Sondazh në TERREN i gazetës DITA: PS kryeson në Tiranë

0
37

Nga Eduard Zaloshnja, 24 Nëntor 2012

Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka publikuar sot të parin sondazh të zhvilluar nga një gazetë shqiptare në terren e jo në internet. Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.

Sipas sondazhit të DITA-s, po të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë me siguri 68.5% e banorëve aktualë të bashkisë së Tiranës me të drejtë vote, ndërsa 7.1% të tjerë do të kishin gjasa të merrnin pjesë në votim. Dhe shpërndarja e votës së atyre që do të votonin do të ishte si vijon:

PS 35.2%; PD 30.5%; AK 8.2%; LSI 6.8%; FRD 5.1%; Parti të tjera të majta 3.2%; Parti të tjera të djathta 3.1%; Të pavendosur 7.9%.

Marzhi i gabimit statistikor të kësaj shpërndarje është 3 pikë përqindje (plus/minus) dhe, sipas shpiegimit të DITA-s, kampioni prej 1500 të anketuarish ishte i balancuar nga pikëpamja moshore e territoriale dhe anketimi u bë me metodën e “votimit të fshehtë”.

Duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë, përqindjet e publikuara nga DITA mund të përkthehen në vota kështu:

PS 95.5 mijë vota

PD 82.8 mijë vota

AK 22.3 mijë vota

LSI 18.5 mijë vota

FRD 13.8 mijë vota

Parti të tjera të majta 8.7 mijë vota

Parti të tjera të djathta 8.4 mijë vota

Mesatarisht, rreth 11 mijë vota mund të përkthehen në një mandat kuvendor në qarkun e Tiranës. Por nuk duhet harruar se sondazhi i DITA-s mbulon vetëm qytetin e Tiranës. Në pjesën tjetër të qarkut, PD-ja ka pasur epërsi ndaj PS-së në zgjedhjet e shkuara (ndihmuar ndoshta edhe nga votimi fiktiv