Tailanda destinacion i turizmit ma tërheqës në botë dhe turizmi në Shqipëri!

0
88

Shkruan Asllan Dibrani

Vapa dhe ngarkesa me punët e rëndomta më shtyu qe si destinacion për pushimet e kësaj vere ta zgjedh Tailandën. Një agjenci turistik bëri përgatitjen e biletave për udhëtim. Me që nuk pati linjë direkte nga Shtuttgardi udhëtuam deri në Aeroportin internacional të Frankfurtit. Aty ishte linja për Abu Dhabi, një aeroport ndërkombëtar në “Shtetet e Emirateve të Bashkuara Arabe” i vendosur 30 km jashtë qytetit në autostradën kryesore në mes Abu Dhabi dhe Rubai. Deri aty fluturimi zgjati 6.30 minuta. Aeroplani ishte modern nga ma te mëdhenjtë me dy rangje karrigesh. -Rangu i parë ishte ai i zonës së parë me karrige dhe tavolina ma të gjera dhe mundësi për shtrirje. Zona B ishte me 8 karrige në radhe, por ma të ngushta për udhëtari furnizuar me pije ushqim deri ne brushë te dhëmbëve për një përdorim. Pas 6.30 minuta udhëtimi aterruam në aeroportin modern të Abu Dhabi. Aty shpejt i kryen shërbimet e daljes.

Pas pak pushimi fluturimi tjetër ishte nga ky aeroport për në qytetin e Tailandës, pikërisht në jugun e saj në qytetin Phuket, po aq zgjati 6,30 minuta fluturimi. Këtë foto-reportazh, apo udhëpërshkrim e bëjë si përpjekje e pasqyrimit të një turizmi modern në ditët e sotme, mikpritjen, infrastrukturën, kulturën, organizimin, kohën, bukuritë dhe kuzhinë tradicionale të Tailandës. Për hir të publikut do bëje krahasime për shkallën e zhvillimit të turizmit në Shqipëri që mendoj se ka një potencial të zhvillimit të turizmit të mirëfilltë në Shqipëri, por faktori njeri e ka ngec dhe ngulfatur deri shkatërrimin e vlerave ton aqe na e ka falë perëndia. E them këtë duke pas parasysh krahasimin dhe me turizmin me të zhvilluar në disa shtete qe isha pushues, vizitor hulumtues i tyre si në Republikën Domenikiane, Turqi, Shtetet Arabe, Shtetet Ballkanike si dhe në SHBA, në San Diego në kufi me Meksiken.

Ju informoj vetëm një detal të posaçëm, pos rregullave qe i kërkon një pikë turistike, sa qe edhe pirja e duhanit ishte e ndaluar në plazhe, ishte veni i posaçëm se ku të pihet duhani. Në plazhet e Shqipërisë sigurisht e din çdo njeri mbi mirëmbajtën dhe higjienën !… Bregdeti i Shqipërisë, jo qe është i yni, por ka gjëra të bukura si me plazhe me rërë dhe gjatësi shumë kilometerëshe, bukuritë natyrore me kështjellat, kodrinat dhe malet e larta që shumë shtete ja kanë lakmi, aty ku nuk ka prek dora e njeriut. Fatkeqësisht u masakrua me një infrastrukturë jo adekuate qe kërkon bregdeti shqiptar dhe natyra shqiptare.

Tailanda shtet i mrekullive nga bukuritë natyrore!
Një vend i historisë së pasur, Budizmi, lumenj mistik, frutat ekzotike, pyjeve tropikale të mëdha, kuzhinë tradicionale tajlandeze, masazhet tradicionale qe te ndjekin kudo që je madje deri në aeroporte, gurë të çmuar, dhe mbi të gjitha njerëz miqësorë me buzëqeshje të përhershme, i japin Tailandës epitetin qe posedon me një qeverisje nga Mbretëria që qëndron në zemër të Azisë Juglindore.

Ajo kufizohet me Mianmar në perëndim, Laosi në veri, Kamboxhia në lindje, Malajzia dhe Gjirin e Tajlandë në jug.

-Emri origjinal i vendit ishte Siam në vitin 1939,ndryshoi në Tajlandë …Bangkok,është kryeqyteti i Tajlandës. Është një metropol modern botëror, me mbi 10 milionë banorë, e cila në harmoni ndërthur të kaluarën dhe modernen. Një qytet me shumë tempuj të mrekullueshëm, pallate, dhe kulla elegante. Ky qytet kozmopolit është një qendër e vlerave komerciale, edukative, kulturore dhe shpirtërore të mbretërisë.

-Sezoni i kryesor turistik në Tajlandë fillon në nëntor dhe zgjat deri në mars.

Klima dhe moti në Tajlandë

Rrënjësisht, ju mund të ndani rajonet kryesore turistike dhe motit në Tajlandë në katër rajone: veriu i vendit (Chiang Mai, Chiang Rai), Central Thailand (Bangkok, Koh Chang, River Kwai), dhe në jug me juglindore (Koh Samui, Koh. Dhe në Gjirin e Tajlandë në jugperëndim (Phuket, Khao Lak, Koh Phi) në Anda Mensee.

Hoteli “Apsara” në Khao Lak, jugu i Tailandës

Gjatë kësaj periudhe, temperatura e ajrit është rreth 28 gradë, dhe më i ngrohtë është në rajonin jugor dhe lindor të vendit, ku ndodhet një vendpushim popullor.

– Tajlanda është e famshme për ishujt e sajë – ujë të pastër, rërë të artë, palma dhe arrë kokosi – parajsë e vërtetë në tokë.

Brigjet e këtij vendi ekzotiko aziatike përplasen nga ujërat e detit të Kinës Jugore dhe detit Andaman, e cila është pjesë e Oqeanit Indian.

Në dekadën e fundit, Tajlandë është bërë një nga destinacionet më tërheqëse në botë për turizëm. Çdo vit qindra dhe mijëra njerëz vizitojnë Tailandën qe ka mbi 13.000 kilometra largësi me Kosovën, ndoshta arsyeja kryesore për shumëllojshmërinë e saj turistike është, sepse asnjëherë nuk ka borë në Tailandë. Tajlanda mund të ofrojë peizazhet ngjyra me kolorit të fort dhe fantastike. Këtu janë disa nga plazhet dhe ishujt më të bukura në botë. Ky vend është me ritualet e vendit të besimit budiste mbi 95 % dhe të besimit islam 5 % i panjohura për shumicën e vizitorëve, me një popullatë të përzier kinezo-tajlandeze.

-Kuzhina tajlandeze janë ndër më të mirat e kuzhinës botërore. Produkti është nga ndikimet tradicionale orientale, dhe më shpesh kohet e fundit praktikojnë futjen e kuzhinës perëndimore meqë shumica e turistëve vjen nga shtetet perëndimore e sidomos nga Evropa. Karakteristikat dhe kuzhina ekzotike janë cilësi e prodhimeve të vendit, prandaj dhe përgatitja dhe kombinimi është diçka e re për një evropian?!.


Pamje e një ditë tregu në Khao Lak, Tailandë

Janë të pa njohura shumë pemë dhe perime për evropianët qe konsiderohen prodhime të vendit qe rriten vetëm në vendet tropikale, por nuk tregtohen edhe në Evropë si ma lartë në foto…

Khao Lak provincë ma e preferuar për turizëm!

Khao Lak është mishërim i qetësisë, relaksim dhe një pushim i përsosur për shumë turist nga e gjithë bota. Khao Lak ka rreth një orë me makinë në veri të Phuket ku është edhe aeroporti, e karakterizuar nga plazhet e saj me rërë të pafund.

Të bukura, me qetësi, plazhe me rërë të gjerë të ndara nga formacionet shkëmbore dhe me shtrirjen afër 40 kilometra gjatësi. Teren i përmbushur me pemë me hije pishe, trungjet e kokosit dhe pemë të tjera tropikale i japin vendit pamje fantastike. Bota nënujore është e pasur me peshk të panumërta, peshkaqenë dhe breshkat e detit është e njohur përtej kufijve të Tajlandës. Një udhëtim në Ishujt Similan, të cilat janë të hapura për vizitorët nga nëntori në mars zakonisht kombinohet me ishujt e Koh Bon dhe Koh Tachai, si edhe Richelieu Rock.

Khao Lak me plazhe të sheshta dhe me rërë të imtë të ep mundësi për not, ecje shëtitje apo relaksime. Herët në mëngjes dielli ngroh plazhet qe valët të vijnë të ngrohta. Khao Lak veçanërisht dallohet nga hotelet dhe vendpushimet e tij, të cilat janë të pajisur në arkitekturën e gërshetuar dhe peizazhin natyror. Pikërisht ne, zgjodhëm me time shoqe Igballen këtë rajon turistike qe ti kalojmë pushimet e këtij viti në njërin ndër 10 hotelet më të mira në këtë regjion, në hotelin e quajtur “Apsara”.

Përmes këtij udhëtimi turistik zbulova bukurinë natyrore të Tajlandë së qetë dhe romantike që më inspiroj ta shkruaj këtë reportazh.

Apsara me Vila, plazhe dhe restorante!

Hotel Apsara është i shtrirë buzë detit dhe i vendosur në një plazhë të izoluar në Khao Lak.
me rërë të imtë dhe të sheshtë me dallgët e detit Andaman, i mbulluar me kopshte tropikale dhe lagunën piktoreske. Ky hotel ofron një gamë akomoditeti luksoz nga dhoma dhe suita me vila private dhe pishina, fitnes dhe aktivitete tjera për kalimin e kohës së lirë dhe të shërbimeve superiore, për një pushim relaksues dhe të mrekullueshëm.




Jashtë ka një kompleks të madh dhe mbresëlënëse pishinash,
të cilat kalon nëpër tërë komplekset e hotelit.

Shumica e këtyre vendpushimeve dallohen nga kopshte, mikpritëje dhe me dhoma të bollshme të shpërndara dhe kështu të sigurojë një atmosferë të këndshme intensivisht.
Edhe për pushuesit Khao Lak ofron shumë mundësi për rekreacione, të sjellë eksperiencë të paharrueshme për të gjithë, po ashtu nëse qëndron edhe me familje.
Zona e Khao Lak është e njohur për botën e egër shtazore. Këtu ka rrugë të shumta dhe ekskursione.



Një pamje me gjurmë xhungëlle në Khao Lak – Park Kombëtar do t’ju çojë për shembull rreth 6 km në Cha Tong të një ujëvarë që konsiderohet ndër më të bukur e parkut. Me tej me të udhëtuar në ketë Park u përballëm në shumë flutura shumëngjyrëshe dhe që jehonte zëri i shumë zogjve në barkun e parkut !!! Këtu ishte një dite e mrekullueshme që vizituam disa tempuj, udhëtim me elefantë dhe lundrim në lumin e madh në zemrën e shkëmbinjve të bukur përrallor!?.

Parku Kombëtar Sok Khao tropikale dhe i madh gjendet rreth 80 kilometra nga Khao Lak.
Sigurisht pamje më spektakolare në Tajlandë, Chiao Lan dhe liqeni ku qindra shkëmbinjtë gëlqerorë të ofruar një spektakël qe të lë pa frymë. Në Tajlandën jugore pikërisht, Khao Lak i takon zonës së lagësht tropikale. Temperaturat janë shumë të larta gjatë gjithë vitit dhe në një mesatare prej 32.2 gradë, ajo është gjithmonë e nxehtë. Muaji më i ngrohtë është marsi me një temperaturë mesatare maksimale prej 33.8 gradë.

-Temperatura më e ulët mesatare është shtatori me 31.2 gradë. Edhe gjatë natës, ajo është gjithmonë e ngrohtë dhe nuk bien pothuajse asnjëherë nën 20 gradë. Klima e Khao Lak është karakterizuar nga një sezon me shi nga maji deri në tetor. Ne kemi paraqitur tashmë për ju zonat e ndryshme të motit për ta vizituar Tajlandën. Nëse jeni tani duke planifikuar një udhëtim, është e dobishme për të identifikuar dhe hulumtuar motin e mirë me kusht që mos tu humbin kot shpenzimet për një pushim me diell, se ka mundësi të zhgënjeheni dhe shiu do tu shoqëroj, po aq sa ju qëndroni në pushime.

Alternativë më e sigurt për këtë arsye është për të vënë udhëtimin tuaj në periudhën Nëntor-Mars.
Khao Lak një rajon i cili ka rreth 40 km nga plazhet me rërë, është një nga destinacionet turistike më të bukura dhe tërheqëse në Tajlandë. Khao Lak dhe zona përreth është ende në rritje si një destinacion turistik.

Ishulli James Bond ma i vizituari në Tailande?

Për ata që kërkojnë izolimin e vërtetë dhe qetësi absolute, ky ishull sigurisht siguron atë. Pjesa më e fotografuar e këtij parku është Koh Tapu, ose më gjerësisht i njohur si “James Bond Island” një formacion karakteristik i tmerrshëm 20 metra mbi nivelin e ujit.




Pamje e Ishullit “James Bond”, mahnitëse, relaksuese me pamje përrallore!

Ky shkëmb i vogël ishull, është bërë i famshëm nga filmi James Bond “Njeriu i Artë”, nga ky film që ishte filmuar në Koh Tapu, dhe disa skena nga filma të tjerë blockbuster, The Hangover 2 dhe James Bond,Tomorrow Never Dies etj. Emri i vërtetë i James Bond (Islandës-Ishullit) është “Koh Tapu”. por është zakonisht më i njohur si James Bond “Islanda” ishull që nga pamja e tij në njeriun me armë siç cekem me lartë. Dhe ju nuk do të jeni i vetmi i huaj atje, sidomos në sezonin e lartë qe vizitohet ky vend ! Anije mbërrijë dhe largohet gjatë gjithë kohës. Plazhi i vogël i lidh dy ishuj dhe përballet me Koh Tapu pret një treg qe ofrojnë bizhuteri. Një grup i vogël i shpellave dhe një hapje të përsosur diagonale shtojn e bukurin e epa fund te këtij vendi. Vendi është padyshim i arritshëm vetëm me anije. Për me realizuar një ekskursion dite me sukses zgjoheni në mëngjes herët për të shijuar bukuritë e vendit para se të vërshojnë turma e turistëve.


Këtu, ne drekuam në një fshat i vendosur, po me një ishull afër Jams Bodit para se të marrim një turne nëpër fshatin 300 vjeçar, dhe kjo është edhe vlerë një vizite në ishullin e James Bodit! Me tu kthyer në Hotel kemi vizituar një tempull të bukur në shpellë, ku majmunët ishin duke pritur për shpërblimet tona me banane kikirik etj !

Me qe është i nxehtë vendi i pasur me shumë shpella dhe fruta të bollshme, prezenca e majmunëve është kudo, madje duhet të keni kujdes gjatë udhëtimit sepse shfaqen në rrugë pa prit masë!


Geko – një lloj hardhuce, shoqërues i turizmit në Tailandë !

Geko për turistët në fillim do të jetë një shenjë shqetësuese, kur ta shihni në dyert hyrëse, në mure dhe kudo në restorant, në dhomë etj. Pra, nëse ju këto gecko i shihni në dhomë ato nuk u bëjnë asgjë juve dhe janë në të kundërtën shumë të dobishëm për ju. Ushqehen kryesisht me insekte si mushkonja, miza ose Buburrecat qe shpesh janë problem për turizmin kudo e sidomos mushkonjat, por edhe hanë të gjithë minjtë, po ashtu i trembin gjarpërinjtë edhe insektet tjera.

Ato strehohen masë tepërmi afër ku ka drita, të fshehura prapa llambve në tavan dhe muri në pritjen gjahut. Aftësia e tyre është shumë e shpejt ngjitet për mure vertikale apo edhe në tavanet në katër këmbët. Çdo këmbë është e pajisur me qime të panumërta apo grepa. Ngjyrat e tyre janë të ndryshme me një gri-kafe në blu-gri, e cila është e pasur me pika të panumërta portokalli të kuqe dhe blu me trup jo të gjatë aq sa shihen në foto.



Turizmi në Shqipëri !

Të gjitha këto të mira natyrore qe i përmendëm më lart i ka edhe Shqipëria. Ka bregdetin e mrekullueshëm me një natyrë fantastike nga Shkodra deri në Sarandë!Ka një klimë të qëndrueshme për zhvillimin e një turizmi të mirëfilltë, por ajo nuk ka bërë një gjë të tille deri me tash.
-As sot që flitet me të madhe, por as për shumë vite të tjera, turizmi bregdetar shqiptar nuk do mund të renditet si një destinacion që t’ia mësyjnë turistët e huaj?

Fatin më të keq nga të gjithë e ka Durrësit bashkë me Golemin. Sipas të dhënave operative, plazhi i Durrësit përshkohet nga një vijë bregdetare rreth 68 km, por i shfrytëzueshëm deri tani janë thuajse 33 km. Shteti shqiptar deri me tash nuk ka bërë asgjë për një infrastrukturë moderne qe te krahasohet me turizmin e shteteve tjera edhe se të gjitha resurset janë i ka dhe posedon një deti, ujë dhe diell me bukuritë e rralla sikur mos te ishte faktori njeri me shëmtuar me ndërtime të egra pa plane .Ujësjellësi me ujë të pijes apo higjienike janë në mungesë.

Si mendon ministria e turizmit në Shqipëri të josh një turist gjerman, francez apo zviceran kur aty derdhen ujërat e zeza aty ku behet plazhi. Aty janë ndërtuar pallate me mure te mëdha pa infrastrukture, pa parqe, pa rrugë pa kanalizime dhe pa elektrifikim dhe pa parkingje. Në përgjithësi, e gjithë kjo vijë bregdetare, por edhe më tej në Jug të vendit, Vlorë, Sarandë e Ksamil, nuk gjen kushte siç ofron një turizëm modern, i ndërtuar në Greqi, Kroaci, Turqi apo Malin e Zi, Republika Demenikiane, Turqi shtet arabe apo edhe në Tailandë qe po raportoj në këto momente!

-Në rërën e këtyre plazheve, në atë që është publike por dhe në atë që administrohtet nga privati, që në mëngjes do të gjesh me dhjetëra bishta cigaresh letra dhe thas me mbeturina gjë qe nuk e duron një turist i huaj. Vendet publike dhe plazhet në Shqipëri dominohen nga turistet kosovar dhe te Maqedonisë qe shpesh i epin një epitet te keq pikave turistike kur shumë gra futen në ujë me ferexhe e të mbuluara, gjë që nuk përkon me natyrën, kohën po edhe turizmin në një shtet evropian siç është Shqipëria. Shqipëria ka pika me rëndësi që të frekuentohen nga turistët e huaj, por kërkohet punë shumë më serioze në praktike. Shqipëria nuk ka bërë asgjë në organizimin kolektiv nga jashtë apo reklama qe i bënë bota. Po që pretendohet me arritur një turizëm siç e ka bota duhet me shkuar në sistemin e filluar nga zoti Edi Rama të rrënohen ato mure dhe blloqe që i kanë zënën frymën bregdetit shqiptar.

Shqipërisë i mungojnë mbishkrimet dhe informimi në te gjitha pikat turistike. Edhe se shqiptarët janë të shkathet që t’i flasin gjuhet e huaja, prapë se prapë duhet t’i ketë mbishkrimet, broshurat dhe fletushkat e dedikuara për turistët. Shqipëria nuk po vepron për se mbari ta bëjë një rregullim të këtyre kushteve sepse turizmin do t’i sjellin vet shqiptarët qe me numër janë shumë në shtete më të fuqishme siç është Gjermania, Zvicra, Austria, Anglia etj., qe secili ta sjell një turist të huaj, ku do të shkonte Shqipëria imagjino!?

Për në fund ftoj shqiptarët dhe turistet shqiptar mos t’i ikën bregdetit të vet se të gjitha ato bukuri që i përmenda lart për Tailandën i kemi në Shqipëri, e mos të flasim për bregdetin kroat që bëhesh për spital nga plazhet me gurishta, po ashtu nga Mali i zi pos Ulqinit nga bregdeti amerikan qe je i rrezikuar nga valët e mëdha apo disa plazhe në Turqi e gjetiu. Shqiptar parajsën e keni tuajën shfrytezone kënaqeni dhe lulezonjëni Shqipërinë fillimisht ju vet pastaj vinë turistet e huaj me kënaqësi.

Foto-Reportazh nga Tailanda – qyteti Khao Lak, shtator 2015