TC-“Kosova e re”, Termocentral për popullin, apo për “qeverinë”& “miqtë” e saj?!

1
29

Rrethë 700 Mil.(€), dëmi që “qeveria” për qef i bën popullit!!!

Energjia është komponenta kryesore e Botës së gjallë. Pa energji s’ka jetë.
Burimet konvencionale te energjisë dhe përvehtësimi i tyre, kan qenë, janë dhe do të mbeten shqetësime gjithëherë në rritje të shoqërisë njerzore. Edhe luftërat e vazhdueshme pushtuese gjatë gjithë historisë dhe aktualisht, pothuajse kan qëllim të fundit përvehtësimin e burimeve primare të ënergjisë.
Rezervave të burimeve primare energjetike(Thëngjillit, Naftës ,Gazit, Uranit ,etj), me kalimin e kohes, po i’u duket fundi.
Resurset e këtyre burimeve, s’janë premtuese për ti mbuluar nevojat e gjithëmbarëshme të njerzimit me energji për kohë të gjatë.
Shpenzimet gjithëherë në rritje të energjisë, rrisin me arsye shqetësimet dhe domosdoshmërine e shfryëzimit racional të këtyre burimeve, si dhe shfrytëzimin sa më të madh të energjisë së ripërtritshme me bazë energjinë Diellore(solare) me komponentat e saja.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka energjia, edhe trajtimi i saj duhet të jet proporcional me rolin që ajo luan në jetën tonë të përditëshme.
Energjia me burimet e saja primare, për sejcilin popull dhe vend ka:
 Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet te trajtohet me humanizëm dhe ndershmërisht.
 Rëndësi strategjike kombtare, prandaj duhet të trajtohet kombtarisht.
 Rëndësi Teknike-shkencore, prandaj duhet të trajtohet me kompetencë dhe profesionalizëm.
Hapësira kombtare shqipëtare, është e privilegjuar nga natyra me burimet e energjisë primare konvencionale (Thengjilli, Nafta ,Gazi etj ), si dhe burimet shume të përshtatëshme të energjisë së ripërtritëshme(Diellore) për shkak të klimës dhe pozitës gjeografike që mban.
Pikërishtë pse i përmban të gjitha llojet e energjisë primare(konvencionale dhe të ripërtritëshme), vendit tonë i’a rrisin edhe më tepër vlerën, karrshi shumë vendeve tjera, që e kan njerin dhe u mungon tjetri burim.
Shfrytëzimi i këtyre burimeve alternative të energjisë, është efektivë, vetëm i kombinuar, energji nga të dy llojet e burimeve, pasi që energjia primare e ripërtritëshme ka ndërprerje dhe duhet të plotësohet nga ajo konvencionale.
Shfrytëzimi i energjisë së ripërtritëshme, në shumë vende të zhvilluara të botës ka shënuar rritje deri në rrethë 20% (Gjermania etj), dhe po ashtu, shfrytëzimi i saj, në shumë nga këto shtete, është bërë pothuajse detyrim ligjor.
Kjo, përveqse në ruajtjen e ambientit, ndikon me të madhe edhe në ruajtjen e rezervave të burimeve fosile të energjisë(Thëngjilli, Nafta, Gazi etj), në shterrje e sipër.
Duhet të e cekim me mburrje, se vendi yne Shqipëria, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës,qyshë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, i kishte arritur përmasat e shfrytëzimit të energjisë së ripërtritëshme rrethë 80%, me hidrocentralet, ndër më të mëdhatë jo vetëm në ballkanë!
Kësaj të vërtete të madhe i shtohet edhe më shumë vlera, kur rrënuesit e Shqipërisë “demokratike” “miq” dhe “vendas”,mundohen me ç’do kusht ta fshehin dhe përbaltin.
Por Drini dhe Hidrocentralet, as nuk fshehen ,as nuk përbalten dot.
I’u duhen, vite e vite edhe shumë shteteve të zhvilluara industrialishtë, që ti arrijnë këto përmasa shfrytëzimi të energjisë së ripërtritëshme.
Është interesantë të ceket, se sa më tepër që burimeve fosile të energjisë i’u duket fundi, aq më shumë flitet për rrezikshmërinë e CO2 dhe gazrave tjera të liruara nga to, sa që,nga njëherë, të shkonë mendja, se vendi ynë dhe ne, duhet të ndihemi fajtorë dhe të dënohemi , pse ato i kemi me bollëk, për dhjetra e dhjetra shekuj.

Emitimi i CO2, ka qenë shumë herë më i rrezikshëm dhe më i lartë në të kaluarën, kur teknologjia e reduktimit dhe zbërthimit të tij, ka qenë shumë e mëngët në krahasim me të sotmen dhe të ardhmen që po përgatitet në njërën anë,në anën tjetër ndërsa, sasitë e lëndëve djegëse konvencionale, në shumicë, veq janë djegur, ato që kan mbetur, janë të pakta krahasuar me ato që kan shkuar, andaj, nga ky rrezik, kur s’ka ç’ka digjet?! Po këtu, shumë nga vendet e zhvilluara, i’u kan vënë dryrin burimeve të veta të energjisë fosile dhe furnizohen tjetërkah.
Nuk ta merr mendja, se bëhet për shkak të CO2!
Nuk thuhet kot: ” Ruaje mallin sa ta keshë, se kur s’ke, s’ke ç’të ruash”
Sille kah ta sillësh, si dje, si sot, njëherë përnjëherë edhe nesër, burimet primare të energjisë fosile , kan qenë dhe mbeten burimet kryesore të energjisë për njerzimin. Nuk dihet se ç’ka do të bëhet dhe si do të jetë bota njerzore po të mbetet pa këto burime, por dihet që pa këto burime, nuk do të ishte kjo që është sot, e zhvilluar dhe e modernizuar.
Me një fjalë, fortë mirë që i kemi, por duhet përgjegjësi atdhetare dhe dije që të dijmë njëkohësishtë ti shfrytëzojmë për vete dhe të i ruajmë për brezat që vijnë, ngase pikërishtë këto burime, në të cilat mbështetet siguria jonë kombtare, munden të shndrrohen në rrezikim të kësaj sigurie.
Jemi mësuar ne historikishtë me na plaçkitë, por mësime fatkeqësishtë s’kemi nxjerrë!
Si e theksuam pra,hapësira jonë kombtare, është më e pasura e Europës dhe më gjërë me këto burime. Kur ky potencial pasurorë kombinohet me popullsinë më të re, rrjedhimisht më të shëndetshme që kemi, vendi yne do të duhej të ishte në krye të listës së vendeve të zhvilluara.
“Wir haben Glück, dass Albanien in Europa liegt”-Ne jemi me fat qe Shqipëria gjendet ne Europë.,shkruan (Frank Hantke te IPG me 24.02.2014).
Ai e ceke këtë pikërishtë për shkak të këti potenciali kombtare që posedojmë.
Është pikërishtë faktori energji dhe pasuritë tjera nënëtokësore dhe mbi tokësore, që hapësirën tone kombtare, dje dhe sot, sigurisht edhe nesër, e kan bëre pre të sulmeve dhe pushtimeve të vazhdueshme gjatë historisë, te fqinjëve tanë grabitqarë dhe më gjerë, duke e coptuar dhe ç’popullzuar historikishtë, me dhunë dhe format tjera më ç’njerëzore, që i njef njerëzimi, tani me metoda “moderrne”, që bëhen nën emrin e”globalizmit” dhe integrimeve ,me qëllim kryesor, zhbërjen etij dhe shfrytëzimin e këtyre pasurive.
Edhe pse vendi më i pasur i kontinentit, ne njëkohësisht dhe fatkeqësishtë, ende mbetemi kombi më i varfër kujdestar i Europës dhe më gjerë!!!
Shtrohet pyetja për të gjithë: Përse ky shpërpjestim?
Para së gjithash,për mungesë totale të përgjegjegjësisë kombtare,s’ka arsye tjera., thuhet:
Ate vlerë që i jep një komb vetëvetes, po atë vlerë janë të detyruar të i’a japin edhe të tjerët.
Kjo mungesë përgjegjësie, rritet në përpjestim të drejtë, me rritjen e përgjegjësive pushtetore! fatkeqësishtë, kjo ende është kështu ndër ne.
Ata që kundrejtë këtyre mundësive, e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji ne vendin tonë, qofshin “politikaj”,”analistë”,”shkencëtarë”,…, vendas apo ndërkombtar, janë po ata vetë, problemi i stabilizimit dhe fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptarë.

Kush u dashka të kuptoi, nëse jo populli që i përket thëngjilli mbi bazën e të cilit dikush i huaj, “investon” në ngritje të TC. dhe populli, prap u dashka të paguan energjinë elektrike me qmim të rritur si thuhet deri 300%! dhe këte qmim do ta paguajnë të gjithë, qofshin përkrahës apo kundërshtarë të këtyre “politikave” kundërkombtare. Shtrohet pyetja: Për çka është fjala këtu;
Për :” investimi më i madh direkt i huaj” (cit.Stavileci ),apo për shitje të thëngjillit?
Investim, ivestitor, (“Bauherr”-Gjer.), nënkupton, kur dikush investon vetë në një vend të caktuar dhe e shfrytzon vetë ate që del nga ai investim, kuptohet sipas ndonjë marëveshje paraprake me poseduesin e vendit, lëndës së parë(thëngjillit) në këte rast.
Investitori, në këte rast i “TC-Kosova e re”, është ai që i paguan paratë për objektin që duhet ngritur. Është punë e tij, nga i merr ai paratë, kredi, i ka, i’a falë dikush, apo,…,
Nga e tërë ajo që mund të lexohet dhe dëgjohet rrethë këtij TC”historik”, jo investon qeveria, jo banka botrore, jo filan firma, jo ky, jo ai, ka vetëm lojë fjalësh, për të mos kuptuar populli ate që këta farë “qeveritarësh”,vetëm kan mësuar të pajtohen dhe nënshkruajnë për interesa të të huajve dhe të tyret personale, duke sakatosur rëndë dhe pafalshëm interesat e popullit dhe të vendit.
Pa hyrë në analiza më të thella këtu (e analizojmë në vazhdim), se i duhet apo jo Kosovës një TC i tillë, bash këso fare, ajo që duhet ditur dhe kristalizuar si loti për popullin, pasi që Toka e Kosovës, është pasuri e tijë dhe e gjeneratave që vijnë është:
1. Çka do të ndërtohet , ku, kurë nga kushë ?
2. Në bazë të të cilit projekt?
3. Kush dhe kur ka bërë projektin, sa ka kushtuar ai dhe nga kush është paguar?
4. Cila do të jetë fuqia e TC ?
5. Tipi i TC: TC-Standard apo TC”CCS”?
6. Sasia e nevojshme vjetore e thëngjillit, sasia vjetore e CO2, hiri dhe venddeponimi?
7. Marrja dhe dhënja e ujit të nevojshëm?
8. Humbjet energjetike etj., dhe mundësia e shfrytëzimit të energjisë që hudhet?
9. Kush është investitori, sa kushtonë i tërë investimi, nga rrjedhin mjetet(paratë), me ç’farë kushtesh dhe cili është plani konkret i kthimit të tyre, nëse jan kredi apo të tjera?
10. Cila do të jetë fuqia elektrike, termike e TC, dhe për sa vite parashifet shpagimi i investimit nga energjia që nga aty del në bazë të vlerave të përafërta?
11. Cili do të jetë qmimi i rrymës që duhet të paguaj populli në fazën e kthimit të borxhit, sa do të zgjasë ajo fazë dhe cili do të jetë qmimi pasi që ta ketë paguar borxhin etj.,,,?
Pasi të jenë definuar në tërësi detalet e projektit dhe të jetë marrë pëlqimi i popullit, pas një diskutimi të hollsishëm publik, bëhet zgjedhja e punëkryesit(ndërtuesit-ngritësit të TC), i cili në rastin konkret nuk është gjithkushi, por ndonjëri nga ato firma shumë të njohura që jan kompetente në këte lëmi, sigurishtë mbi bazën e një konkursi publikë.
Zgjedhësi i ngritjes së TC,duhet të i përmbush në tërësi kushtet e projektit dhe të tjerat, të diktuara nga investitori .
Pasi të jetë bër zgjedhja e ngritësit të TC, opinioni duhet të informohet:
12. Kush u zgjodh, ku, kur dhe nga kush u zgjodh, kush ishin konkurentët,cilat ishin
qmimet, pse u zgjodh ai që u zgjodhë dhe cili është qmimi?
13. Kur fillon dhe përfundon ngritja e TC?
14.Kush është prodhuesi i stabilimenteve kryesore(kaldajat, turbinat, gjen.el) etj
15. Sa është aftashërbimi i tyre dhe cila është shkalla e shfrytëzimit?
16. Cilat jan garancionet dhe obligimet e ngritësit të TC rrethë stabilimenteve, ndërtimit,
angazhimit të fuqisë puntore vendase, aftësimit të kuadrove vendase etj.
17. Sa është ulja e qmimit të ngritjes së TC.për arsyen e thjeshtë se investitori (Kosova),e
ofron në tërësi fuqinë punëtore sekondare, që është shumë herë më e lirë se ajo nga
vjenë ngritësi i TC.
Këto dhe shumë kushte tjera, i dikton investitori, në këte rast Kosova, pasi që TC-
duhet ti takojnë asaj dhe askujtë tjetër, derisa ajo ngarkohet me borxhe dhe thëngjilli është i sajë.
Po ashtu, këto dhe shumë pyetje të tjera, duhen të kenë përgjigje të sakta, të plota dhe kompetente, që populli duhet të i di dhe të vendosë.

Çmimi !
Flitet dhe shkruhet për një qmim rrethë 1,4 mlrd.(€)(KOSID), për (500-600) MWh, do të thotë rrethë 2.800,00€/KWh, pa u cekur për ç’far tipi TC-është fjala, standar apo (CCS)!
Se ky qmim është shumë më i lartë se qmimet reale në tregun Europian të investmeve për TC, tregon analiza në vazhdim, nga shumë institucione shkencore Europiane(Gjermane,Zvicrane, Austriake etj) që tregojnë investimet e realizuara deri për vitin 2015.

Sa shifet nga analiza të mirëfillta shkencore, del se qmimi mesatar për KWh fuqi instaluese të TC. standarde me thëngjill është rrethë 1.500,00€/KWh do të thotë, gati 2 herë më i ultë nga qmimi që “QEVERIA kosovare” e ka zgjedhur për më të” mirin për popullin”!!!(nëse qmimi është ai që thuhet), nëse jo , pse se bëjnë publike kontratën me të gjitha detalet?! në të kundërtën:
Ky qmim për TC. standarde, i “qeverisë kosovare” është më i lartë se qmimi për “(CCS)” TC. moderne- bashkëkohore prej 2.400,00€/KWh, që parashifen të vëhen në zbatim nga viti 2020.
Çka janë “CCS” Termocentralet?
(CCS)-“Carbon Capture and Storage”
-CO2-Abscheidung und -Speicherung (Fachbegriffe: CO2-Sequestrierung Speicherung von Kohlendiosid
Ndarja-lëngshtimi-shtypja dhe akumulimi i CO2
Këto TC, që parashifen të vëhen në funksion nga vitet 2020, kan për detyrë ruajtjen maksimale të ambientit me ndarjen dhe akumulimin nëntokësorë të CO2, sikurse e tregojnë
pamjet në vazhdim.
Mënyra se si në tërësi funksionon kjo teknologji, është një kaptinë e gjerë dhe e veqantë, që po ashtu donë trajtim të veçantë.
Të arriturat shkencore në këte drejtim, rezultatet eksperimentale, i kan dhënë zgjidhje të duhur kësaj fushe të rrezikshme të ndotjes së mjedisit jetësorë dhe pritet të aplikohen për pak vite.
Andaj, ata që e posedojnë thëngjillin ku bëjmë pjesë edhe ne, duhet të ndihemi të privilegjuar dhe të dijmë ta shfrytëzojmë, por dhe ta ruajmë për brezat.

Teknologjia që duhet të zbatohet për këte qëllim, rritë qmimin e investimit të TC fillimishtë rrethë 900,oo€/KWh.,më vonë sigurishtë që do të ketë zbritje.
Termocentralet që lëshohen në punë nga viti 2020-21, sipas ligjeve të BE, duhet të jenë “CCS”-TC.
Termocentrali “Kosova e Re”, që në rastin më të mirë mund të jet TC-standard, me një qmim maksimal Europian-1.500,oo €/KWh,( ndërsa në Kosovë, për shkak të fuqisë së lirë punëtore do të duhej të kushtonte edhe më pak) , në njërën anë, për nga qmimi, ua kalon edhe “CCS”-termocentraleve, me rrethë 400€/KWh, që kan qmim europian 2.400,oo€/KWh, (shif tab.2.2.më sipër), nëse ai qmim që shkruhet dhe përfolet për -TC-“Kosova e re” rrethë 2.800,oo€/KWh është i vërtetë!
Në anën tjetër, për nga koha kur thuhet se duhet të lëshohet në punë rrethë 2021, ky TC, po ashtu do të duhej të jetë “CCS”, nëse Kosova donë të hyjë në BE, që “qeveria e ahtisaarisë”, kurrë se lëshon nga goja, apo vetëm e gënjen popullin!
Pra edhe për nga qmimi edhe për nga objektivi, TC-“Kosova e Re”, do të duhej të ishte “CCS”-Termocentral!

Por, çka të thuhet, kur ky TC- nuk është “CCS”, Kosovën e largon nga BE, është më i shtrenjët se TC-“CCS” dhe popullit-brezave, do të i’u duhet të paguajnë për të, gjatë e gjatë kohë! Dhe ky qmim nuk ndalet këtu!
Llogaritni qmimin e transportit të pjesëve të ndrrimit për mirëmbajtjen stabilimenteve dhe kohën e nevojëshme deri sa të mbërrijnë nga përtej Atlantikut.
Dhe atje përtej Atlantikut, një “zot” e di kush fshihet pas emrit të një firme që popullit i thuhet Amerikane, sikurse e tregon shitja (falja) e shkrietores së( HE-N.) në Drenas ,dikujt nga serbia të tipit “fazlic” mik shtëpie i s.b. i cili i detyronte “ministrat” të i raportojnë për sigurinë kombtare të Shqipërisë, duke ua paraqitur ” Anglez”!!!
“Edhe e vërteta tingllon e hidhur kur del nga goja e gënjeshtarit”-“R.Tagora”
Bazuar në këto të dhëna të këtyre institucioneve prestigjioze Europiane si dhe në të dhënat e shtypit ndër ne, mbi qmimin e kushtimit të “TC-Kosova e re”, kjo “përzgjedhje” që “qeveria” ka bërë për popullin, do ti kushtoi atij me të parën rreth 700.Mil.(€) më tepër se një zgjidhje tjetër nga firma me emra botërorë në BE.
Këto qmime populli do të duhet ti paguaj vetëm e vetëm për shkakë të një “politike-qeverisëse” që popullit i bënë vazhdimishtë PABESI!

A i duhet Kosovës TC-“Kosova e Re”, apo ka zgjidhje më të mira?
Ajo çka cekëm deri më tani rrethë TC-“Kosova e re”, ishte një mundësi lehtësimi, nga një “zgjedhje” ndër më të kqijat që kjo “qeveri “e ka zgjedhur për Kosovën.
Ka mbi gjysëm shekulli që TC-“Kosova A & B”, janë furnizuesit kryesorë të Kosovës me energji elektrike.
Fuqia instaluese e këtyre TC marrë së bashku, rrethë 1.700MWh, gjersa kanë qenë brenda afateve kohore të shërbimit, i ka tejkaluar disa herë nevojat e Kosovës për energji elektrike, bazuar në mesataren europiane të shpenzimit të kësaj forme energjie.
Këto TC në të kaluarën, me fuqinë që kishin, nuk janë ngritur vetëm për nevoja të Kosovës, por shumë më tepër, për nevoja dhe interesa të Serbisë.
Fundja, Largëpërquesit Kosovë -serbi, nuk jan ngritur për ti dhënë rrymë Kosovës, por për t’i marrë.



TC-“Kosova A” duhet të pastrohet nga faqja e dheut, TC-“Kosova B” të modernizohet

Këto TC, për aq sa kan nxjerrë energji elektrike, popullit do ti mjaftonte që ti tejkalonte disa herë nevojat vetanake, ndërsa , për aq sa populli ka ndejur në terr, sa e kan ndotur dhe shkretëruar ambientin, si të tilla dhe si janë shfrytëzuar teknikishtë dhe ekonomikishtë, nga dreqi dhe i biri, më mirë të mos kishin qenë fare.
Kjo jo për faktin se në përgjithësi TC. janë të tilla, por për faktin se të tjerët i mbolën, e ne i bartëm dhe po i bartim pasojat.

TC-“Kosova A”, duhet pastruar me themel, nuk i’a vlenë të diskutohet për te, e mos të flasim të investohet në te.
TC-“Kosova B”, duhet të modernizohet që nga “rrënjët”, Vendi ynë ka specialistë të bollshëm, që e dijnë ku i dhemb dhe çka i duhet.
Mbi bazën e modernizimit të TC-“Kosova B”, duhet të përpilohet edhe strategjia e furnizimit të Kosovës me energji për nevojat vetanake.
Kjo sepse, nëse ajo modernizohet si duhet dhe garanton furnizim me energji elektrike dhe termike edhe për shumë kohë, atëherë edhe nevojat e vendit për energji zvoglohen, rrjedhimishtë nevojat për një TC-“Kosova e re”, për furnizim vetanak shtyhen për kogja kohë, populli dhe vendi nuk futen në borxhe të pa nevojshme, qmimi i energjisë popullore mbetet i përballueshëm, mjedisi jetësorë ruhet, ruhen edhe rezervat dhe resurset energjetike.
Fundja, këto edhe shumë të tjera, duhen të jenë synime strategjike të ç’do qeverie dhe politike të përgjegjëshme, karrshi interesave të popullit dhe vendit.
Qeveritë (politikat e përgjegjëshme), i dhënë vetit detyrë kryesore, zhvillimin e vendit sipas standardeve të kohës dhe mos ngarkimin e popullit me borxhe.
Gati vetëm tek ne, quditërishtë, ndodhë krejt e kundërta:
Varfërimi dhe njëkohësishtë futja borxh e vendit dhe popullit!!!
“Politikat”, secila vjenë, bëjnë gara, kush po mundet më tepër ta ngarkoi popullin në borxhe të pa nevojshme, gati pa kurfar përfitimi.
Këto farë “politikash”, që gjithçka mund të jenë, por jo politika të dobishme për vendin, po i’u nënshtrove, “të rrahin e stë lënë me qajtë” sikurse thotë populli.
Ç’do shtetë, ka të ngritur para së gjithash, strategjinë e zhvillimit dhe të furnizimit të vendit me energji, sipas nevojave dhe qëllimeve vetanake.
Në bazë të analizave, që bazohen kryesishtë në shpenzimet mesatare vjetore për kokë banori, përfshi këtu shpenzimet për të gjithë sektorët ku energjia është e nevojëshme, dalin nevojat mesatare për energji .
Cilat janë nevojat e Kosovës tani për energji elektrike, e që do të ishin mbi mesatare europiane, lexo:”Politika energjetike në Kosovë” -Albaniapress, Mai 2012.
Në bazë të analizave dhe me modernizim të “TC-Kosova B”, Kosova aktualishtë, që të i mbuloi nevojat e veta për energji elektrike, sipas mesatares Europiane të shpenzimit të kësaj energjie për kokë banori, ka nevojë të shumtën për një fuqi shtesë instaluese prej 300MWh -Lexo politika energjetike në Kosovë.
Ka forma dhe mundësi të shumta që kjo të arrihet, pa pasur nevojë futjeje borxhesh astronomike për kaqikun e vendit tonë, pa gati as një të mirë mbrapa, dhe për interesa të hueja.
Vendi ynë, më tepër se për energji elektrike, ka nevojë për energji termike.
Zgjiidhja e këtij problemi, i zvoglon shumë ngarkesat e pa nevojshme që i bëhen rrjetit dhe TC.ekzistuese , nga të cilat energjia elektrike njëherë e përfituar nga energjia termike e thëngjillit, transformohet përsëri në energji termike të ngrohjes ,duke zgjatur panevojshëm, zingjirin e humbjeve të energjisë nga burimi i saj primarë deri në përfundim.
Duke qenë se vendi ka nevojë për të dy llojet e energjive, duhet të bëhet zgjidhje që i ofron të dy format. Pra si thuhet me një gjuajtje goditen dy caqe.
Shfrytëzimi tashmë i energjisë termike të avullit që hudhet nga turbinat e TC-“Kosova B”, e vërteton më së miri efektin e shfrytëzimit të dyfishtë të tyre.
Ç’farë TC-esh i duhen Kosovës ?
Dallohen tre sisteme të transformimit dhe furnizimit me energji elektrike dhe energji termike:
1. Sistemi qendrorë(central) i prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike
2. Sistemi qendrorë(central) i kombinuar i prodhimit dhe furnizimit me energji
3. Sistemi jo qendrorë(decentral) i furnizimit me energji
Të tre këto sisteme kan rëndësi ekonomike dhe ekologjike

1.Te sistemi qendror i transformimit dhe furnizimit,energjia primare në një vend qendrorë(elektranë), shndrrohet në energji sekondare(elektrike)dhe pasataj i dergohet konsumatorit. shif fig. 1:


Fig.1. Humbjet e energjesë në një termocentral me kondenzim, nga baza deri te shfrytëzuesi arrijnë në 66%(sez Stuttgart)

Pra kemi vetëm 34% shfrytëzim energji elektrike nga 100% energji primare e thëngjillit
2.Te sistemet qendrore(centrale), por të kombinuara të prodhimit dhe furnizimit, energji elektrike dhe energji termike, shfrytëzimi i energjisë primare të thëngjillit është më i lartë, arrinë deri në 75%, për arsyen e thjeshtë se humbjet e transformimit që jan kryesishtë energji termike e humbur gjat procesit të djegjies së lëndëve të para primare, shfrytëzohen për nevoja të ngrohjes, shif fig. 2:


Fig.2. Furnizimi me energji nga TC i kombinuar, për rrymë dhe energji termike, në kushte të njëjta (furnizim nga qendra), shfrytëzimi rritet deri në 75% për shkak të shfrytëzimit të energjisë termike(energjisë së transformimit). (sez Stuttgart)

3. Te Sistemi jo qendrorë(decentral) i furnizimit me energji elektrike dhe termike, rritet edhe më tej shfrytëzimi i energjisë primare të thëngjillit deri në lartësinë 87%.%, për arsye se zvoglohen dhe sfrytëz-ohen humbjet e transformit dhe zvoglohen humbjet e bartjës . shif fig. 3:


Fig.3. Furnizimi joqendrorë me energji nga blloku i kombinur i prodhimit të energjisë elektrike dhe termike(BHKW) (sez Stuttgart)
Këtu kemi të bëjmë me sisteme jo të mëdha.

Nga sa shifet nga paraqitjet e më sipërme, del konstatimi se te termocentralet me kondenzim, vetëm me prodhim të energjisë elektrike, arrihet një shfrytëzim vetëm prej 34% të energjisë primare.
Te TC e kombinuara (energji elektrike +energji termike), arrihet shkalla e shfrytëzimit 75%
Te centralet e vogla(BHKW)- kemi shfrytëzim shumë të mirë deri 87% të energjisë.

Këto centrale janë të përshtatëshme për objekte të veqanta dhe vendbanime jo të mëdha.
Vendi ynë, për ti plotësuar nevojat për të dy format e energjisë(elektrike+termike), do të duhej të orientohet në këto 2 tipet e fundit të furnizimit, aty ku ekzistojnë mundësitë.
Për rrethanat e Kosovës, mundësitë janë të mira për këto lloje furnizimi.
Përparësitë e këtyre, përveq tjerash, bazohen edhe në mundësin e shpërndarjes nëpër qendra urbane(Tipi2), duke pasur parasysh se lënda djegëse(thëngjilli) nuk është larg nga këto qendra .Kjo do të ndikonte në ç’koncentrimin e ndotjes së ambientit, sikurse është tani situata te ne, edhe në rastin kur këto TC nuk jan të tipit “CCS “.
Gjithashtu këto lloj TC (Tipi 2) mund të kombinohen edhe me burime tjera të energjisë primare( bërllogu,biomasa etj).
Aq sa largohet rruga e furnizimit me lëndë të parë djegëse(thëngjilli), për më tepër shkurtohet rruga e furnizimit me energji.
Aplikimi i tyre, do ta rriste me të madhe mundësinë e punësimit në vendin tonë, duke pasur parasysh ngritjen e infrastrukturës së furnizimit me energji termike etj.të qyteteve dhe venbanimeve tjera rrethë këtyre qendrave furnizuese.¨

Autor: Stuttgart: 05.12.2015
Abdullah Begolli, Inxh. Dipl. termoenergjetikës
Energiemanager
Solarteur
Energieberater

1 COMMENT

  1. A po kërkoni një huadhënës privat? A keni nevojë për hua urgjentisht? A keni një kredi të keqe? Unë mund t’ju ndihmoj të siguroni një kredi me normë interesi deri në 2%. 100% financim me dokumentacion minimal.Kompania jonë e kredisë është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e huave të zgjedhjes suaj për sa kohë që ju mund të paguani përsëri Ne nuk kërkojmë ndonjë formë të kolateralit. Norma e interesit të kredisë është fleksibël sepse ne i japim fondet tona të huasë me një normë interesi prej 2%. Ne jemi një huadhënës i besueshëm i huasë dhe ne ju sigurojmë se në qoftë se ju ndiqni procedurën tonë hap-pas-hapi do të merrni kredinë tuaj të miratuar dhe transferuar tek ju. mail: {lendersuccess@gmail.com} nëse jeni i interesuar në marrjen e një hua kështu që unë mund të ju jap më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe kushtet tona të kredisë

    Për të hyrë në të drejtën tuaj, më jepni detajet e mëposhtme:

    Emri i plotë:
    Adresë:
    Të ardhurat mujore :
    Shuma e huasë:
    Kohëzgjatja e huasë:
    Qëllimi i huasë:
    Mosha:
    Profesioni:
    Numri i telefonit:
    Skanoni kopjen e kartës së identitetit tuaj dhe foton tuaj:
    Data e lindjes :

    BIZNESI KREDISË SUKSES
    (Lendersuccess@gmail.com)

Comments are closed.