TE GJITH JETEN IA KUSHTOVA KANGES

0
32

Me kangetaren Shkodrane MIMOZA STAKA.

Shkodra eshte djepi i artit, aty ne Shkoder Loce lindin dhe rriten artistet, sikur bari i njom neper zabele.
E ajo fjala e ka moçme qe thot: Boll me kene Shkodran se te tana i bane!.
Kjo thanje eshte nji realite i pa mohueshem, Shkodra e sportit, e humorit, e skenes dhe e kinomatografis,e piktures e gjith çkahit, po jaret Shkodrane dhe kanga popullore gurgullojn ne Shkoder, ashtu sikur nji shatervan i fuqishem zbret nga kalaja dhe pushton rruget dhe rrigicat e moçme Shkodrane.
Kanga popullore,lirike dhe ajo e lehta jane pjese e jetes dhe e qytetaris Shkodrane.
Kure ke perpara kangetaren e shquar shkodrane z.Mimoza Staka dhe kerkon ti marresh nji intervist ,apo bashkebisedim,te stepe ajo buzqeshje me plote humor,tipare dallues per Shkodranet dhe Shkodranet.
Moza ju rikthehet viteve te femijeris.

Une sot jame 46 vjeçe na thot Mimosa me nji buzqesje vertet pre nji artistje me provoj. Aktiviteti im artistik ka fillu qe ne mosh te vogel,Kam lind e jam rrit ne Shkoder, kam mbaru shkollen 8 vjecare, Salo Halili, gjat ksaj periudhe jam marr me aktivitete qe ka organizu QKFemijeve ne shkoder, jam aktivizu ne festivalet nderkombetare per femijë, mas shkolles 8 vjeçare kam mbaru shkollen e mesme artistike Prenk Jakova ne shkoder dega kanto, gjatë kësaj periudhe jam aktivizu me klubin e rinise Herojt e Vigut ne shkoder ku kemi dhan koncerte ne te gjith shqiperine, me pas me mbarimin e shkolles, u martova me e kam 2 vajza burri quhet Tonin Staka e punon shofer ne nji firm private, vajza e madhe quhet Edona e cila ka mbaru shkollen e lart per drejtesi si dhe 2 vjet master zoteron 5 gjuh te huja, eshtë 23 vjeçe, vajza e vogel quhet Xhulja esht 20 vjece edhe ajo eshte ne vitin e dyte ne shkollen e lart dega drejtesi.

Te dyja vajzat gjat shkolles 8 vjeçare kan kendu ne festivale kombetare ku dhe jan vleresu me cmime te para, te dyta ete treta bile e madhja ka qen ne nji festival ne Mosk ku ka perfaqsu Shiperine, e dyta per her te par ka kendu ne moshen 5 vjece duet me Bujar Qamilin ne pallati e kongreseve ne Tiran kurse un kam vazhdu me kendu neper koncerte qe organizote qyteti jonë. Ka 18 vjet qe kendoj jashtë Shqiperise e vazhdoj me kendu neper Europë kang jo vetem shkodrane po te gjitha trevave. Kam kendu ne Zvicer Gjermani Austri Belgjik Itali, Kosovë, Maqedoni ku dhe vazhdoj me kendu, kam kendu e kendoj kang nga ma te ndryshmet.

Teke degjon Mimozen duke rrefyer jeten e vete dhe te vajzave,me nji here na kujtohet thanja popullore “Mos rrjedhet, pikon” po ne familjen “STAKA”kenga buron e paster dhe plote pasion.
Mimoza na tregon emocionet e fillimit, kure grupe kangetaresh filluan te japin koncerte per bashkeatdhetaret ne Perendim.

Teke bashkeatdhetaret gjetem shpirtin e mikprites, pame lotet e gezimit,pame dhe provuam duartrokitje e pa funta.
Europa per ne dikur ishte anerre!kjo anerr u ba realitet ne saje te ramjes se sistemit te eger Komunist.

Gjin dua te trego nji episode rrenqethes:Kure shkuam per here te pare ne Kosov,provuam te takonte gjaku gjakun,ishim momente qe kurre nuk shlyhen nga kujtesa ime,secili qytetar na ftonte ne shtepin e vete,hajdeni se tani jemi vertet vllezer dhe motra te nji gjaku,ne Kosov flamuri kombetare ishte gjeja ma e shejte…

Mimoza na tregon ne vazhdim te bisedes.
S’e kishte incizur ne Tv Blue Sky disa putpuri shkodrane. Ne TV Muzikal kam ba 2 kangë, nuk i kam kushtu shum vemendje incizimeve neper TV pasi vazhdoj te kendoj live. Gjith jeta ieme asht e lidhun me kangen mrenda dhe jasht shqiperis, pra i kushtohem per momentin shum ma shum skenes sesa televizoreve te ndrysheme.

Kam kendu po thujse me gjith kengetaret e shqiperise e te diaspores,une e kame quajtur gjithmon nji privilegj,bashkepunimin me te gjithe kangetaret e rretheve te Shqiperis.

Shkodra me ka nderuar edhe me pjesmarrjen ne shume koncerte te “SOFRES SHKODRANE” Jame munduar ta justifikoj veteveten ne sken,po spektatori eshte ai qe di te vleresoj.
Une e them me plote shpirt z.Gjini se artisti mbetet gjithmon borçli i spektatorit.
Ne Shkodranet kemi nderin qe jemi pjedhe e pa shterrsheme ne kangen popullore Shkodrane.

Te kendoshe ne qytetin ku kendoje per vite e vite i madhi Bik Ndoa, Shyqyri Alushi e deri tek mjeshtri i madh Bujar Qamili, po nostaligjie ime shkon edhe ma tutje. Admiroj me shpirt zanin brilant te Federik Ndocit, Artjola Toska dhe Alma Velaj, kjo e fundit nji kangetare shkodrane, po mbi te gjitha e kame shum mike, me Almen kemi dhane shum koncerte jasht atdheut.
Kanga nuk shterron kurre, ate emban gjalle shpirti i kangetarit.

Mimoza edhe pse 46 vjeçe e quane veten ne fillimin e karrieres, kanga eshte bashkeudhtare e jetes time, une i fala jeten kenges, ajo me fali gjithçkahin, me beri artiste.
Jemi ne prage te krishtelindjeve dhe Vitit te Ri po punojm qe festat ti kalome me kengen ne mesin e popullit artedashes.

GJIN MUSA, GAZETAR