Rudina Seseri, Gazeta Shekulli
Te marten, Kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Ekonomise nxituan t’i kundervihen eksperteve te Bankes Boterore dhe te shpallin edhe nje here bemat dhe arritjet e lavdishme te fanarit ndricues te ekonomise boterore te quajtur Shqiperi. Kesaj rradhe u tha qe Shqiperia ze vendin e pare ne Europe – madje ne bote – per rritjen dyfish te eksporteve, kur te gjitha vendet jane ne krize. Ndonese sa here bej analiza ekonomike mbi deklaratat e bujshme te qeverise pendohem per humbjen e kohes sepse rezultojne teresisht te paverteta, edhe kesaj here nuk i rezistova dot tundimit.
Se pari, eshte e rendesishme te qartesohet principi baze se nuk mund te behen deklarata vetem per eksportet ne vakum, pa pare edhe anen tjeter te medalies, pra importet dhe si rrjedhoj balancen tregtare. Sipas INSTAT, shifrat e tre-mujorit te pare te vitit 2010 tregojne se deficiti tregtar eshte thelluar. Ne, si zakonisht, kemi importuar shume me teper se sa kemi eksportuar dhe vlera absolute e eksporteve eshte ne nivele mjerane.
Se dyti, perpara se te duartrokasim per pseudo-arritjet qeveritare, ja vlen te kuptojme se nga burojne keto eksporte. Per kete, i referohem serish te dhenave te INSTAT. Bie ne sy qe vlera e energjise elektrike te eksportuar eshte rreth 60% me e madhe se ajo e te njejtit tremujor te vitit 2009. Duke qene se qeveria eshte pronari me i madh energjise se prodhuar ne Shqiperi, keto te ardhura duhet te kishin shkuar ne buxhetin e shtetit. Si spjegohet qe ky buxhet nuk reflekton te tilla te ardhura? Pergjigja eshte e thjeshte sepse nuk ka pasur eksporte ne te tilla nivele. Po te kishte qene ndryshe, e marre thjesht ne nivelin human, qeveria minimalisht do te duhej te kishte te ardhurat per te demshperblyer banoret e zonave qe shtrihen nga Shkodra e Lezha deri ne Miliskaje te Komunes se Thumanes per permbytjet qe ju shkaktuan. Per te mos ju referuar me tej kenges qe duhet te kishim degjuar per Shqiperine si superfuqi energjitike.
Per te qene korrekte, mundohem te verifikoj se kujt i eshte shitur kjo energji elektrike me shpresen per te kuptuar dicka me shume. Nga te dhenat e INSTAT-it rezulton se Italia dhe Greqia, te cilat per cdo kategori tjeter absorbojne me shume se 50% te eksporteve te vendit, per energjine elektrike ne total kane blere me pak se 20% te vleres se shitur. Po 80% te eskportit energjitik kujt i eshte shitur? INSTAT ja faturon kete balance gjigande kategorise se papercaktuar “vende te tjera.” Pra, te ardhurat nga shitjet e energjise nuk figurojne asgjekundi, partneret me te cilat bejme shumicen e tregtise nuk kane blere energji me shume se zakonisht, ndersa ne duhet te besojme se mrekullisht eksporti i energjise ka lulezuar pafund.
Analiza e zerave te tjere te eksportit tregon se duhet te jete rritur eksporti i metaleve, materialeve te ndertimit apo prodhimi i tekstileve dhe kepuceve. Ja vlen te ndalem per nje cast tek eksporti i tekstileve dhe kepuceve se metale te perpunuara dhe materiale ndertimi ne nuk jemi te zotet te prodhojme per eksport. Bleresit kryesore ne kete kategori jane serisht Italia dhe Greqia fale bizneseve te fasoneve te ngritura ne Shqiperi. Dy dite me pare, keto vende dhe bashkanetaret e tjere te eurozones deklaruan se niveli i papunesise ishte me i larti per 12 vitet e fundit, ndersa renia e harxhimeve nga ana e konsumatorve mbetet akute pasi flet per nje periudhe te perzgjatur recesioni. Si eshte e mundur qe europianet te jene duke harxhuar me pak para, duke blere me pak produkte, ndersa kerkesat e sipermarresve europiane per tekstilet dhe kepucet e fasoneve tona te jene ne rritje? E nese eshte keshtu, si spjegohet qe biznesi i fasoneve eshte ne krize, duke hedhur ne rruge mijera punetore, kur me keto eskporte ne rritje ai duhet te ishte duke lulezuar? Pergjigja sigurisht eshte qe keto shifra jane te paverteta.
Eshte e njejta logjike qe u perdor kur u deklarua rritja e madhe e te ardhurave nga poste-telekomunikacionet ndonese, per te justifikuar deklartat e qeverise, te ardhurat e kompanive celulare duhet te ishin rritur 4-5 fish ne nje tremujor te vetem. Apo logjika qe te ardhurat nga turizmi ishin me te larta ne muajt e ftohte te dimrit se sa gjate sezonin turistik te veres. Qeveria qartazi i fallsifikon shifrat dhe ne rastin e eksporteve genjen me lehte sepse s’ka asnje evidence te publikuar.
Sidoqofte, kete rradhe genjeshtra ka nje ndryshim te madh. Ajo behet nderkombetarisht ne prani te eksperteve te ekonomise te Bankes Boterore, pra ballazi apo komunsistshe. Kryekonomisti i Bankes Boterore paralajmeron me miresjellje rrezikun e borxhit si nje rrezik shume te madh per ekonomine e brishte shqiptare, me nje rritje galopante te viteve te fundit, mbi dy here, fale shpenzimeve qeveritare dhe vecanerisht rruges Rreshen – Kalimash. Ministri yne i Financave, i shkolluar per ekonomi bujqesore, i jep atij leksionin e rradhes, pas leksionit te piramidave, dhe ja perplas ne fytyre duke e quajtur borxhin jo problematik. Ekspertet e Bankes terheqin vemendjen per parashikime jo realiste te gjendjes se ekonomise. Ministri yne i Ekonomise, i shkolluar per gjuhe te huaj, ja perplas ne fytyre duke thene se me keto ritme te zhvillimit ekonomik, ne vitin 2015 Shqiperia e ka te sigurte qe anetaresohet ne Bashkimin Europian, duke injoruar se edhe me ritme reale me te larta se keto qe deklarohen, te ardhurat tona per fryme nuk konvergjojne aspak me ato te BE-se.
Por kulmi arrin kur Kryeministri yne, kryeministri i vendit me te varfer te Europes dhe me te mbytur ne borxhe, i shkolluar per mjek, kritikon ashper politikat ekonomike te financimit te sektorit privat per te shmangur falimentimet, politika te cilat jane ndjekur nga SHBA, Franca, Anglia, Gjermania dhe nga vete Bashkimi Europian. Kryeministri ofron receta ekonomike per keto vende dhe per te gjithe boten, madje “ja fut te dy kembet ne nje kepuce” Organizates Boterore te Tregetise me mjekimin e radhes per cfare duhet bere e cfare nuk duhet bere per te shmangur krizen.
Perballe kesaj megallomanije enveriane, u pendova serisht qe humba kohen per te analizuar genjeshtrat e rradhes qe u serviren shqiptareve nga qeveria qe nuk i qeveris por vetem i genjen, kete rradhe duke na turperuar edhe nderkombetarisht.