Sumerianët – djepi i vërtetë i kulturës botërore

0
50

Gjuha e tyre – shqipja

Në fillim sumerianë, pastaj pellazgë/pelargë, më pas ilirë e arbër, e sot shqiptarë

Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Lajbnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit të 17-të, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se çlidhje ka albanologjia me matematikën, por nuk gjente përgjigje në ato libra. Asnjëherë nuk është përmendur thënia e tij se “nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe”.

Dhe i madhi profesor Eqrem Çabej thotë se “historia e gjuhës është historia e popullit që e flet”. Sa pak histori e kombit dhe sa e cunguar i është servirur ajo brezit tonë! Krenaria kombëtare, identiteti kombëtar apo patriotizmi kërkon një mbështetje të fuqishme e reale, përndryshe ajo nuk mund të jetë një shtysë drejt përparimit kombëtar, por kthehet në parullë pa vlerë. Krenaria kombëtare është baza më e thellë morale e njeriut, stimuli moral më i natyrshëm në gjithë aktivitetin e tij.

Formimi i personalitetit të çdonjërit prej nesh bazohet në radhë të parë në respektin ndaj vetes dhe kombit, prandaj njohja e historisë së kombit është elementi fillestar i kulturës. Vini re këtu vëmendjen e fqinjëve tanë dhe luftën e tyre për problemet e identitetit si dhe agresivitetin në rritje kundër identitetit shqiptar. Ne shqiptarët duhet të mësojmë nga fqinjët një gjë: presioni është art më vete dhe, si i tillë, duhet patjetër të përdoret vazhdimisht, e sidomos kur raporti i forcave nuk është në anën tonë.

Për këto arsye, identitetit tonë kombëtar duhet ti hiqet mbulesa e rëndë mijëravjeçare e mosdijes dhe e harresës dhe media e shkruar dhe ajo vizive duhet tu bëjnë një reklamë të madhe studimeve dhe zbulimeve të fundit apo të mëparshme për gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar.

Gjithashtu historianët e gjuhëtarët tanë duhet të jenë shumë më aktivë sot. GJUHA është themeli i kombit, ajo që na bën të veçantë nga të tjerët. Ne shqiptarët krenohemi mjaft me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun, si pjesë madhore e mozaikut tonë të identitetit, që shpesh përpiqen të na e vjedhin, sidomos tia ulin vlerat. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Skënderbeu i përket një periudhe mjaft më të vonshme kohore sesa zanafilla e kombit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë.

Pra, aftësia konkurruese që nevojitet për të shërbyer si shtyllë qendrore e krenarisë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar kufizohet, për arsye se i duhet të përballet me identitetin e kombeve të tjera, që janë bazuar përgjithësisht në periudha kohore mjaft më të hershme dhe në vazhdimësi.

Në mënyrë që krenaria kombëtare të ulet këmbëkryq në subkoshiencën tonë për të na dhënë qetësinë, forcën dhe stimulin e pakrahasueshëm dhe aq të nevojshëm sot, na duhet të bazohemi në një shtyllë mjaft më të vjetër në kohë, rreth së cilës të mund të mblidhet e të qëndrojë fort i gjithë mozaiku gjigant i historisë sonë, i identitetit tonë kombëtar. Historia është politikë, krenari dhe unitet, forcë shtytëse e kombit.

Prandaj çdo shtet dhe çdo klasë politike duhet të investojë më shumë për zbulimin e saj. Dikush thotë: “Çna duhet historia?!” Le të shohim Amerikën, që me pak histori, vetëm 200 vjet, ka arritur majat, dhe të ecim përpara pa u interesuar për historinë. Por njëkohësisht ata thonë edhe se nuk ka dokumente historike në shqip, se ne nuk paskemi as histori, as heronj, pra jemi kot! Por të gjithë e kuptojmë se, kur mendon se je kot, vetëm demoralizohesh e nuk shkon përpara.

Arrijnë deri aty sa qesëndisin paturpësisht shqiptarizmën!! “Do të hyjmë në Evropë”, – thonë. Por aty duhet hyrë me dinjitet e identitet, jo nga dera e pasme. Gjithashtu duhet të kuptojmë se për shkak të ndarjes së kufijve që kemi sot ne shqiptarët kemi ndjesi e koncepte më të ngushta apo më të ulëta për veten, krahasuar me ato të shekullit të 19-të e më parë. Ndarja jo e favorshme e kufijve siç janë deri sot solli nevojën për korrigjimin, në fakt dëmtimin e vetëdijes sonë kombëtare.

Pse na pranon me vështirësi Evropa, vetëm për nivelin e sotëm, apo sepse ajo dhe ne vetë nuk e njohim prejardhjen tonë, historinë dhe zanafillën tonë, me të cilën të prezantohemi në Evropë? Edhe në një prezantim të thjeshtë midis njerëzve të panjohur ne kërkojmë të dimë për prejardhjen e personit që kemi përballë. Mosnjohja sjell frikë dhe pasiguri. E njëjta logjikë vlen për marrëdhëniet midis shteteve. E pra, Evropa nuk na pranon, nuk na jep vizë, nëse nuk njohim dhe nuk ia tregojmë asaj historinë tonë, elementin fillestar të kulturës.

Arma jonë kryesore, shtylla e identitetit tonë, me të cilën do të përballemi me konkurrentët tanë për të rivendosur historinë, duhet dhe do të jetë veçoria bazë e ekzistencës së një kombi, pra GJUHA. Shqipja është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikë, provat janë të shumta dhe sistematike. Ato gjenden në mbi 200 000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës – asaj sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur atë vend Super (Shumer) apo “Shum Erë”.

Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, e nginjur, e ngopur, e begatë. Provat gjenden edhe në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”. Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP me fjalët “në fillim”.

Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha shqipe edhe të tregimeve biblike. Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”, në “Zanafilla” – 18:20, 19:12. Prova më e fuqishme për zanafillën e identitetit shqiptar është e lidhur me popullsinë e lashtë sumere e përqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat në Mesopotami apo Irakun jugor të sotëm.

Të mbiquajturit sumerianë janë realisht gjeneza apo zanafilla e njerëzimit, djepi i gjithë kulturës botërore. Shumëkush e pranon tezën se Bibla është histori e njerëzimit dhe ajo thotë se FILLIMI është në Mesopotami. Mos jemi ne pasardhësit e sumerëve? Po atëherë nuk qenkemi autoktonë? Jo, ne jemi po aq autoktonë sa gjithë europianët. Jemi këtu që nga periudha prehistorike, që nga koha e dyndjeve indoeuropiane, që nga koha e shkatërrimit të Shumerit.

Vini re gjithashtu se nga materialet e shumta figurative, edhe tredimensionale të zbuluara e analizuara del se nga pikëpamja racore sumerianët nuk ishin afrikanë me buzë të trasha, siç mund të aludojë ndokush, por kishin tiparet mesatare të racës së pastër shqiptare. Në hierarkinë e historisë antike shumerët vendosen përpara akkadianëve, babilonasve apo egjiptianëve. Sumerët kanë lënë një trashëgimi mjaft të gjerë e mjaft të pasur në të gjitha fushat, e shkruar në mbi 200 000 “Libra”/ pllaka me shkrimin në formë kunje ose kuneiform, i gdhendur mbi argjilë, e cila më pas piqej e kështu ka mbërritur deri në ditët tona në materialet e shumta arkeologjike që gjenden në shumë muze dhe universitete të botës.

Gjuha sumeriane është gjuha e parë e shkruar në botë me shkrimin kuneiform piktografik e më pas me kuneiform abstrakt. Sa u përket periudhave kohore ka mendime të ndryshme, ku përmenden fillimi në vitet 13000 BC pas përmbytjes së madhe, ose periudha e quajtur “klasike” midis 5300 deri 2900 BC. Gjuha sumeriane mendohet se u fol deri nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para Krishtit, midis 2300-2100 BC, kohë kur ka një shkëputje dhe vendin e saj e zënë perandoritë akkadiane dhe babilonase. Shkrimi kuneiform u përdor edhe nga akkadët e babilonasit dhe gjuha sumeriane besohet se është shkruar në fjalorët e ndryshëm deri në vitet 200 AD.

Gjatë mijëvjeçarit të tretë BC duhet të ketë ndodhur edhe shkatërrimi i kulturës së madhe sumere, ngjarje e cila rezulton e vërtetuar nga dy fakte: shkatërrimi i qyteteve të Sodom dhe Gomorrah sipas Biblës dhe dy dokumentet e gjetura në pllakat sumeriane, të cilat flasin për shkatërrimin e Shumerit: 1) “Erra Epic” ose “Eposi i Erës” (sumerian = “Erra”) dhe 2) “Lamentation over desolation of Shumer”, -“Vajtimi për shkatërrimin e Shumerit”.

Nga përkthimi i tyre në anglisht kuptohet se aty flitet për një erë të fortë shkatërrimtare dhe vrasëse e sëmundjesjellëse, e cila çoi në zhdukjen përfundimtare të të gjithë kulturës dhe jetës në Shumer. Ky shkatërrim duhet të jetë shoqëruar edhe me dyndje të popullsisë së mbetur gjallë në drejtim të veriut e veriperëndimit. Pranimi si realitet i këtij migrimi, i mbështetur edhe në gjetjet arkeologjike, konfirmon konceptin e dyndjeve dhe të gjuhëve indoevropiane, ku shqipja bën pjesë si dega e parë dhe e pavarur e pemës IE.

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur azerbajxhano-amerikani Zecharia Zitçin, ka studiuar kapitullin “Zanafilla”/(Genesis) të Biblës dhe që aty ka kaluar në kulturën greke, hebraike e deri në studimin e shkrimeve sumere, të cilat, sipas tij, shërbyen si burim për tregimet Biblike. Nga ana tjetër, librat “Kronikat e tokës” të Zitçinit janë të mbushur plot me shembuj fjalësh apo shprehjesh sumeriane, analiza historiko-logjike e të cilave tregon se ato zbërthehen etimologjikisht ose mund të LEXOHEN SHQIP.

Ndryshimet fonologjike midis dy gjuhëve: shqip dhe sumeriane, janë shumë të pakta, shpesh inekzistente. Gjuha sumeriane mendohet se është aglutinative ose me fjalë që formohen nga bashkimi i fjalëve më të thjeshta, pra nuk pranohet që ajo të jetë e lidhur me grupin indoeuropian.

Por?!… Nga studimi i përkthimeve të shkrimeve sumere në anglisht rezulton se nga leksiku prej afër 700 fjalësh, që në fakt janë shprehje dhe fjali, të gjuhës sumeriane, të standartizuara deri më sot në fjalorët sumerian-english, të paktën 30-35% zbërthehen në fjalë shqip apo lexohen thjesht SHQIP, edhe me shqipen e sotme, kryesisht me dialektet gegë, por ka raste edhe atë toskë. Ndarja e të ashtuquajturave “fjalë”, në fakt shprehje apo fjali sumeriane, në fjalë më të thjeshta shqipe vërteton se gjuha sumeriane është aglutinative, por njëkohësisht është edhe indoevropiane, sepse zbërthehet apo është e barabartë me shqipen.

Në këta fjalorë sumerian-anglisht mund të ketë edhe përzierje me gjuhën e mëvonshme akkadiane e babilonase, duke i konsideruar si vazhdim të asaj sumere, kjo sepse akkadët dhe babilonasit vazhduan të përdorin shkrimin kuneiform. Prezenca e shqipes është plotësisht e dukshme në të gjitha pjesët e kulturës materiale e shpirtërore të shkruar në pllakat shumere, si në astronomi e astrologji, në toponime dhe emra zotash, gjysmëzotash, mbretërish e prijësish, në emërtime objektesh, pajisjesh, në fjalë të përdorimit të përditshëm, përfshirë emra, folje, ndajfolje, nyja etj. Pas konsiderimit edhe të metodave krahasimore të pranuara botërisht, rezulton se gjuha dhe identiteti shqiptar shtrihen dhe e kanë zanafillën në Shum.er, në kulturën më të vjetër të botës, midis 13000-2300 vjet BC. Le të analizojmë tani provat e përmendura më sipër:

1.“Nefilim” = “Në fillim”. Do të flasim më tepër për të, sepse dihet se ajo përdoret tepër shpesh në të folurin e përditshëm. Vini re se Zecharia Zitçin e ka përkthyer nga hebraishtja e vjetër “Nefilim” = “ata që u rrëzuan”. Në fakt, zbulimi është bërë jo duke analizuar studimet apo librat e Zitçin, por duke krahasuar versionet shqip dhe anglisht të Biblës të botuara në vitin 2005 e që përputhen edhe me botime të tjera të saj. Ju lutem lexoni paragrafin përkatës të Biblës në shqip e anglisht si dhe shpjegimin që vijon: 5:32 Dhe Noeja u bë pesëqind vjeç. Pastaj Noesë i lindi Semi (Shem), Kami (Ham), dhe Jafeti (Ja pheth).

6. Tani njerëzit nisën të shtoheshin mbi faqen e tokës dhe u lindën bija. 2. bijtë e Perëndisë (engjëjt) filluan të vinin re që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën…. 4. Nefilim-ë kishte në tokë në ato ditë, madje dhe më pas, kohë kur bijtë e Perëndisë patën marrëdhënie me bijat e njerëzve dhe ato u lindën bij. Ata ishin të fuqishmit e kohëve të lashta, (Herkuli etj.), burra me famë. I njëjti paragraph i Biblës në anglisht është si vijon: 6.1 Now it came about that when men started to grow in numbers on the surface of the ground and daughters were born to them. 2. then the sons of the God began to notice the daughters of men that they were good-looking; and they went taking wives for themselves, namely, all whom they chose….

4. The Nephi-lim proved to be in the earth in those days, and also after that, when the sons of the God continued to have relations with the daughters of men and they bore sons to them, they were the mighty ones who were of old, the men of fame. Tani lexoni me vëmendje shpjegimin e mëposhtëm: Dihet se në çdo shkrim apo gojëdhanë që përkthehet në një gjuhë tjetër, emrat dhe toponimet, normalisht, nuk ndryshohen nga përkthyesi, mbeten në gjuhën origjinale. Në rastin e tregimeve Biblike, për ta kuptuar duhet të dimë se asokohe “emri” ishte një fjalë apo shprehje që tregonte cilësitë e personit apo të vendit që emërtonte.

Aty flitet për fillimin e njerëzimit, koha kur engjëjt (ndoshta bijtë e “vizitorëve nga kozmosi”/ Zotave) pëlqyen gratë e tokës dhe fryti i lidhjes së tyre ishin gjigantët apo të famshmit e kohës së fillimit. Duke e analizuar me kujdes këtë paragraf të Biblës, kuptojmë se “Nefilim” në fakt nuk janë vetë gjigantët, po nefilimët ishin prezent në tokë para e pas kohës së gjigantëve. Sipas Z. Zitçin “Nefilim” ishin zotat e parë që erdhën në planetin Tokë, ata që krijuan njeriun e sotëm, “Homo Sapiens”, dhe i mësuan atij gjithçka, ndoshta edhe cilësinë bazë njerëzore, të folurën – në gjuhën e tyre. Ndoshta “gjigantët”, për ekzistencën e të cilëve ka edhe gjetje të freskëta arkeologjike në Indi, u shërbyen nefilimëve për ndërtimin e piramidave të Egjiptit, që sot mendohet se janë ndërtuar rreth 10450 vjet para Krishtit.

Përmendim këtu se edhe shkrimi egjiptian i vjetër duket të jetë bazuar në gjuhën shqipe, germat egjiptiane janë germat e para të fjalëve përkatëse nga gjuha shqipe. Ato germa janë vizatime simbolike të objekteve, emërtimet e të cilave vetëm në shqip e kanë germën e parë të njëjtë me simbolin/germën përkatëse të alfabetit egjiptian, si p.sh. germa “D” paraqitet në alfabetin egjiptian me një skicë të pëllëmbës, dorës, pra D-dora etj. Përfundimisht, rezulton se shprehja “Nefilim / Në fillim” lidhet plotësisht me brendinë e paragrafit 6:4 të “Zanafillës” dhe është thjesht “SHQIP”, shihni fjalorin e gjuhës shqipe me rrënjën “fil” (filiz, fill, filloj, fillim, zanafillë, etj).

Shpjegimi i mësipërm është shumë më logjik se ai që jepet në përkthimin shqip nga anglishtja të këtij paragrafi të Biblës, që e shpjegon fjalën “Nefilim”, nga hebraishtja e vjetër me fjalën “rrëzues”, që nuk ka asnjë lidhje me brendinë e atij paragrafi dhe as me pjesën tjetër të tregimeve Biblike. Fjala “në fillim” ka mbetur në gjuhën origjinale- SHQIPE,- sepse nuk është kuptuar lidhja e saj me brendinë e paragrafit, duke mbetur e papërkthyer. 2. “Malakhim” = Mallkim, – në zanafilla 18:20, 19:12, – paralajmërimi i zotit për shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorës. Kjo fjalë mund të jetë formuar nga dy fjalët shqipe “mal” dhe “ikim”, duke shpjeguar edhe etimologjinë e fjalës “mallkim”, që do të thotë “të ikësh në mal”, larg nga e keqja, dhe dihet se “mal” dhe “ik” apo “hik” janë thjesht shqip. Kjo fjalë është përkthyer në versionet e ndryshme të Biblës si “paralajmërim”.

Zecharia Zitçin, thotë se në hebraishten e vjetër fjala “Malakhim” do të thotë “të dërguar” (engjëjt, të dërguarit e Zotit), por ky kuptim nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë logjike në ata paragrafë dhe përkthyesit e kanë zëvendësuar me fjalën “paralajmërim” dhe e kanë hequr fare këtë fjalë në mjaft raste. Kuptimi shqip “Mallkim” është plotësisht i lidhur me logjikën e ngjarjeve në ata paragrafë dhe shumë afër me kuptimin e fjalës “paralajmërim”. Etimologjia “mal ikim” e fjalës “mallkim” na vjen në ndihmë për vërtetimin e shpërnguljes së sumereve “larg nga e keqja” drejt zonave më të sigurta e të mbrojtura malore, dhe njëkohësisht konfirmon tezën e dyndjeve Indo-Europiane. Në këtë logjikë mund të konfirmohet se etimologjia e emrit “Pellazg” vjen nga “Pe Larg”.

Pe-Largët ishin popullsia paraiilire që erdhi nga vendi i shumerëve rreth mesit të mijëvjeçarit të tretë BC, pas shkatërrimit të kulturës shumere. Arrijmë kështu në vargun plot muzikalitet: Nephilim/Në fillim sumerianë, pastaj pelazgë/pelargë, më pas ilirë e arbër, e sot SHQIPTARË 3. Etimologji e disa fjalëve e shprehjeve shumere, ku janë zgjedhur ato më të kuptueshmet dhe nga fusha të ndryshme të kulturës. Leksiku i plotë e i përpunuar sipas kërkesave të metodologjisë krahasuese gjuhësore do të botohet së shpejti:

SUMER/SHUMER = Shum Erë KI = Ki = Ky, dheu, planeti Tokë
KIENGIR = Ki e Ngir = tokë e ngirë, e nginjur, tokë e begatë, e quanin vetë sumerianët