Surroi thotë se shqiptarët nuk janë identifikuar kurrë si myslimanë

0
64

GAZETAEXPRESS, 26 Maj 2015

Në Kosovë kemi një thyerje të madhe, si në politikë, ekonomi ashtu edhe në religjion. Shkolla hanefi po zëvendësohen me shkolla që janë më afër vehabizmit, ka thënë për emisionin e KTV-së Rubikon publicisti e shkrimtari Veton Surroi.
Islami trajtohet brenda një shoqërie, duhet të trajtohen me logjikë dhe nuk mund të trajtohen pikë për pikë.

Kreu i BIK-ut ka qenë pjesë e qeverisë së përkohshme të Thaçit dhe në të njëjtën kohë kemi interpretime krejt tjetër se siç është interpretuar më herët.

Çdo kush do të thotë kush je ti? Nuk je ti imam për të na treguar. Islami nuk është anti shqiptar. Është njëjtë sikur të thuash Kisha Katolike ka qenë gjeneruese e Luftës së Dytë Botërore. Këto janë përgjithësime aq të tmerrshme dhe lëndojnë, veçanërisht ata që besojnë”, ka thënë Surroi.

Atifete Jahjaga është e padijshme për atë post. Kam gjetur te memoaret e zonjës Clinton që e përshkruante atë si presidentja myslimane e Kosovës. Jahjaga nga ajo përshkruhet si myslimane. Ne nuk jemi prezantuar askund si myslimanë. Kemi qenë shqiptarë, por asnjëherë nuk është paraqitur identiteti fetar para atij kombëtar.

Prezantimi i tillë është një kurth. Të quhesh mysliman dhe ta krijosh identitetin tënd religjioz para atij kombëtar është bota e Lavdrim Muhaxherit siç thotë ai po luftojmë për botë myslimane. Ana tjetër e medaljes është të thuash ja ka edhe myslimanë të mirë që zgjedhin president një grua.
Ky është kurth dhe kjo është e panevojshme për ne dhe e dëmtojnë identitetin tonë kombëtar. Jemi ndër kombet e rralla evropiane të cilat kanë prodhuar kultura dhe religjione të cilat nuk i ka përdorur dhe keqpërdorur për krijimin e identitetit kombëtar.

Të thuash ta fitosh luftën kundër terrorizmit është sikur ta fitosh luftën ndaj kallashnikovit. Nuk do ta fitosh. Këto ideologji e dëmtojnë vendin tonë. Për ne është me rëndësi që feja të mos ketë aftësinë e identitetit që feja të mos e ketë aftësinë politike.

Shtetet tona mund të mos jenë funksionale aq sa duhet por jemi shtete që nuk e kanë krijuar identitetin e vet mbi luftën mes religjioneve apo shfrytëzimin e një feje për të krijuar identitet.