Stefani: Shkodranët përmbyten nga papërgjegjshmëria e atyre që e kanë votën të sigurt atje!

0
41

ResPublica.al, 17 mars 2013

Përmbytjet, mund të mos ndodhin nëse nuk votohet Berisha… Andrea Stefani në një shkrim te Shqip analizon pikërisht këtë, sesi vota e shkodranëve ka ndikuar që ata të përmbyten. Ja çfarë shkruan Stefani:

“…Papërgjegjshmëria është rrjedhojë e pashmangshme e monopolizimit të qeverisjes. Kush ndihet i sigurt se do qeverisë pafundësisht, nuk mund të mos bëhet i papërgjegjshëm. Mësimi? Mos voto përherë një qeveri, lider apo parti. Aq më tepër kur ato kanë qeverisur dy mandate. Xhorxh Uashingtoni dhe ata që themeluan demokracinë në SHBA, patën një arsye madhore kur garantuan me Kushtetutë rotacionin, duke vendosur që një president (që në Shqipëri korrespondon me kryeministrin), të mos qeverisë më shumë se dy mandate. Dhe që pas dy mandatesh Berisha dhe qeverisja e tij është bërë e papërgjegjshme për fatet, pronën dhe jetën e njerëzve që kanë nja 23 vjet që e votojnë është evidente. Ndryshe Shkodra nuk do qe përmbytur më”

k.c.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=253501