Sondazhi: 2 % e shqiptarëve shkojnë në xhami, 54 % besojnë te… syri i keq (!)

0
18

TemA Online, 16 Gusht 2012

“Myslimanët në botë janë të bashkuar në besimin në Zot dhe profetin Muhamed, por ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me shumë aspekte të tjera të besimit – përfshirë rëndësinë e fesë në jetë, praktikat e pranueshme për Islamin dhe përkushtimin e besimtarëve në zbatimin e rregullave fetare”, – vë në pah raporti i fundit i Forumit mbi Religjionin dhe Jetën publike të organizatës The Pew Research Center.

Organizata ka kryer më shumë se 38 mijë intervistave në mbi 80 gjuhë në ndryshme të zhvilluara në 39 shtete, ku hyjnë edhe Shqipëroa e Kosova. Raporti vë në pah qëndrimet e të intervistuarve ndaj parimeve fetare, formave të tjera të besimit, interpretimit të Kur’anit, kritereve që e përcaktojnë të qenit mysliman, sekteve të ndryshme myslimane dhe ndaj përkushtimit fetar.

Raportin e plotë mund ta lexoni në http://www.pewforum.org/the-worlds-muslims.aspx

Në total në Shqipëri janë pyetur 1032 persona, nga këta 788 janë besimtarë myslimanë. Të bien në sy përfundimet e këtij sondazhi. Kështu, pyetjes se sa rëndësi ka feja në jetën tuaj, vetëm 15 përqind e shqiptarëve thonë se ka shumë rëndësi. (Në Kosovë 44 përqind thonë se feja ka shumë rëndësi në jetën e tyre)

Në Shqipëri është edhe numri më i ulët i atyre që falen, vetëm katër përqind. Po ashtu vetëm dy përqind thonë se shkojnë në xhami, duke shënuar sërish përqindjen më të ulët në vendet myslimane. Shqiptarët mbajnë rekordin edhe për numrin më të pakët të atyre që lexojnë kuranin. Por ndwrkohë shifrat rriten goxha te rezultatet që na informojnë rreth disa formave të religjiozitetit si përhapja e hajmalive, besimi në shtriga dhe syri i keq, etj.

42 përqind e shqiptarëve besojnë se engjëjt ekzistojnë, 53 përqind e shqiptarëve besojnë në përjetësi, 23 përqind e shqiptarëve thonë se besojnë tek xhindet. Dhe vini re: plot 43 përqind e shqiptarëve besojnë tek shtrigat, duke shënuar shifrën më të lartë ndër myslimanët e Europës. Edhe për syrin e keq jemi shumë lart. 54 përqind e shqiptarëve besojnë tek syri i keq. Po ashtu jemi vendi me më shumë banorë që besojnë te hajmalitë (39 përqind) dhe shëruesit fetarë (38 përqind).

http://respublica.al/artikuj/2012/08/16/sondazhi-2-e-shqiptareve-shkojne-ne-xhami-54-besojne-te-syri-i-keq