Takim me njerëz të përkorë

0
29

Ismet Hasani

Miqësia e mirë me njerëzit është gjëja më e mirë që mund të jetë në botë!
Krejt rastësisht jemi njohur me z. Seremb Gjergji, kandidatin potencial për
President të Republikës së Kosovës, nga i cili mësova shumëçka.
Ishte njeri i virtytshëm, vizionar, i guximshem dhe meriton të rreshtohet ndër njerëz të përkorë*.
*(të ditur, vizionar’, të matur, të përmbajtur..)

Mendoj se kushti i parë për të krijuar miq, është që, në radhë të parë të jesh vet mik!
Kurrë nuk e kam marrë si shkak për ta zënë një mik, ose për t’u ndarë, dallimin e opinionit mbi politikën, fenë, apo filozofinë!
Jetoj në një vend ku jemi të gjithë të lirë e të barabartë, pa dallim prejardhjeje, race, nacionaliteti, gjuhe, kulture, tradite! Sa më shumë që afrohen e lidhen njerëzit ndërmjet veti, aq më shumë flaken/zhduken dallimet midis tyre.

Veti, cilësi e veçori e njerëzve të virtytshem, përveçse tjerash, janë thjeshtësia e modestia. Ata me fjalë të thjeshta na shpejgojnë gjëra të thella.
Njerëzit që posedojnë vizion, njerëzit e përkorë, shohin “diçka” atje ku të tjerët nuk shohin asgjë. Kjo është karakteristikë e njerëzve që merren me meditim – mendim të gjatë e të thllë, për ta arritur atë që ka për synim e që i ka vue vetit dëtyrë për arritje të qëllimit. Këta njerëz, nuk nisen, nuk nisen por pasi të nisen nuk ndalen përderisa nuk ia arrijnë qëllimit më parë të synuar.
*
I theksova këto fjalë, nga se nuk kisha të tjera që ndryshe do të cilësonin njeriun me të cilin u takova për herë të parë dhe krijuam miqësi të sinqertë e të mirëfillët.
Ky është z. Seremb Gjergji, kandidat potencial për President të Kosovës.
Përshtypjet që më mbeten nga ky njeri, nuk mund t’i përshkruaj ndryshe përpos me një thjeshtësi, krejt ashtu siç i meriton, ngase i tillë ishte edhe ai vet.
U njohtem krejt rastësisht: ai kishte shkruar diçka të mirë në facebook, që mua më la përshtypje dhe, edhepse nuk e njihja, i thashë pak fjalë ,të cilat ia shkrova në formë komenti. Ai i befasuar, se këto fjalë ”i vijnë” nga një person me të cilin nuk është njohur më parë, më falenderon shumë përmes një lloj përgjigjeje, po ashtu në facebook. I këmbyen pak shkrime të shkurtëra dhe nuk vonoi e z. Seremb më shkruan se dëshiron të takohemi…!?
Gjatë tërë kësaj kohe unë ndodhesha në Kosovë, pikërisht në Mitrovicë dhe me të vërejtur dëshirën e tij për t’u takuar, gjë që më pëlqente shumë edhe mua, i shkrova se, pasi nuk disponoj me veturë timen, urdhëroni te unë dhe atë më kë të doni jeni të mirëseardhur. Po ashtu, duke kuptuar se ai është personalitet i angazhuar me punë të përditshme, ndërsa unë jam në pushim – pa obligime ditore, i shkrova që ai të ckatoj ditën dhe kohën për të ardhur te unë.
Më informoi se cilën ditë do të vjen në Mitrovicë dhe unë e i tregova përafërsisht se ku banoj, por më saktësisht i përcaktojmë me tel/mob., pasi, më parë i patëm këmbyer edhe numërat e tel./mob. dhe bisedat e fundit i bënim me tel/mob. Bisedat me tel/mob. i bënte të shkurta, ama tejet koncize, të qarta.


Seremb Gjergji & këngëtari Meda

Në ditën dhe kohën e caktuar, pritja ardhjen e tij me mendimin që do të ngrënim drekën te unë, pasi e dia që udhëton nga qyteti i Pejës.
Kaloi koha për të ngrënë drekë, e z. Gjergji nuk erdhi, e thashë në veti, për çdo rast po ia bëj një telefonatë dhe e thirra. M’u lajmërua menjëherë dhe më tha se, bashkë me një kolegë të punës, janë duke ngrënë drekë në një restoran peshqish buzë lumit Ibër, në periferi të Mitroivcës dhe më tha që për gjysmë ore do të mbërrijnë te unë.
Ende pa u bërë gjysëm ore, më thirri në tel/mob. dhe më tha se është afër vendit ku i kisha thënë se banoj, e unë dola në dritare të banesës dhe kur e pashë, ia bëra më dorë nga dritarja – ”ejani brenda” e ai ma bëri me shenjë se nuk do hyjnë brenda, por që unë të dal përjashta. Dola dhe i pashë se ishin dy vetë, por z. Gjergji e njihja nga fotot e vendosura në facebook. Ai kolegu i tij, vetëm sa u njohtuam, kërkoj të shkoi, u përshëndet me né dhe shkoi, e unë e pyeta z. Gjergji se ku dëshiron të rrijmë, pasi nuk pranoj të vijë në banesë? Më tha se deshiron të shkojmë menjëherë deri në Urë të Ibrit, duke më pyetur: ”…a frikësohesh?” – Jo i thashë, kur jam me ty, jo! U nisëm, por ishte pak ftohët dhe m’u duk se po rrënqethej se ishte vetëm në këmishë, pa xhemper, e luta të marrim diçka më të trashë me e veshë, por më tha se ka të nirthëtur që nga restorani, por që do duke ecur drejt Urës do të nxehet dhe u nisëm. Nuk e kishim larg Urën nga Qenrdra e qytetit.
Nga fjalët e para e vërejta se z. Gjergji ishte tejet komunikativ, ishte i guximshem dhe s’i trembej syri, fliste edhe ecte shpejt. Kur iu afruem Urës, aty vërejtem se në të dy anët e urës, majtas e djathëtas qëndronin ”Xhandarmëria” françeze me ”pizgauera” e në mes të Urës një veturë e polcisë së Kosovës, me dy policë brenda. Z. Gjergji po ma bën: këta dy policë brenda, njëni është shqiptar e tjeri është serb, vetëm se pasi ta shohim ”barrikadën/barrierën”, po kthehemi kah ta.
Iu afruam ”barrikadës” ku vërehej grumbull i madh i parregulluar zallë e gurë dhe copa të mëdha betoni, andej urës nuk vërehej ”njeri i gjallë” siç shprehen pikëtorët. ”natyrë e vdekur”, e lidhur me ”barrikadën” z. Gjergji po më pyetë:
– A e di ti se çfarë idé-je e çfarë propozimi kam dhënë unë lidhur me këtë ”barrikadë”? Më pyeti Z. Gjergji.
– Jo, nuk e di! I thashë shkurt. E luta të më tregoj.
– Unë e kam dhënë idénë dhe propozimin që secili kalimtar nga të dyja anët dhe secili vizitor, sa herë që të kalojnë Urën të marrin nga “barrikada” nga një apo dy gurë në dorë e t’i bartin dhe t’i hudhin osen ë lumin Ibër, ose diku në “Pjesën Jugore” dhe kështu duke marrë vazhdimisht gurë nga “barrikada” ajo çdo herë do të pakësohej e një ditë nuk do të mbetej asgjë prej saj. Unë do ia bëj i pari, do i marri dy gurë nga ky grumbull i ”tmerrshëm” dhe do i hudhi diku! – Më tha z. Gjergji.
– Po, ata bartin zallë e gurë dhe e mbushin prapë me zallë e me gurë dhe formojnë “barrikadë!?” I thashë.
– Po ata qit e mbushe, e na hiç e largoje…, dikur ata do të lodhen dhe nuk bartin më e mbetet e hapur Ura mbi lumin Ibër, e cila, tash e sa vite, ndanë “Pjesën Jugore” me atë “Veriore”! M’u përgjigj z. Gjergji.
Ia zgjata dorën dhe i thashë:
– Idé e qëlluar, fort e qëlluar. Idé të tilla kanë vetëm ata që janë vizionar, që janë të ditur, të urtë, të matur…ata që konsiderohen njerëz të përkorë…!
– Të faleminderit miku im! Edhe unë po të them se ti paske njohuri me i njoftë njerëzit, se kështu më kanë thënë edhe disa miq të mi…!”- Më tha miku im Seremb Gjergji dhe shtoi:
– Miku im, po ta them se ti paske prirje pë t’i vlerësuar njerëzit. Mendoj se njeriu nuk vlerësohe ne bazë të asaj që posedon (ka, disponon), por njeriu vlerësohet në bazë të asaj që ofron (jep, dhuron, fal’). Diellin posedon energji të lartë që mund të na kallë e zharritë, por neve na dhuron dritë. E drita është jetë! – më tha z. Gjergji.
Nga këto thënie të tij kuptova se ky njeri posedon inteligjencë të lartë…posedon shumëçka të mira dhe është në gjendje, që popullit të vet t’i ofroi dituri, njohuri të përgjithshme, vizione e largëpamësi – por edhe guxim, për të mos harruar të djeshmen, të punojë sot, tash në këtë moment. .. për të ardhmen … e t’i dhurojë edhe humanizëm…
– Tash po shkojmë të shohim cilët janë ata dy policët në veturën e Policisë! Më tha z. Gjegji dhe u nisem drejt veturës se Policisë se Kosovës, që qëndronte në mes të Urës e brenda shiheshin dy policë.
– Mirë dita – dobar dan! Ju drejtua z. Gjegji dhe ata iu përgjigjen: njëni më ”mirëdita” të pastër shqipe e tjetri me një ”mirëdita” pak më të dobët në shqipe, e kur z. Gjegji i pyeti, ata vetë u prezentuan – njëni me ”unë jam shqiptar” e ai tjetri tha ”unë jam prej Suhodoli” dhe vërehej se ishte serb. Pa hamendur, z. Gjergji ua ofroi nga një ”vizitë-kartelë” dhe ju tha: ”Unë jam kandidat për President të Kosovës dhe do të fitojë! E Ata i muarrën ”vizit-kartelët” dhe ia bëren z. Gejgji: ”- Bash mirë!” Ai serbi fliste një shqipe të dobët e jo serbisht. Veturën e kishin të kyçur për të funksionuar nxemja brenda në veturë se ishte ftohët. I përshëndetem dhe u kthyem kah pjesa ”Jugore”. Me françezët – as nuk na pyetën as nuk u folëm kurgjë as kah shkuam, as kah u kthyem. Me kaq mbaroi ”vizita e Urës se Ibrit” dhe e ”barrikadës”, tamam kufi që ndan dy anët e Mitrovicës, përshkak se ”barrikada” ishte e pamundur të mbikalohej, e në të dyja anët e Urësmund të kalohej vetëm në këmbë dhe vëreheshin shumë rrallë ata që shkonin dhe vinin dhe kalonin këmbë mbi Urë. Vetë Ura mbi lumin Ibër të lente përshtypjen e një ”zone mes-kufitare” si para ndonjë vendkalimi kufitar, apo ndonjë dogane. Dukej krejtësisht e ”shkretë* e zbrazët dhe e qetë…!

*
– Miku im! Nuk e di a je i njohtuar a po jo – Unë jam kandidat potencial për President të Kosovës, dhe do të fitoj. Më tha z. Gjergji dhe vazhdoi:
– Unë dua të bëhem President i Kosovës…nuk dua të jem perandor. Unë nuk dua të udhëheq as të pushtoj askë. Unë dua t’iu ndihmoj të gjithëve, nëse është e mundur. Dhe të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu – duan të jetojnë nga lumturia e njëri-tjetrit – jo nga mjerimi i njëri tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Toka është e mirë, është e pasur dhe ofron për të gjithë.
Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.
Lakmia i ka helmuar shpirtërat e njerëzve, e ka barrikaduar botën me urrejtje, me mjerim. Ne duhet të zhvillohemi, të hapemi, e jo të lëmë vetveten të mbyllur. Makineritë e shumta na kanë lënë në hall. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia na ka bërë të ashpër, të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë pak. Më shumë se çdo gjë tjetër, na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi, na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithëçka do të humbet. U ndal pak z. Gjegji dhe ma bëri:
-Më lejon të vazhdoj edhe pak, miku im? Më pyeti. – Po, po vetëm vazhdo, me kënaqësi, me kujdes dhe vëmendje të përqendruar po të ndjek! I thashë dhe vazhdoi:
Të arriturat shkencore na kanë sjellur më afër njëri-tjetrit.Këto shpikje thërrasin
për mirësi mes njerëzve, thërrasin për vëllazëri universale, thërrasin për bashkimin e të gjithë neve…!
Atyre që mund të më dëgjojnë, iu them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të shkojnë, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.
Mos e jepni vetveten te njerëzit që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Mos e jepni vetveten te këta që janë jonjerëzorë, njerëz makina me mendje makine e zemra makine! Ju popull, nuk jeni makina! Ju nuk jeni si skllavër! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonjerëzorët! Mos e pranoni jetën në skllavëri! Luftoni për jetën në liri!
Mbretëria e Zotit është brenda njeriut. Jo të një njeriu apo të një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Në ju! Ju, populli e keni fuqinë – fuqinë të krijoni mrekullira. Fuqinë të krijoni lumturi! Ju, populli, e keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme. * *(Bibël, kap. XVII Shën Lluka)
Prandaj,
*Në emër të demokracisë, t’a përdorim këtë fuqi, të bashkohemi të gjithë!
*Të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’i jep njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i jep rinisë një të ardhme të lumtur dhe të moshuarve t’iu mundësohet – siguri e jetë e rehatshme.
*Të luftojmë që ta lirojmë botën tonë, t’i largojmë barrierat kombëtare, të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën.
*Të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpiejnë te lumturia e të gjithë njerëzve.
*Në emër të demokracisë, të bashkohemi të gjithë! – i përfundoj fjalët e tija z. Seremb Gjergji, duke më kërkuar falje, për gjëja se e zgjati në të folur!
E përgëzova për të gjitha, por edhe për enërgjinë dhe guximin…! I urova suksese me rezultate të mëdha në arritjen e qëllimeve dhe vizioneve, e të ngjitet drejt majave më të larta të zhvillimit dhe përparimit të mendimit njerëzor.
M’u falënderua shumë…!
Falënderimi ishte reciprok!
*
Add/PS: Në ndarje me z. Seremb, ma përsëriti: “ – Miku im që shkruan për takimin tonë të sotëm, të lutëm përfshije edhe anekdotën lidhur me atë që ka ndodhë në një odë shqiptare në mes profesorit Anton Çetta dhe pleqnarit Mujë Loshi!?
“- Po miku Seremb, për hatër t’ëndin po epërfshijë edh anekdotën!”
*
Në një odë shqiptare hyn profesori Anton Çetta dhe pasi ishte shumë i lodhur nga ecja, dhe ashtu njeri i gjatë me trup, si ulet, nuk mund të ulet “kambëkryq”, por i shtrinë kambët. Aty qillon Mujë Loshi dhe për me e ngucë pak profesorin, me qëllim që t’ia nxjerr’ naj fjalë, ia ban:
– Profesor Anton, burri nuk i shtrênë kambët n’odë t’burrave?
Profesori i i urtë e fjalë pak, menjiherë ia dredhë Mujë Loshit:
– Mujë, unë medoj qi odën nuk e prishin kambët po e prish’ koka e burrit! Ia ban profesor Antoni dhe aty fillon ”muhabeti” i burrave se Mujë Loshi dhe profesor Anton Çetta njiheshin fortë e mirë që përpara dhe sipas traditës shqiptare, shokët e mirë në odë të burrave ”shtyhen” nder veti edhe ”gjuhen me fjalë”, por krejt ua qesin të tjerëve, n’i marrshin vesh!?
*
Contakti me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com