Tallja e Berishës, 132 vendime false për lekët e të dënuarve politikë

1
67

Nga Kledian Lula

Sali Berisha, ish-spiuni i sigurimit të shtetit që ka përgjuar, spiunuar, denoncuar, burgosur dhe që ka kërkuar varje në litar për viktimat e tij në sallat e gjyqeve të diktaturës, po vazhdon të tallet barbarisht e paturpësisht me ta, duke vazhduar krimin ndaj tyre me shkeljen e të drejtës ligjore. Me kontrollin absolut që ka mbi qeverinë e parlamentin, SALIU po vazhdon lojën e dytë të talljes dhe mashtrimit me ish-të burgosurit politikë, duke mos u dhënë dëmshpërblimin financiar ligjor. Lojën e parë demagogjike-mashtruese me viktimat e tij, SALIU e realizoi gjatë pushtet-krimit të viteve 1992-1997. Ndërsa lojën e dytë e ka nisur në vitin 2005 dhe po e vazhdon.

Lojë mashtruese me 15 ligje, 92 vendime e 113 formularë falsë

Dje, qeveria “SALI” njoftoi se ka marrë një vendim të ri për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duke “nxjerr një formular të ri”, për mënyrën e pagesës së viteve të burgut. Kjo është tallja e radhës e kryeministrit të vetëm ish-komunist, të mbetur në politikat dhe pushtetet e ish-vendeve e Lindjes komuniste. Loja ka nisur të zbatohet me faturën financiare për këto dënime, e cila sipas skemës “SALI” është bërë gabim që ka dalë fillimisht 417 milionë dollarë ndaj dhe “duhet rishikuar për shkak të kontigjenteve të pallogaritur të numrit të personave e sasisë së viteve totale të burgut”.

Për të përligjur këtë zvarritje, qeveria deklaroi se “janë edhe 87 mijë e 831 vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu”. Sipas lojës, “duhej edhe 8 muaj kohë” që gjithçka të bëhej e saktë pas verifikimit edhe kjo kosto t’i shtohej faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit. Asnjë veprim konkret nuk u bë në favor të kësaj shtrese të vuajtur, por vetëm fjalë, vendime, formularë e rikthim të procesit nga fillimi për “efekt procedurash”, që në fakt ishin për efekt talljesh.

Spiuni, denoncuesi e dëshmitari i të burgosurve politikë SALI BERISHA, që prej vitit 2005 ka premtuar në vijimësi dhe me bujë të madhe propagandistike, se do të bënte 100% pagesat e viteve të burgut. Këtë e tha në vitin 2005, kur bënte fushatë për të ardhur në pushtet duke u kërkuar votat viktimave të tij. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, u tha se do t’i bënte pagesat brenda vitit 2006, por kaloi viti 2007, 2008, 2009 dhe mashtrimi e demagogjia “SALI” erdhi deri në vitin 2010, kur u premtoi se do t’i paguante në vitin 2011. Kanë kaluar 6 muaj dhe ende asnjë qindarkë nuk po del nga xhepi i pushtetit “SALI” për ish-të përndjekurit politikë.

Ata po vazhdojnë të mashtrohen me premtime e zvarritje pa fund. Që prej vitit 2005 e deri sot, qeveria e spiunit SALI BERISHA e ka realizuar skemën e mashtrimit të viktimave të tij, nëpërmjet nxjerrjes së vendimeve, urdhëresave, shtesave ligjore, udhëzimeve e formularëve falsë. Gjatë periudhës 2005-2011 janë nxjerrë 15 ligje, 92 vendime e 113 formularë zvarritës, me të cilët SALI SPIUNI, i ka sjell vërdallë viktimat e tij nëpër institucionet e drejtësisë, të pushtetit lokal dhe duke i lënë për 6 vjet, 24 orë “roje” tek sportelet e bankave.

Sa për dekor publik, SALIU ka qenë gjoja “mbështetës” i ish-të dënuarve politikë dhe me fondet e bankës Botërore, gjatë viteve 1992-1996 bëri disa zgjidhje sociale formale e gjysmake me klientelizëm krahinor, si strehim, shkollim, punësim, emigracion etj, derisa, në vitin 1996, iu vërsul ish-të përndjekurve me polici, dhunë fizike e burgosje, për shkak se ish-të burgosurit denoncuan neodiktaturën e SALI-PD-SHIK-ut. Edhe në vitet 2005-2011, për ish-të përndjekurit politikë, SALIU po dëshmon se është po ai ish-spiun komunist, po ai mëkatar, po ai dhunues, mashtrues e demagog i pushtet-krimit të viteve 1992-1997. Ka ndryshuar vetëm taktikë e metoda. Për t’i masakruar, tallur e mashtruar viktimat e tij, SALIU sajon ligje, rregullore, udhëzime, vendime e formularë defter bakalli pa asnjë fuqi ligjore, duke e mbajtur “peng” problemin e dëmshpërblimit financiar për vitet e burgut.

Borxhet e qeverisë SALI “burgosin” dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

Përherë SALIU, ka deklaruar: “I kemi të siguruara lekët për shlyerjen financiare të ish-të përndjekurve politikë, por po plotësojmë bazën ligjore”. Këtë e ka thënë edhe në vitin 1993, në vitin 1994, në vitin 1995, në vitin 1996. E bëri këtë deklaratë edhe kur miratoi buxhetin e vitit 2006. Por ka 6 vjet që merret vetëm me “procedura”, me letra kot e nuk bën pagesat. Gjithë këtë mashtrim, SALIU e ka maskuar pas disa pagesave “qindarka”, duke vënë në listë ata ish-të burgosur që kanë bërë nga 3, 5, 9 muaj e 1 vit burg dhe që kanë shuma të vogla për të marrë. Por gjithashtu, në krye të listave janë vendosur edhe ata ish-të burgosur që kanë qenë viktima të spiunuar prej SALIUT e prej miqve dhe pushtetarëve pranë SALIUT, me qëllim që të heshtin.

Historia e talljes “SALI” me ish-të përndjekurit, ka nisur që në vitin 1992. Parlamenti i parë pluralist shqiptar, me konsensus të plotë të 250 deputetëve, miratoi Ligjin Nr.7514, datë 30.09.1991: “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të Përndjekurve Politikë”, ligj i cili, sanksiononte pafajësinë e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Në mbështetje të këtij ligji, pas vitit 1992, parlamenti “SALI” miratoi 6 ligje të tjera, ndërsa gjatë. viteve 1992-1997, në vazhdim nxori 13 ligje, shpalli 44 vendime të këshillit të Ministrave, 73 udhëzime e nxori 35 lloje formularësh për çështjen e ish të përndjekurve politikë. Këto u zbatuan vetëm 20-25% deri në vitin 1997. Kanë kaluar 20 vjet dhe problem i dëmshpërblimit të tyre nuk është zgjidhur.

SALI SPIUNI e di, që ish të burgosurit politikë nuk kërkojnë prej tij lëmoshë, por dëmshpërblimin e viteve për dënimet e padrejta dhe djersën e punës së detyruar e të papaguar, bërë gjatë vuajtjes së dënimeve shtazarake në burgjet e diktaturës dhe kampet e punës, në kohën kur SALIU i spiunonte. Kjo e drejtë garantohet nga Neni 44 i Kushtetutës, nga Neni 268 i Kodit Penal, mbështetur në Nenin 57 të Kodit Penal dhe në Konventat Ndërkombëtare, të pranuara e të firmosura nga Shqipëria si palë, të detyrueshme për zbatim. Dje SALIU doli përsëri përpara viktimave të tij dhe u tha, se do të paguheshin lekët për vitet e burgut, por duhej zbatuar e plotësuar një “formular i ri”. Pas këtij mashtrimi të radhës, qëndron fakti që qeveria e SALIUT e ka buxhetin bosh dhe nuk ka asnjë qindarkë për t’ua dhënë viktimave të tij, ndaj dhe i sjell vërdallë me copa letrash, që i miraton ne parlament e në qeveri në formë ligjesh e vendimesh pa vlerë.

Tallja 20 vjeçare e modelit “SALI”

1. Shtator 1992: Ligj për evidentimin e numrit të të burgosurve politikë
2. Dhjetor 1992: Ligj për vlerësimin numrit të viteve të burgut në total
3. Shkurt 1993: Vendim, për shtesa në vendimin për miratimin e numrit të të burgosurve
4. Prill 1993: Vendim për hapjen e zyrave në qarqe, të trajtimit të listave
5. Qershor 1993: Vendim për shtesë organike, në vendimin për vlerësimin miratimit të viteve të burgut në total
6. Shtator 1993: Ligj për përcaktimin e shtrirjes familjare të përfituesve
7. Janar 1994: Ligj për përcaktimin, nëse quhej dënim edhe internimi
8. Mars 1994: Vendim qeverie për caktimin e masës së pagesës, për çdo ditë burg
9. Tetor 1994: vendim për verifikimin e listave të përfituesve nga ministria e drejtësisë
10. Dhjetor 1994: Ligj, për përcaktimin e shtrirjes familjare të përfituesve
11. Mars 1995: Ligj, për kufizimin e skemës familjare të përfituesve
12. Shtator 1995: Formular përfundimtar që do plotësohet nga çdo person
13. Mars 1995: Ligj për kufizimin e skemës familjare të përfituesve
14. Shtator 1995: Formulari i ri përfundimtar i korrigjuar, që do plotësohet nga çdo person
15. Janar 1996: Ligj për përfshirjen në buxhet, të pagesës për vitet e burgut
16. Prill 1996: Vendim për llogaritjen e pagesës për vitet e burgut të çdo personi
17. Tetor 1996: Vendim për ngritjen e grupit të punës për llogaritjen totale të fondit
18. Nëntor 2005: Ligj që rrëzon vendimin, për ngritjen e grupit të punës për llogaritjen totale të fondit
19. Dhjetor 2005: Formular i ri shtesë, për deklarimet e viteve të burgut
20. Mars 2006: Ligj që shfuqizon dy ligjet e para 1993, disa shtesa për specifikim pagesash
21. Nëntor 2006: Formular i ri për vetëdeklarimin e viteve të burgut
22. Shkurt 2007: Vendim për të paguar fillimisht ish-të dënuarit që janë mbi 60 vjeç
23. Shtator 2007: Ligj për rishikimin e masës së pagesës së çdo dite burg
24. Mars 2008: Ligj për verifikimin e deklarimeve të bëra
25. Janar 2009: Vendim qeverie për miratimin e formularit tip sipas kërkesave të BE
26. Dhjetor 2009: Miratim i fondit shtesë të dalë pas verifikimit të viteve shtesë të dënimit.
27. Tetor 2010: Vendim për miratimin e listave të pagesave që do shkojnë në bankë
28. Mars 2011: Formular i ri për deklarimet, sipas dosjeve që ka Ministria e Drejtësisë
29. Qershor 2011: Formular shtesë, ku specifikohen të dhëna personale për ish-të dënuarit.

1 COMMENT

  1. Sharje,sharje,dhe vetem sharje!
    Njeriu vlen per aq sa di,dhe di aq sa mban mend,ndonjehere edhe me pak se kaq.
    E.M.Remarque thote :
    “Shume gjera mundet te harrohen kur behet fjale per te shpetuar lekuren.”
    Une shtoj : E kur behet fjale per shpirtin ?
    Leke,leke,leke! Sikur keto leke te dilshin nga dheu!
    Duam,duam,duam! Kerkesa infantile!
    Pjese perberese e nje populli qe eshte i afte per debatuar per çdo gje,edhe per ato qe s’ka asnje njohuri.
    Lexova keto dite ne nje faqe interneti kete shkrim qe po e paraqes :
    ” E pyet dikush Zotin- Cfare te çudit me shume tek njerezit?
    – Qe lodhen se qenuri femije,kane nxitim qe te rriten,duan te kthehen perseri femije.
    – Qe humbasin shendetin e tyre per te fituar para dhe pastaj harxhojne parate per te fituar shendetin.
    – Qe mendojne me shqetesim per te ardhmen duke harruar te tanishmen,dhe keshtu nuk jetojne as te tanishmen as te ardhmen.
    – Qe jetojne sikur nuk do te vdesin kurre,dhe vdesin sikur te mos kishen jetuar asnjehere.
    Athere ai i ben Zotit pyetjen e dyte: Cfare mesime mund t’i jepen njeriut?
    – Nuk mund te detyrojne asnjerin qe t’i doje.
    – Ajo qe mund te bejne eshte te duan pa rezerva dhe te lene qe t’i duan.
    – Te mesojne qe nuk eshte mire qe te krahasohen me te tjeret.
    – Te mesojne qe njeriu i pasur nuk eshte ai qe ka me shume,por ai qe ka nevoje vetem per te domosdoshmen.
    – Te mesojne qe mjaftojne pak sekonda per t’u hapur plage te thella njerezve qe duam,dhe qe duhen shume vite per t’i sheruar keto plage.
    – Te mesojne te harrojne duke praktikuar faljen.
    – Te dine qe ekzistojne njerez qe i duan thellesisht,por nuk dine si t’i shprehin dhe t’i çfaqin ndjenjat e tyre.
    – Te mesojne qe dy persona mund te veshtrojne te njejten gje,por ta shohin ne dy menyra te ndryshme.
    – Te kuptojne qe jo gjithmon eshte e mjaftueshme te jesh i falur nga te tjeret,por duhet edhe te falin vetveten.
    – Te dine qe une ,Zoti jam ketu.
    Cdo fjale e shprehur me tej do te ishte humbje kohe.

Comments are closed.