Prelë Milani
Faliminderit shumë na lehtësuat dhimbjen dhe na u gjetët pranë në momentet me te tmerrshme të jetë sonë!
Ditën e diell me date 01.06 se bashku me koleget e mijë Gjergji, Ylli dhe Astriti që në orën 05 u nisem për një inspektim në Komunën Shalë. Ishte një ditë gjatë pranverore shumë lodhshme me shi të ftoftë vjeshtor. Që në Okol të bokës makina na pësoj një defekt te rendë që na humbi mbi dy ore dhe vetëm falë ndihmës së punëtorëve të Rrugës së Boges dhe shoferëve solidarë të Dukagjinit. Rreth orës 14-30 në kohen që po ktheheshim sa po kishim marrë ngjitjen për në Shkëmbin e Thethit, vjen me vrap drejt nesh mes shiut të stuhishëm ne kantjera Lush Blinishta i cili para 7-8 minutash na kishte parakaluar me fugonin e tij. Lushi mu drejtua ktheni prapa se është rrezuar një tursit. Fillimisht nuk e kuptuam dhe pandehem se kishte bërë aksident ai.
Shpejt, hajeni shpejt se 100 me lart është rrezuar një turist çek. Shkuam me vrap dhe pikërisht në të dalë të shkëmbit te Thethit, paralel me pjesën ku lumi i shalës del nga kanioni,në krahun e poshtëm të rrugës gjendej i rrezuar një motor super special aventurash siç u pëlqen çekve të bëjnë udhëtime te tilla malore. Motori nuk kishte pësuar as me te voglin dëmtim, ndërsa drejtuesi i fatkeq kishte fluturuar vertikalisht shkëmbit mbi 150 metra.Te vendi i aksidenti gjetëm pasagjeret e fugonit të Lushit dhe dy çiklist te tjerë çek që qanin dhe thërrsinin në gjuhen e tyre David, David, por Davidi nuk përgjigjej dot.
S‘kishim se çfarë të prisnim u kthyem prapa me makinë se bashku me shofer Lushin dhe disa udhëtare te rastit. Për koincidence rruga e makinës të çonte deri tek një arrë djerrinë që ishte pallë përballë vendit të aksidentit. Në kohë rekord zbritem tek ara pastaj duhej të ngjiteshe edhe 300-400 metra përmes shkurresh të pa kalueshme, i pari mbërriti Lushi i cili me thirri Prelë e gjeta por ka vdekur i shkreti. Sipër nesh vertikalish lart si në qelli te vendi fatal vazhdonin të vini djem te ri nga Thethi, ndërsa dëgjohej herë pas herë thirrja David, David e kolegeve te tij, por Daviti nuk do të përgjigje me kurrë. Ndonëse i mbrojtur me kokore dhe kostum të veçantë humnera dhe kapardisjet e kishin dërmuar duke ndërruar jetë në një vend të huaj të pa njohur mira kilometra larg vendit të tij.
Do mbetën të pa shlyer për një kohë lotët dhe thirrjet dëshpëruese, të dy bashkëatdhetarëve të ndjerit 44 vjeçar David Pollak. Do mbetën te pa shlyera në kujtesë, interesi, ndihma dhe solidaritet, Lush Blinishtes, Dedë Pjeters, Pjeter Çunit, Gjon Dedës, djemve të Gjergj Harushës dhe disa te rinjve te tjerë që nuk ua di emrat. Në një kohë rekord u lajmërua dhe helikopteri nga Tirana, me një sakrificë të jashtëzakonshme në kushte tmerrësisht të vështira pa as një mjet rrethanor u nxorr viktima nga humnera. Ishte një aventurë sfiduese ndaj relijevit fuqiplotë të nxjerrësh një kolos dymetrosh i me gjymtyrë dhe trup të copëtuara i mbingarkuar me një kostum te rendë përmes një mase shkurresh të dendura si leshi i lopës.
Ishte forcë karakteri malësore të përkulësh e të thyesh me dore një masë të tillë shkurresh të harlisura të pa depërtushëme nga njeriu për me se dy dekada nën trysninë e një stuhie shiu të rrëmbyer alpin. Pasi u nisi viktima për në Tiranë, nen përkujdesjen e këtyre njerëzve të mirë u ruajt vendi i ngjarjes deri sa erdhën ekspertet, me shpenzimet e veta Deda me kamionçinën e vet solli motorin e aksidentuar në Shkodër, ndërsa per mua koleget mijë dhe dy çeket e traumatizuar, të lagur e te qullosur, zeheshin thethjanet e se kush do na merrte për t’u tharë e për të ngre ne shtëpitë e tyre sa edhe ne na vunë në pozitë të vështirë se kujt doja prishnim e kujt do ja ndreqnim.
Natyrisht ne zgjodhëm aty ku e kishim me afër dhe bujtëm të Gjergj Harusha, për mua nuk ishte ndonjë surprzë e veçante pritja dhe përkujdesi që treguan për ne, por koleget e mijë që vinin për se pari ë Theth që një ditë që do ta kujtojnë gjatë duke marrë me vetë një mbresë solidariteti nga këta njerëz të mirë e fisnik që nuk i gjendën dot në qendrat e zhurmshme e të mëdha urbane. Pas trishtimit dhe dhimbjes për shokun e tyre të pa kujdesëshem që e përpiu gremina kuaternare,dy turistet çek të e sporteve të aventurës, u befasuan nga prezenca e menjëhershme e policisë(Prezencë krejt e rastësishme). Faleminderit shumë policia. Faleminderit shumë komuniteti, jeni shumë, shumë të mrekullueshëm, nuk e prisnim gjithë ketë ndihmë dhe sakrificë kaq të menjëhershme.
Faliminderit shumë na lehtësuat dhimbjen dhe na u gjetët pranë në momentet me te tmerrshme të jetë sonë. Sikur të mos ishit ju kaq të mrekullueshëm nuk e di se Çdo të bënim, ndofta do ishim shkallmuar psikologjikisht. (Këto impresiono i shprehen tek sa pinin nga një birrë në bujtinën e Gjregj Harushes ndërkohë që vazhdimisht përloteshin për shokun e tyre)
Ky ishte impresioni që morën me vete këta turist pas aventurës se tyre te dhimbshme në Alpet tona. Ky ishte imazhi i shkëlqyer i solidaritetit dhe bujarisë tipik që morën me vetë për Thethin , Policinë Shqiptare dhe Shqipërinë, shokët e Davidit jetëshkurtër.
Thethi dhe Pellgu i Dukagjinit eshte një drum jashzakonisht i rrahur me turist nga gjithë Evropa, ku çdo ditë vrapojnë drejt atyre monopateve mrekullueshme të dhjetëra e dhjetëra çiklist e biçiklistë, ndërkohë që gjithë hapësira e Dukagjinit nga Prekali deri në Qafë të Valbonës nga Okoli deri në Qafë të Pejës ka vetëm dy punëtorë policie qe edhe ata mbi 3 ditë në javë duhet të Paraqiten në Komisariat në Shkodër. Një zonë e lënë totalisht në mëshirë të natyrës ku prezenca e shtetit eshte po thuaj inekzistente.