës së tyre publike mos t’i bëhet në asnjë mënyrë pengesë as fesë islame dhe as myslimanëve. Unifikimi i fesë me jurisprudencën në një sistem shtetëror sjell me vete edhe unfikimin e fesë me shtetin. Liria e individit në ligjet e sheriatit është shumë më e kufizuar se në drejtësinë perëndimore. Zoti vlen në këtë sistem ligjor si ligjvënësi suprem.

Statusi juridik për njerëz dhe popuj të ndryshëm
Sheriati i klasifikon njerëzit dhe popujt sipas besimit që kanë dhe sipas marrëdhënieve me shtetin islamik në kategori të ndryshme ligjore që përcaktojnë statusin juridik të tyre.

Shtetas të shtetit islamik:
Myslimanët – që kanë të gjitha të drejtat dhe detyrimet.
Dhimmi – persona nën mbrojtje („me libër“, monoteistë) që kanë të drejta të kufizuara, që u duhet të paguajnë taksa të veçanta por që janë të mbrojtur nga ana e shtetit dhe që nuk u duhet të kontribuojnë me shërbim ushtarak në rast lufte.

Shtetas të vendeve të huaja jo-myslimane:
Harbi – jo-myslimanë që ndodhen në gjendje lufte me myslimanët. Sheriati kërkon vrasjen e këtyre njerëzve. Femrat, fëmijët dhe meshkuj që s’marrin pjesë në luftë, si psh. murgjit, janë nën mbrojtje të veçantë. Të drejta (si psh. të drejtën e pronës) harbit nuk kanë, kështu që është e lejueshme që prona e tyre të merret si plaçkë lufte.

Përveç këtyre klasifikimeve ka edhe ndryshime brenda një grupi; kështu, në të drejtën e trashëgimisë dhe atë familjare, femrat nuk kanë të njëtat të drejta si meshkujt. Në të drejtën trashëgimuese psh. ato janë të disfavorizuara por nga ana tjetër nuk kanë as detyrime për mjete jetese kundrejt pjesëtarëve të familjes. E drejta ndërkombëtare islamike (sijar-i) përcakton pozitën juridike të femrave jo-myslimane madje në mënyrë më të favorshme se atë të meshkujve jo-myslimanë.

Ndryshime ndërmjet vendeve
Sheriati përbëhet nga burimet e ndryshme të përmendura më lart. Kjo sjell që sipas vendeve të aplikohen versione me ndryshime të vogla nga njëri-tjetri. Regullat për zbatimin konkret dalin vetëm duke interpretuar këto burime. Traditat lokale që janë të integruara tek sheriati nuk shkojnë deri aty sa të bien në kontradiktë të hapur me rregullat e njohura të sheriatit. Prandaj edhe në Afganistan nën talibanët e drejta tradicionale fisnore “pashtune” ka ndikuar tek sheriati, gjë që psh. nuk ngjet në Arabinë Saudite, Iran ose Jordani.

Shtetet me karakter të theksuar islamik të kohës së sotme
Në vitin 1990 në konferencën e 19-të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike – OIC (Ku bene pjese edhe Shqiperia) u ratifikua Deklarata e Kairos për të drejtat e njeriut në islam, e cila ka për qëllim të bëhet si linjë udhëzuese për ndërkohë 57 shtetet islamike anëtare të saj në fushën e të drejtave të njeriut. Në nenet e fundit 24 dhe 25 të saj përcaktohet e drejta islamike e legjitimuar fetarisht, sheriati, si e vetmja bazë për interpretimin e kësaj deklarate.

Kjo deklaratë konsiderohet nga apologjetët (komentues, shpjegues të fesë) si kundërpërgjigje e “Deklaratës së Përgjithëshme të të Drejtave të Njeriut” të OKB-së, nga e cila ajo devijon konsiderueshëm duke bërë sheriatin si bazë për të drejtat e njeriut.

Në Turqi sheriati është hequr nën Mustafa Kemal Atatürk-un me kushtetutën e 20 prillit 1924. Megjithatë në Anadollin lindor poliginia (martesa e shumëfishtë) (e ndaluar sipas kushtetutës turke) është pjesërisht e përhapur. Kryeministri turk Rexhep Erdogan synon te rivendose ligji i sheriatit.
Në Tunizi ai është hequr me kushtetutën e 1 qershorit 1959. Vetëm neni 38 i kushtetutës tuniziane shkruan se presidenti duhet të jetë mysliman.

Në Malezi ekziston një sistem ligjor dual, ku gjyqet islamike punojnë paralelisht me institucionet shtetërore civile. Tre prej 13 shteteve përbërëse federale lejojnë psh. rrahjen publike me kamxhik (fshikullimin) e femrave të dënuara sipas rregullave të sheriatit.

Në përgjithësi i përhapur është zbatimi i saj në fushën ligjore civile psh. në Algjeri, Indonezi dhe Egjipt.[9] Në disa vende sheriati vlen tërësisht, si psh. në Arabinë Saudite dhe Mauritani. Gjithashtu sheriati është në fuqi vetëm brenda zonave ku mbizotëron feja islame në (Nigeri, Sudan ose Indonezi. Shih edhe Konflikti me sheriatin në Nigeri).

Kështu psh. në vendet si Somali dhe Sudan ku ekzekutohen ndëshkime hadd, merret si provë për imoralitet edhe shtatzania e një gruaje të pamartuar ose të martuar, bashkëshorti i të cilës ka qenë i papranishëm. Në disa vende ndëshkohen edhe vetë gratë e përdhunuara duke u bazuar në të tilla forma „argumentesh“, si psh. në Arabinë Saudite ose në Iran.

Rëndësia e sheriatit
Rëndësia e sheriatit në vendet islamike është duke u rritur vazhdimisht përsëri që prej mesit të viteve 1970. Edhe në Turqi, megjithëse shtet laicist, sa vijnë e shtohen zërat me influencë politike që kërkojnë rikthimin e të drejtës islamike, të sheriatit. „Është e palogjikëshme, kontradiktore dhe absurde kur një njeri pretendon se është mysliman por kundra sheriatit. […] sheriati është një fjalë e shenjtë.

Feja islame dhe sheriati janë e njejta gjë. Sot sheriati është baza e jurisprudencës në Nigeri (në disa shtete federale), në Maledive, në Iran, në Arabinë Saudite, Bangladesh, Mauretani, Afganistan, Sudan (jo në Sudanin jugor), in Gambia, Senegal, Katar, Kuvajt, Bahrain, në Provincën Autonome Indoneziane Açeh, Jemen (këtu paralel me praktikimin e ligjeve të fiseve) dhe në zona të pjesëshme të Pakistanit[12]. Në Somali morrën komitët Bashkimi i Gjyqeve Islamike në qershor 2006 pushtetin në dorë në kryeqytetin Mogadishu pas viteve lufte civile, një grup që ka për qëllim kryesor të instalojë një rend ligjor të bazuar mbi sheriatin (psh. ndalimin e ndjekjes në televizion të kampionatit botëror të futbollit 2006). Ky grup u rrëzua veç sërish në fund të vitit 2006.

Konkluzionet le ti nxjerrin vete lexuesit, te cilet mbrojne Kushtetuten e Republikes se Shqipnise.

Paul Tedeschini, 03-10-2013

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=24865