TE GJITHA GENJESHTRAT E SALI BERISHES NE 8 VJET!!

0
44

Erjon Braçe, 30.03.2013

JANE ME SHUME SE 25!
NA KA GENJYER ME MILIONA POR EDHE MILIARDA!!

Sot kemi ardhur ne fund! Eshte dita e ballafaqimit dhe e se vertetes.

Cdo shqiptari do ti kujtoj, nje me nje, se zgjodhi keto premtime:

– Si premtime fantazem, te pa argumentuara:

• Shqiperia nje nga vendet me te sigurta ne Europe. (fq10)

JU GENJEU! Ne rruge, shtepi, pune vete e shihni se sa te pasigurte jeni; frika ka pushtuar secilin.

• Shqiperia te kaloje sa me shpejte efektet e krizes boterore mbi ekonomine. (fq 19)

JU GENJEU! Jeni mu ne mes te krizes, po e vuani si askush rreth nesh; me keq do te behet me kete Qeveri.

• Cdo fshat I lidhur me qendren e komunes me asfalt. (fq 23)

JU GENJEU! Ju qe banoni ne 80% te fshatrave jo si qendra komunash, e dini se rroni ne balte, levizni mes baltes, punoni mu ne mes te saj.

• Internet me bande te gjere ne te gjitha familjet, ne fshatrat dhe qytetet e vendit.(fq 24)

JU GENJEU! Ju qe banoni ne fshat e dini fare mire se nuk keni ne me te shumten e muajve te fundit energji, ndersa interneti-I shtrenjte, ne fshat ngjan si qumeshti pa lopen.

• Objektiv madhor krijimin e 160 mije vendeve te reja te punes.(fq 31)

JU GENJEU! Ju qe kerkoni pune cdo dite e dini se pune nuk ka, se 160 mije vende pune nuk u hapen kurre. Perkundrazi 40 mije shqiptare e humben punen. Ne qershor te 2009-tes numri zyrtar i te punesuarve ka qene 973 mije ; ne qershor te 2012 numri zyrtar i te punesuarve ishte 933 mije.

• Niveli administrative i papunesise te ulet nen 11%. (fq 32)

JU GENJEU! Te gjithe ju qe nuk e keni nje pune, ne katin tuaj, ne shkallen tuaj, ne pallatin tuaj, ne bllokun tuaj e dini se nuk eshte 1 ne 10 nder ju I papune. Jane shume me teper. Zyrtarisht, papunesia e deklaruar nga qeveria eshte ne kufirin e 14%, e ne vite ishte: 13.5% ne ’07, 13% ne ’08, 13.8% ne ’09, 14.2% ne ’10, 13.8% ne ’13.

• Rritje e diferencuar e mases se pensioneve per qytetin dhe fshatin me 10 dhe 15%, drejt barazimit te kushteve te tyre ne vitin 2013; duke lene mbrapa gjashte vende anetare te BE (fjala e Berishes)(fq 42)

JU GENJEU! Te gjithe ju te moshuar ne fshat e verifikoni cdo muaj qe pensioni juaj nuk eshte barazuar me ate te pensionistit te qytetit: “te ardhurat minimale” ne qytet jane 13.712 leke/ “te ardhurat minimale” ne fshat jane 8.731 leke.
Nderkore ato kurre su rriten me 10 dhe 15% : 4 dhe 10% ne ’10, 4 dhe 7% ne ’11, 4 dhe 5% ne ’12, 4 dhe 5% ne ’13.
E SFIDOJ KRYEMINISTRIN TE TREGOJ 6 VENDE TE BE QE PAGUAJNE PENSIONE ME PAK SE KAQ!

• Brenda vitit 2013 çdo qytetar shqiptar te kete ndihme ekonomike mbi 2 usd ne dite.(fq 43)

JU GENJEU! Te gjithe ju qe jeni ne varferi ekstreme, si familje e dini fare mire qe nuk merrni 2189 leke ne dite. Merrni me pak edhe pse keni familje me 4-5-6 vete. 41 mije leke te vjetra duhet te marre ligjerisht nje familje me kater anetare (merr edhe me pak se kaq) dhe do te thote se nje anetar merr vetem 0.31 dollare.

Angazhimet orale te Kryeministrit, ketu ne sallen e Kuvendit ishin edhe me shume se kaq.

– si premtim fantazem te pa argumentuar :

• Objektivi yne madhor per kater vitet ne vijim eshte qe ne Shqiperi, ne parqe industriale, ne parqe energjitike, porte, veçanerisht ne Portin e ri te Vlores, autostrada e aeroporte, hidrocentrale dhe vepra te tjera te investohen 12 miliard Euro.

JU GENJEU! Ku jane 12 miliard euro investime te kryera ne 4 vite? E sfidoj Kryeministrin ti listoj me vlerat respektive ketu. Te kryera, jo ne letra qe zverdhen si kontrata te pa permbushura. Ku jane 8 parqet industriale ne Koplik, ne Shengjin, ne Vlore, ne Spitalle, ne Elbasan, ne Shkoder, ne Lezhe, ne Rrashbull ? Ju qe banoni aty dhe jeni te papune keni pare gje ? ku jane parqet energjitike dhe 307 hidrocentralet qe do ndertoje? Ja ku eshte pergjigja e Ministrit, vetem 32 hc jane !!!

12 MILIARD EURO !! E KUPTONI CFARE GENJESHTRE ?

– si premtime fantazem, te pa argumentuara, me BE-ne:

• Do vazhdoje rritja e pagave te arsimtareve duke kaluar 6 nga vendet e BE. (fq 36)

JU GENJEU! Sot rroga baze e nje edukatori eshte 25. 500 leke dhe shtohet me 2-5 deri 20% per vjetersi e kualifikim (nese e ka); rroga baze e nje mesuesi ne 9-vjecare eshte 27. 000 leke dhe shtohet me 2-5 deri 20% per vjetersi e kualifikim (nese e ka)/ rroga baze e nje mesuesi ne shkollen e meseme eshte 36. 000 leke dhe shtohet me 2-5 deri 20% per vjetersi ekualifikim (nese e ka).
E SFIDOJ KRYEMINISTRIN TE LISTOJE TANI 6 VENDE TE BE QE I PAGUAJNE MESUESIT ME PAK SE KAQ!!

• Do vazhdojme rritjen e rrogave te mjekeve, infermiereve, duke parakaluar 6 vende te BE. (fjala e Berishes)

JU GENJEU! Sot rroga neto e nje mjeku te familjes ne zonen qendrore e fushore eshte ne kufijne e 44 mije leke/ne zonat malore eshte ne kufijte e 70 mije leke, ndersa paga e nje infermieri eshte ne kufijte e 29 mije lekeve.
E SFIDOJ EDHE NJE HERE KRYEMINISTRIN TE LISTOJE KETU TANI 6 VENDE TE BE QE PAGUAJNE ME PAK PER MJEKET DHE INFERMIERET!!!

– si premtime qe jane ne fjalimin e Berishes por nuk jane ne Programin e Qeverise:

• Lufta e varferise ne verilindje e juglindje te vendit- perparesi madhore per qeverine tone.
• Investimet private ne keto zona, do kene lehtesime te ndjeshme fiskale.

JU GENJEU! Verilindja e Shqiperise ishte dhe mbeti pjesa me e varfer e ketij vendi. Veriu I pasur ne minerale jep sot vetem 15% te Prodhimit te Pergjithshem Kombetar, nderkohe qe te ardhurat per fryme ne Shkoder, Kukes, Lezhe me kulmin ne Diber, jane dukshem nen mesataren e te ardhurave per fryme te Shqiperise dhe ne fund, po po, ne fund sepse Veriun thjesht po zhvasin!!!

• Kete kater vjecar, brenda dy viteve qe vijne, do te perfundojne autostradat: rruga e Arbrit, Levan – Vlore, Levan – Tepelene, Tirane – Elbasan, Qafe Plloçe – Qukes, Boshti I Jugut ne trajektoren Elbasan – Belsh, Kuçove – Berat-Memaliaj, Kardhiq – Delvine, Konispol – Sarande, Fushe Kruje – Ura e Limuthit, si dhe shnderrimi ne kater korsi autostrades Shkoder – Vlore. Do te perfundoje se ndertuari Unaza e madhe e Tiranes, unaza veri dhe juglindore e vendit, me trajektoren: Shkoder, Theth, Valbone, Krume, Kukes, Peshkopi, Librazhd, Kolonje, Permet, Delvine, autostrada Fierze- Koman, Shkoder – Vermosh, si dhe disa mijera kilometra rruge turistike, dhe rruge rurale dhe rruge dytesore ne mbare vendin. (fq 25 – fjalimi i Sali Berishes/ fq 23 e programit 2009).

JU GENJEU! Ju qe banoni ne keto zona a I keni pare kund keto autostrada? Vetem njera, Levan Pusi i Mezinit ka mbaruar. Nuk jane, nuk u bene e nuk po behen!! Po e sfidoj Kryeministrin te me tregoj ku eshte Boshti Qendror i Jugut, Pra Elbasan-Belsh-Kucove-Berat-Memaliaj. Ketu thuhet qe duhet ta mbaronte ne 2009, as nuk ka nisur, nderkohe Berati eshte izoluar si kurre ndonjehere ne 2400 vjet qyteterim te tij, rruget jane mocale e mbi to levizja eshte me shpejtesine e gomarit si simbol i Qeverise !!!

• Do ndertohen dhe rindertohen te gjitha shkollat e zonave rurale te vendit.

JU GENJEU! Ju qe banoni ne 70% te fshatrave te vendit a nuk keni per shkolla ato qe kishit dhe 8 vite me pare, disa edhe me te shkaterruara, disa te strehuara ne shtepi, dyqane e locale private, disa thjesht te lyera me “sherbet” sic I thoni?

• Ndertimin e nje sistemi te ri vadites ne mbare vendin. Shqiperia nden uje – do te jete motoja jone.

JU GENJEU! Por 4 muaj ne vit e mban fjalen. Ata banore te Lezhes qe sot jane nden uje e dine fare mire kete.

– si premtime qe jane ne Programin e 2009-tes por qe duhet te ishin realizuar ne 2005-sen:

• Problemi i rende i numrit te larte te aksidenteve rrugore do te adresohen me nje sistem kompleks masash.(fq 10)
• Ndodhet ne faqen 17 te programit 2005

JU GENJEU , 2 HERE, NE ’05 DHE ‘09! Rruget tona, te reja e te vjetra, jane me te pasigurtat ne Evrope, kasaphanat po I kthejne ne rreke gjaku dhe burim te pallogaritshem demesh pasurore dhe ekonomike.

• Qeveri e vogel, eficente dhe ne diete – eshte zotimi i yne solemn para qytetareve shqipetar (fq 13)

• Ndodhet ne faqen 9 te programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Ka nje ze ne te ardhurat e Qeverise, « tarifat e sherbimeve » qe ne i paguajme Qeverise : 45 million dollare ne ’09, 32 million dollare ne ’10, 37 million dollare ne ’11, 36 million dollare ne ’12, 30 million dollare ne ‘13/ gjithsej 180 million dollare qe ju qytetaret i paguani Qeverise si « tarifa sherbimi ». Qeveri « e vogel » me 50 anetare, por kjo eshte edhe e shtrenjte!

• Garantimi i konkurences se lire e te ndershme do te bazohet tek ligji i drejte dhe zbatimi i njejte i tij per çdo operator (fq 19)

• ndodhet ne faqen 22 te programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Ju sot blini mallra e sherbime me shtrenjte pikerisht per shkak te monopoleve ne tregjet e ushqimeve-vajit, orizit, sheqerit, miellit ; ne tregun e energjise elektrike, ne tregun e ujit, ne tregun e naftes etj. Kjo eshte tjeter takse e larte, taksa « Berisha » e monopoleve.

• Zbatimin e nje shkalle me te ulet te TVSH per sherbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shndetesine. (fq 20)

• ndodhet ne faqen 31 te Programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Ku eshte TVSH 17 perqind per ushqimet ? 20% dhe e paguani te gjithe, si kur blini buke, uje, kripe, energji, nafte, gas. Te gjithe ! Pa perjshtim ! Ne ane tjeter barra fiskale per secilen familje ne kete vend eshte rritur ne 7 vite nga 32 ne 38%, pra paguani deri ne 38 leke ne 100 leke nga 32 leke ne 100 leke ne ’05. Kete vit u renditem te 160 ne Bote dhe renditja perfshin ngarkesën permbledhëse tatimore, numrin e pagesave në vit dhe orët që duhen për të plotësuar deklarimet e taksave. Jemi ne pike te hallit dhe kjo qeveri po ju merr me shume, para po e po, por edhe kohe-ore, dite, muaj, vite nga jeta juaj, per taksat.

• Shqiperia superfuqi energjitike ne rajon ; pas linjes Elbasan – Podgorice, do filloje e perfundoje brenda ketij mandati, linja Tirane – Prishtine, Elbasan – Shkup, linja nenujore Shqiperi – Itali. ( fq 14 – fjalimi i Sali Berishes)

• ndodhet ne faqen 37 te Programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Po e sfidoj Kryeministrin per te disaten here : ku eshte linja e interkonjeksionit me Prishtinen? Pse e mban peng? Interesat e kujt po mbron dhe sa po perfiton? Po linja me Shkupin ku eshte? Po linja me Italine? Nuk jane!

• Objektivi kryesor i Qeverise eshte furnizimi me 24 ore uje te pijshem (fq 24, 25)

• ndodhet ne faqen 35 te programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! E sfidoj edhe nje here tjeter Kryeministrin, te listoje tani dy qytete, duke nisur nga Durresi, qe kane sot 24 ore uje prej investimeve te tij!; dy fshatra qe llamburisin si lagjet e qyteteve tani ne pik te erresires. Ju qe banoni ne qytet dhe ne fshat e dini se uji 24 ore eshte prej depozitave, bidoneve, kurse uji I pishem vetem blihet dhe shtrenjte madje.

• Shtimi, permiresimi i cilesise se infrastruktures shkollore, mjeteve didaktike ne dispozicion qe ulin numrin e nxenesve per klase nen 30. (fq35,36).

• ndodhet ne faqen 40 te Programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Ju qe paguani per te derguar femijet ne shkolle, si i keni klasat e tyre, me 25-30 vete ? Ku jane klasat e tilla? Pertej zonave te braktisura apo pertej zonave ku braktisja e shkolles eshte fenomen me burim varferine ekstreme, nevojen per te ardhura e ku shpenzimet per arsim te femijeve shkurtohen ne favor te sigurimit te bukes se gojes.

• Qeveria do te subvencionoje naften per siperfaqet e mbjella. Qeveria do te shumefishoje grante per rritjen e siperfaqeve me sera diellore dhe me ngrohje, si dhe kredite e buta per zonat fushore. (fq 28,29 fjalimi I Sali Berishes). Ne nje 6 vjecar te dyfishojme prodhimin bujqesor e blegtoral; fondet per bujqesine do te dyfishohen brenda kater viteve. (faqe 27 e Programit te Qeverise)

• ndodhet ne faqen 48,49 te Programit 2005

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Ata qe punojne cdo dite me token dua ti pyes: a keni marre ndonjehere naften me 40 ose 400 leke? Po subvencionim ne nafte per cdo siperfaqe te mbjelle keni marre? Kurre ne 7 vjet, edhe ne te 8-tin keshtu do jete. Nderkohe fondet per Bujqesine nuk u dyfishuan asnjehere, numrat jane ketu dhe ata tregojne se fondet nuk u shtuan me shume se 20% ne krahasim me ’09-ten.

• Perfundimin e procesit te legalizimit ne te gjithe territorin e vendit, brenda shtatorit te vitit 2010. (fq 23 fjalimi I Sali Berishes).

• ndodhet ne fq 75 te Programit 2005: seksioni viti 2006 i qeverisjes

JU GENJEU, 2 HERE, NE ’05 DHE ’09! Madje ju ka genjyer sa here jane bere zgjedhje, ne secilin pale prej tyre. Jemi ne dhjetor 2012 dhe legalizimi i objekteve pa leje nuk ka perfunduar. Keshtu duhej, vetem duke mos e perfunduar mund ta korruptonin, te perfitonin pa fund nga parate tuaja por edhe nga toka, sipermarrja per ndertime te reja shumekateshe ne to.