SUEDIA – VENDLINDJA IME E DYTË

0
53

Ismet Hasani

Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindë e ku jemi rritë, por edhe çdo atë vend ku jetojmë të lirë e të barabartë me të gjithan acionalitetet tjera, pa dallim prejardhjeje, race, ngjyre, besimi, me të cilët afrohemi e lidhemi/integrohemi.

Sa më shumë që afrohen e lidhen popujt ndërmjet veti, aq më shumë flaken/largohen dallimet midis tyre!

(autori)

Ismet Hasani

SUEDIA-VENDLINDJA IME E DYTË

Në qoftë se dëshiron
Ta njohësh e ta duash
Edhe më shumë atdhéun tënd,
Jeto pak në atdhé të huaj!

Nuk ka kohë të këqija,
Ka njerëz të këqinj,
Të cilët kanë prirje
Të bëjnë vetëm zî.

Nga të tillët u detyrova,
Që më padeshirë
Ta braktis atdhéun tim,
Në Suedi emigrova.

Suedia, ah Suedia!
Këtu gjeta prehjen,
Më thënë të vërtetën,
Këtu jetova jetën!

Suedezët janë miq të vërtetë,
Ta thonë haptas të mirën dhe të keqen,
Të udhëzojnë me shembullin personal:
-Ndaje të mirën nga e keqëja!

Këta më mësuan:
-Syri zgjedh të bukurën,
-Gjuha zgjedh të ëmblën,
-Zemra zgjedh të mirën!
-Për të krijuar miq,
-duhet, në radhë të parë,
-të jesh vet mik!

Po ashtu, nga ata mësova:
-Mos nxito në lidhjen e miqsive të reja!
-Mos nxito në prishjen e miqsive të vjetra!
– Ta det lugnt! Qetësohu, mos nxito!

Më shkoi mendja te atdhéu im!
-O zë i ëmbël!
Sa bukur tingëllon gjuha amtare
Në atdhé të huaj!

-Mos kthé kokën mbrapa!
-Me kokën mbrapa,
nuk sheh rrugën,
të ecesh përpara!

Mendova në vete:
-Këta suedezë të mirë
Më mësojnë me deshirë,
Më bëjnë të ndjehëm i lirë!

-Tack så mycket! Ju faleminderit!
Ju thashë me plot gojën
-Var så good! Çdo të mirë!
Ma bëren, miqt suedezë.
Eh,
këtë ngrohtësi,
rrallë e kam përjetuar
në vendin tim!

Mësova shumë,
nga miqt suedezë!
-Është e vështirë,
por duhet:
Të shohesh,
Të dëgjosh dhe
Të heshtësh!
Shpresa vdes e fundit!
Zemra është pasuri që,
As nuk shitet,
As nuk blihet, por
DHUROHET!

TACK SÅ MYCKET SVERIGE!
Të faleminderit Suedi!

(Hässlehlom-Suedi, 15 prill 2006)
Ismet Hasani, me prejardhje nga
fshati Pacaj afër Junikut Kosovë.