Spahiu: Duhet të shkojmë në zgjedhje pa Berishën

0
50

ResPublica.al, 31 korrik 2012

I pari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka idenë se “rrëzimi i Sali Berishës duhet të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje, por kjo kërkon që çdo lëvizje opozitare të sakrifikojë, dhe të mbajë presionin e brendshëm dhe të jashtëm; kjo kërkon që çdo faktor opozitar të ketë moral dhe parime, dhe jo pas plumbave të bëhet marrëveshje me Saliun apo pas protestave të mëngjesit të hash darkë me Ilirin”.

Këto i thotë në një shkrim të vetin, pasi është ngacmuar nga disa analiza mediatike që kanë kërkuar bashkim të opozitës. Dhe këtyre, analistëve Spahiu u thotë: “Shqetësimit të atyre që nuk e duan Berishën dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit më mafioz të Europës do t’u thosha që ka vetëm një zgjidhje: që të shkojmë në zgjedhje pa Sali Berishën. Në të kundërtën vetëm deputetët socialistë besojnë te mrekullia…. E pse jo, kanë një jetë në ato karrige.”

Spahiu ka të drejtë kur evidenton marrëveshjet e bëra pas plumbave e pas protestave (mes Ramës e Berishës/Metës), por nuk na shpjegon dot se si “rrëzimi i Sali Berishës [mund] të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje”.

Re.Pu.