Sovran fuqiplotë i prozës moderne në token e vet

0
25

Shkruar nga Prel Milani

Kaloruar mbi Pegasin e tij magjik veshur me mantelin e artit të gjithëkohësisë Martin Camaj po vjen. Po si jehonë e një sifonie, si muzikë e një pianoje në të cilën gjëmojnë me qindra tinguj lirikash plot shkëlqim si hëna mbi qelq.

Uliksi pas një jete mes detesh të pafund u kthye në Itakën e tij.
Gëzohu, qeshu e lumnohu Rozafat !

Hapja derën djalit tënd, qytetarit elitar të botës që mbeti gjithnjë një Nikë Dukagjini, dhe një dallëndyshe Shkodre.

Martin Camaj po vjen i derdhur në bronx falë mençurisë intelektuale, përgjegjësisë qytetare dhe sfidave të guximshme te Shoqatës Atdhetare Dukagjini.

Ne sot po zbulojmë një përmendore që ADONISI i bukur i ngriti vetës nëpërmjet artit.
Ne sot zbulojmë një përmendore për heretikun që iku si valë e lumit kur nata malet mbulon. Fluturoj si zog shtegtar i vetmuar me një kulaç misri ne trastë, me një laps e një fletore , por Shqipërinë e mori me vete kudo që shkoi.

Ne sot po zbulojmë një monument për engjullin mbrojtës të gegnishtes mbretërore, që në shekullin mizor i këndoi lirisë dhe dashurisë.

Ne sot po zbulojmë një Apolon ku dielli i lavdisë për jetë do ta shkëlqejë e do ta bekojë sa të jetë gjallë, qoftë edhe një poet dhe adhurues i poezisë!

Dërgoi për publikim: Gjin Musa