Takimi tradicional “Azem Shkreli” 2015 bashkoi krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës!

0
22

Nga Asllan Dibrani

E shtunja e kaluar me 06.06.2015 në Ennepetal të Gjermanisë, nën organizimin e “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë”, u mbajt manifestimi tradicional kushtuar të madhit krijuesit dhe poetit “Azem Shkrelit”.

Rrugët ishin të ngarkuar ngase, ma veç ka filluar fluksi i parë drejt brigjeve bregdetare të pushuesve të shteteve Skandinave dhe të Beneluksit që frekuentojnë autostradave të Gjermanisë. Krijuesit shqiptar këtë ditë vikendi e kishin zgjedh si pikë takimit të kulturës dhe artit poetik në Ennepetal të Gjermanisë. Tashmë në këto takime tradicionale “Azem Shkreli” po i bashkon krijuesit shqiptar nga shtetet e Evropës!

Krijuesit shqiptar, vitet që po lëmë pas trasuan një voluminitet të ngjeshur veprimtarish dhe aktivitetesh në fushën e krijimtarisë me tituj të shumtë duke i bashkuar të gjithë krijuesit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Çamëria dhe trevat tjera të emigruar në shtetet perëndimore. Salla e bukur e stolisur me flamujt tanë dhe portreti i Azem Shkrelit, sikur komunikonin me publikun që kishin ardhur me qindra kilometra ta nderonin ketë takim.

Pamje nga të pranishmit po edhe familjet e të ndjerëve Azem Shkrelit dhe Shaban Cakollit
Shfaqjet filmike të tij të ndërkohëshme na rikujtonte të kaluarën e Kosovës që Azem Shkreli e skaliti e gdhendi dhe e shkroi me fjalët e arta poetike. Pal Sokoli kryetar iu uroj mirëseardhje mysafirëve, që nuk ishin pak të ardhur t’i ndanin disa orë së bashku me krijuesit e “Lidhjes se Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani.

Zoti Hasan Qyqalla përshëndeti në emër të LSHKM. Fjalë përshëndetëse patën edhe zoti Martin Çuni (kryetar nderi), zoti Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, Fatmire Musliu, këshilltare e konsullatës së Kosovës në Frankfurt e cila foli për vlerat e takimeve të tilla nga e cila u përkul pran figurës se Azem Shkrelit etj. Daut Demaku ishte një personash që bëri një mozaik shumëngjyrësh mbi këtë takim kushtuar Azem Shkrelit dhe krijuesve tanë në Mërgatë.

Ai shumë bukur elaboroi vlerat artistike mbi krijimtarinë e poetit tonë të madh Azem Shkrelit .Madje ai tha se Azem Shktreli ishte poeti ma i mirë shqiptar i fundshekullit të kaluar. Daut Demaku u prezantuar edhe me një ligjëratë të nduarduart lidhur me kulturën artin dhe situatën politike nga i cili rast u duartrokit disa herë. Në takimin tradicional Azem Shkreli” 2015 me poezitë e tyre u prezantuan z. Gonxhe Letmi Begisholli, z. Neki Lulaj, z. Sadri Gashi, z. Hasan Qyqalla, Seveme Fetiqi, z. Selajdin Gashi, z. Arif Molliqi dhe z. Musa Mulolli me poezitë e Gjergj Fishtës.

Për ta nderuar takimin dhe familjen Shkreli në këtë datë i dhanë një fokusim kulturor dhe emocionues edhe nxënësit e shkollës shqipe”Dituria” nga Heidelbergu dhe Schwetzingeni të udhëhequr nga Gonxhe Letmi-Begisholli. Recitali teatral i nxënësve të shkollës “Dituria” me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” të shkruar nga autori Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli, ku rikujtuan shumë ngjarje emocionuese gjatë shekujve për figura të ndryshme shqiptare me rëndësi historike.

Skenës për të qenë sa ma të kompletuar këta fëmijë i ndihmuan edhe Këshilli i prindërve nga z. Emine Cakolli ,z.Binak Ramaj dhe Lendita Gashi Bytyqi. Nxënësit që aktruan në këtë takim ishin Tregim Ramaj, Endrit Veliu, Blegin Berisha, Kujtim Ramaj, Donika Begisholli, Gentrina Bytyqi, Ariana Halilaj, Brikena Halilaj etj. Gjatë këtij takim u promovua edhe libri i të ndjerit Shaban Cakollit që mbeti në dorëshkrim, por falë z.Pal Sokloit z. Ferdinanad Lahollit dhe z. Martin Çunit ,ai gjeti dritën dhe u botuar nga Shtëpia Botuese “Laholli. Një përshkrim mbi këtë vepër dha z. Hysen Ibrahimi, ndërsa z. Ferdinand Laholli foli në emër të redaktorit.

Këngëtarja Ermelinda Lajcaj i dha një ngrohtësi sallës me këngët e saja me karakter kombëtar. Zëri i saj jehoj nëpërmes këngës qe solli një kënaqësi tek të pranishmit. Po ashtu burrat e këngës rapsodike të ulur këmbëkryq Zyber Topalli,

Dalip Sylejmani dhe Bajram Aliu kënduan me zërin e tyre të mrekullueshëm me këngën “Në ballë të Arbrit”.

Në fund u shpërndanë disa mirënjohje, ,dhe u shpallën rezultatet e konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani, për veprën më të mirë të vitit 2014. Çmimi letrar për krijuesit shqiptarë në këtë takim”Azem Shkreli” 2015,u nda nga juria e zgjedhur në përbërje të Arif Molliqit,Martin Çunit dhe Seveme Fetiqit dhe u shpërblyen këta krijues:

1. Vendin i parë: Sadik Krasniqi me librin “Ag Muzgu” me poezi poezi
2. Vendi i dytë: znj.Pranvera Gjoni, me librin “Mendime të Arnuara” me poezi
3. Vendi i tretë: Fatmir R. Gjata “Valsi i tretë” me poezi dhe Fehmi Korça(post mortum) libri”Përtej poleve të jetës”poezi. Pauza të pranishmeve nuk u shkoj huq,por shijuan ushqimet tradicionale shqiptare nga kuzhinat familjare shqiptare që i sollën aty.

– Takimet e tilla Lidhjen e shkrimtarëve po e përforcojnë, po i japin shpirt, po e zgjerojnë me anëtarë të rinj dhe në saje të bashkëpunimit kjo “Lidhje e Shkrimtareve” po merr dimensione dhe korniza ma të mëdha dhe përgjegjësi që të jetë një oazë e afrimit të vlerave dhe krijimeve të reja. Takimi si ky për poetin e madh Azem Shkrelin që bashkoj krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës do të jetë një sinjal i mirë që deri sa të ketë Azem Shkrela shqiptarët do të jenë ma të fuqishëm ma të afërm ma të nderuar dhe gjithnjë në trend vrapues ta nxëmë atë që e humbëm nën pushtimin e armiqve gjatë shekujve.

Foto-reportazh nga takime tradicionale “Azem Shkreli” 2015 Ennepetal