Tahiri ndryshon kupolën e policisë, Hysni Burgaj jep dorëheqjen/ LISTA e ndryshimeve

0
40

TemA, 9 Tetor 2013

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndryshuar gjithë kupolën e policisë.

Kështu, drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka dhënë dorëheqjen dhe është emëruar drejtor i Akademisë së Policisë.

Në vend të Burgaj, në krye të Policisë së Shtetit është emëruar Artan Didi.

Sokol Bizhga sakaq, do jetë nëndrejtori i Policisë së Shtetit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Agron Kuliçajn, i cili dha dorëheqjen përpara disa ditësh.

Ndërkohë në krye të Policisë së Tiranës vjen Ardian Çipa, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Bernard Çaushajn.

Lëvizjet e reja

1. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.
2. Altin Qato, emërohet në detyrën Zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike.
3. Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
7. Pëllumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
10. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë së Qarkut Fier.
12. Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.
13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat.
15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.
18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksioninin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.
19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP.
20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.
21. Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.
22.Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.
23. Shkëlzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
24. Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.
25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.
26. Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.
27. Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës.
28. Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër.
29. Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP.
30. Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP.
31. Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë.
32. Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
33. Shaban Nexhi, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.
34. Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.
35. Neritan Nallbati, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.