Shaban Cakolli
TË FITOJË SHQIPËRIAShqipëri, o Nënë e madhe
Paske pasur, shumë Hambare
Të kullosnin, grekë e sulltana
dhe do nga djemët, që lindi nënaEh, sa të kullosnin osmanlia
dridhej populli nga uria
hanin grekët e romakët
të pacipët matrazapëtse që i ngrisnin turinjët
meshtarët, priftërinjët
helmuesit, gjarpërinjët
të ndëshkonin me tatim e fe
të rrëzuan për dheShqiptari nuk pranoj kurrë robërim
Por i duhej prirës dhe kushtrimE fati qëlloj me ne
ishte një prijës i zjarrt për Atdhe
I madhi Skënderbe
kokat turqëve ua pati prePas tij prinë djalë pas djali
pushtuesëve kurrë luftën súa ndali
deri te Ismail Qemali
Për bashkim,luftën se ndaliPas këtyre sakrifica e vlerash
lindi një shtet bunkerash
i veshur me petk të varfërimit
me ide të carit e StalinitLavde thurnin nga nëntoka
Shqipërinë e ndanë në copa
e kurthe i bënin vëllaut
për hirrë të grekut e shkjaut
Kështu lëngoj Shqipëri nënë shkreta
deri në vitet e 90-ta,
të ngrirë nga ndarjet,skamja e uria
thanë po vjen demokracia
U hodhën në këmbë shumë sorollap
me gënjeshtra mbi popullin bënë jotak
thonin jemi demokratPremtuan parajsë, vend pa të meta
nuk kishin ndryshuar, veq ndërronin xhaketa
ato xhaketat me yll, në dry i kishin mbyllë
vishnin xhaketa të kuqe, rrinin nëpër kolltuqe
populli i uritur, disa refugjatë, tjeret në burgjeBetoheshin do të ndërtojmë Shqipërinë
e së bënin as ndonjë uzinë
popullit nuk i ndaleshin haraqet
krerët vazhdonin mandatet
Shaheshin në parlament e kuvend
popullit i shitshin mend
rraheshin si kalamajt
të ndarë në të djathtë e të majtëEh, Shqipëri, nënë Shqipëria
populli vuan, e gëzon paria
thuaj djemave, prekne kokën
kush gënjen, mos i jep votënNjëqind vjet, shtet po kremtohesh
mbete e vockël, nuk po shtohesh
nëse don të ndritësh e të rritesh
zgjidh më të mirët, bijët e shqipesVeq kërkoj, se shumë i ke
Si ka ditë me lindë ky dhe
si të madhin Kadare
Ke do të mira, që gufon trolli
mund i gjenë te Devolli
që si trembi as Anadolli
shumë të tjerë sikur Agolliburra të shejtë, koka intelektuali
ka Shqipëria djalë pas djali
janë të rrebtë sikur shkëndija
me ta do fitoj ShqipëriaLAMTUMIRË NËNË
Lamtumirë nënë
po iku, unë biri yt
sa më vjen rëndë
Po shpirti, më ka ardhë në fytLamtumirë vëllezër
e të dashur miqpër hirrë të kafshatës
duhet të ikim, të ligjIdashuri atdhe
kurrë nuk të kthyam shpinën
Ishim përbetuar ne
të ndjekim katilenTë zinjët e ullirit e hoqëm
e kurrë nuk u ngopëmQëndruam në skamje e uri
vetëm për pak Liri.Gjaku i të rënëve gufoj
ja lirinë ua pruna
asgjë nuk ndryshoj
na mungon buka e puna
shpirti na ka ardhë te hundanuk na ndihmoj shkolla,as grykëholla
sdi çka po ndodhë
nga skamja,jemi lodhëDigjemi si urnë
për një vend punë
për një kafshatë
ikim refugjatëEh, jemi të fortë si lisa
kalojmë kufij pa viza
me ne tregëtojnë sllav e rumun
nuk na duan askundJemi një grumbull Rini
botën e kemi marrë në sy
shkojmë, s´dijmë nga jemi nisur
na shpërndau, kjo varfëri e krisurEdhe sa kohë
edhe sa vjet?
I duhen shqiptarit
të mos braktisë, vendin e vet????